Historia e panjohur e Tiranës

Dita

Tirana është konsideruar gjithmonë një qytet me histori të re, që nis vetëm me themelimin zyrtar në 1614-n nga Sulejman Pashë Bargjini. Por çfarë fsheh kryeqyteti? Cila është historia që ende qëndron në zonat përreth? Ku shkojnë gjurmët e hershme të tij dhe a e njohim ne sa duhet kryeqytetin tonë?

Variantet e dhëna për Tiranën nga historianët, studiuesit e arkeologët janë të shumta. Disa thonë se, emri erdhi nga fjala “Theranda”, e përmendur edhe në burimet e lashta greke e latine. Të tjerë nga “Tirkan”, që ka qenë dikur një kështjellë. Disa mendojnë se fjala Tiranë vjen nga greqishtja e vjetër “Tyros”.

Marin Barleti përmend Tiranën e vogël dhe atë të madhe që në shekullin e XV. Ashtu siç emri përmendet në të njëjtin shekull në dokumentet venedikase e ato osmane. Ka shumë teza të tjera, elementë historikë të cilët – përkundër diferencave mes tyre, – të paktën në një pikë bashkohen: Tirana nuk është një qytet i ri, e për këtë faktet nuk mungojnë as sot në terren.

Vetëm 6 kilometra nga Peza ngrihet kalaja më e vjetër e rrethit të Tiranës, ajo e Dorezit, që mendohet se daton që në shekujt IX-IV para Krishtit. Sigurisht ajo njihet shumë pak, për të mos thënë aspak, nga publiku i gjerë. Fshehur në një zonë të thellë, ajo është vështirë e arritshme për këdo.

Rrënojat që shfaqen janë mbresëlënëse, ashtu si ndërtimi që tregon një teknikë të lartë të përdorur që në kohët antike. Dëmtimet dallohen kudo, ndërsa poshtë një gurore vazhdon e qetë punën e saj. Këtu gërmime të mirëfillta arkeologjike nuk janë bërë kurrë, edhe pse përmes tyre do të mund të kuptohej më shumë për historinë e zonës, e rrjedhimisht edhe të Tiranës së dikurshme.

Jo larg kryeqytetit, në një kodër që vështron më së miri të gjithë luginën ku ai shtrihet, dikur ngrihej një tjetër fortifikim antik.

“Nëse kërkon të identifikosh diçka nga kalaja e Lalmit është thuajse e pamundur. Rrënojat që datonin diku në shekullin e II-të para Krishtit janë zhdukur nga hekurmbledhësit, të cilët në aksionin për të marrë mbetjet e një reparti ushtarak kanë zhdukur edhe mbetjet e saj. Kalaja e Vaqarrit, siç njihet ndryshe, daton në shekullin e II-të, ose më mirë datonte, sepse sot barbarët kanë shkatërruar gjithçka të saj”.

Në të njëjtin krah, më saktësisht në Ndroq, ngrihet një ndër fortifikimet më të mëdha dhe të rëndësishme në llojin e tij, sa i takon rrethit të Tiranës.

“Vetëm në dukje, kalaja e Ndroqit ofron një gjendje më të mirë, sepse po të shikosh me kujdes, dëmtimet janë të shumta dhe të gjithanshme, e po rrezikojnë seriozisht këtë monument kulture. Edhe këtu dëmtimet janë të shumta. Një pjesë muresh kanë rënë apo po bien nga erozioni, ndërsa gropat tregojnë se abuzuesit nuk kanë munguar”.

Shumica e njohin fortifikimin e Petrelës, që ngrihet hijshëm në pjesën më të lartë të fshatit, por pak më tej ndodhet një tjetër monument i rrallë i Tiranës së fshehur: kalaja e Perqopit. Qyteti ilir i Parthinëve daton në shekujt IV-III para Krishtit dhe mendohet se dikur zotëronte rrugën lidhëse nga fusha e Tiranës drejt Qafë Krrabës. Pak më tej edhe një varr monumental, që vazhdon të dëmtohet nga thesarkërkuesit.

Edhe këtu vetëm një pjesë ka dalë në dritë, elementë të tërë janë ende të fshehur nëntokë.

Në pikën më të lartë të Tiranës, në një vend ku edhe tabela përkatëse është zhdukur, dergjet kalaja e Dajtit.

Sipas prokopit të Cezaresë, studiuesit dhe historianit bizantin, kjo kala u ngrit nga Justiniani, së bashku me shumë të tjera në vitet 527-566, si formë për t’u mbrojtur nga sulmet e sllavëve. Sigurisht, në atë kohe nuk ishte parashikuar sulmi nga balta, dheu e bimësia, që e kanë mbuluar thuajse të gjithën.

Nëse dikush mendon se kalatë e Tiranës përfundojnë këtu, gabon. Edhe rruga tradicionale Tiranë-Dibër, në zonën e sotme të Tufinës, kishte mbrojtjen e saj.

“Për të arritur një tjetër kala, atë të Tujanit, rrugëtimi nuk është kaq i lehtë. Rrënojat, që mendohet se vijnë nga periudha e hekurit, mund të preken vetëm pasi ke çarë një xhungël bimësie që të shfaqet përpara”.

Pas mëse 50 minutash, balltazi shfaqet jo thjesht rrënoja e kalasë, por edhe një tjetër pamje e kryeqytetit. Këtu mbetjet janë thuajse të padukshme. Ajo mendohet se ka lindur në periudhën e hekurit dhe më pas është rindërtuar në shekullin e IV-t. Sot ka vetëm gurë të shpërndarë dallueshëm, rezultat i abuzuesve të shumtë.

Fakt është se, emri Tiranë është shumë herë më i vjetër, sesa themelimi zyrtar i qytetit. E kjo faktohet jo thjesht nga kalatë, që ruajnë dukshëm luginën ku sot ngrihet kryeqyteti, por edhe vet fortifikimit që gjallon me vështirësi në krah të Parlamentit.

Banorët e Tiranës kalojnë çdo ditë në këtë vend, pa ditur ndoshta se themelet i shkojnë që në periudhën romake, për t’u ringritur më pas nga Justiniani i Madh, e kështu me radhë. Jo më kot Barleti, Muzaka e të tjerë përmendin Tiranën shekuj përpara 1614-s.

Pikërisht kalaja e Tiranës është objekti, ku Bashkia e kryeqytetit, Instituti i Monumenteve të Kulturës, me kontributin e familjes Toptani, që njihet si pronare në këtë zonë, kanë vendosur ta kthejnë në një formë çarshie tradicionale, e cila të jetë më në fund vërtet e vizitueshme. Ky është hapi i parë. Sigurisht, Tirana do të kishte nevojë edhe për shumë të tjerë, që do të përfshinin të gjithë këtë zinxhir kalash, përmes të cilave do të identifikohej historia e vërtetë e saj.

Tirana e sotme, shpesh identifikohet me xhunglën e betonit ose vellon e re të metropolit modern shqiptar. Por, ajo ka historinë e saj të vjetër dhe ende të pazbuluar mirë, që tregon vlerat e mëdha historike dhe kulturore të Tiranës, qytetit të të gjithë shqiptarëve.

Share This Article
13 Comments
  • XHAHITI, GJYSHI YT

    ka qene nje qelbesire, spiun dhe shpirtzi ! E nese Gajda akoma nuk te ka treguar sa ka vuajtur nen trysnine e Shpetimit, pyete se je akoma ne kohe.

    Shpesh e ka detyruar te ushqehej, kur ti akoma nuk kishe pare driten e jetes, per dreke dhe darke me lekurat e shalqirit e buke thate, pasi e kishte mallepsur pjesen e kuqe te tyre per vehte. Dhe e di si justifikohej para saj ? Nuk meritonte me shume me qe ishte bije e toptanasve !

    Qumeshtin per tet’moter ja blinte dajua i Gajdes, dhe shumicen perfundonte ne gryken e pangopur te Shpetimit tend.

    Para se te na tregosh bamiresine e toptanasve, perpiqu te mesosh me ke u lidhet, nga ku erdhet, e sa te dashur e te qete ishit me njeri tjetrin….

  • TIRANA ESHTE THEMELUAR SI QYTET NGA
    Sulejman Pashë Bargjini ME 1614.

    USHTRIA E NDRITUR OSMANE, VINTE NGA NJE EKSPEDITE NE TEHERAN DHE QYTETIN E THEMELUAR SULEJMAN PASHA E EMERTOI SIPAS TIJ

    TIRAN = TIHRAN.

    KJO ESHTE HISTORIA.

    CFARE THUHET NE ARTIKULL JANE MASHTRIME QE ERRESOJNE HISTORINE TONE TE NDRITUR.

    ALLAHU EKBER.

      • TIRANA ESHTE THEMELUAR SI QYTETI I XHAMIVE.

        PROBLEMI ESHTE SE TE GJITHE QE STUDIOJNE HISTORINE SHQIPETARE I NJOHIN FARE NORMALISHT KETO FAKTE, NDERSA NE NA IMPONOHET ME LLOJ LLOJ MENYRASH NJE HISTORI E RREME.

        NUK MUND TE MARRESH PERSIPER TE SHKRUASH NJE MATERIAL PER QYTETIN E TIRANES PA PERMENDUR THELBIN E TIRANES SE SOTSHME.

    • USHTRIA E NDRITUR OSMANE ….JE KOQE APO TURK ???OSMANET NA VRANE NE KTHYEN NE ARABE TE EUROPES …TIRANA SHQIPERIA KISHTE KALA DHE SHUME GJERA ANTIKE … QE TURQIT E PAGDHENDUR NA I PRISHEN .DHE GJUHEN TONE SDONIN TA FLISNIM ..TI ME ALLAH EKBER SHKO NE TURQI NE ARABIE ?..SE JE TURPI I SHQIPTAREVE NE BOTE .. DHE CFARE SHKRUHET NE KETE FAQE NUK E ERRESOJNE HISTORINE TONE …VETEM NA HAPIN SYTE ..

  • Le te shkruaje autori Marin Mema,ne cilen veper te Barletit permendet Tirana e madhe dhe Tirana e vogel dhe ne cilen faqe?Nq.s.i referohet ndonje autori,qe ka ndricuar toponimet qe permend Barleti,le t`i thote emrin dhe te citoje vepren. Ne rreshtat e komenteve une shoh profesioniste qe te japin uje ne bisht te luges,jo vetem Marin Memes qe ka mbledhur muhabete tavoline dhe ka sajuar nje pershesh me histori Tirane,

  • Ah turk i qelbur marin mema mir ta ben greku se kerkon te besh prapagande turke gjoja ne emer te patriotizmit islam! Po shen gjergjin ku e le mor turk i qelbur po petrelen sveti gradin zotin e shenjte!
    Ti duhesh perveluar me uje te nxehte mor kelysh turku!

  • Ta tregoj une o ARBERESH se pse thone allahu ekber keta mekeroshat. Keta ngaqe ishin popuul injorant dhe i prapambetur sikur jane edhe sot shpiken shume e shume shekuj pas nesh fene e tyre qe eshte me e reja dhe me e pa moderuara ne tere globin dhe ngaqe jane inferior ne krahasim me pjesen tjeter te njerezimit duan te duken dhe bertasin ulerasin hedhin njerezit e pafajshem ne ere sikur edhe shruesi (allahu ekber ) shkruan se Tiranen e paskan themeluar keta dhe nuk ka ekzistuar me pare. Por ai harron dicka qe eshte me e rendesishmja qe te gjitha kultet fetare si kisha dhe kalate qe ndodhen rreth Tiranes jane me te vjetra sesa feja qe keta kane shpikur se fundmi.

  • Tirana e ka daten e themelimit si qender e banuar ne 1614.Ku filluan punimet per zhvilllimin e tij nen mendesine e qyteteve Osmane.Siç jane xhamia, hamami,hani, furat e bukes e me vone pazari. Çdo gje tjeter qe shkruhet ne kete artikull eshte e pa sakte e subjektiviste,tregimi per kalate e gjetjet arkeologjike qe jane gjetur ne treva te afert me tiranen konfirmojne se Tirana nuk ka pasur nje histori me te lashte se viti 1914. te tjerat jane hamendesime por historia nuk fuksionin me hamendesime.

  • Ti grek me emrin Arvanitas,shko e bej ndonje koment ne faqet greke. Turku nuk preku as kisha as xhamija . Ato i preku komunizmi. Sa per Allahu Ekber ka qene therritur me teper ne Greqi se ne Shqiperi. Por si popull kriminel qe jeni me urdher te kishes ortodokse ruse dhe ndihmen tyre vrate te gjithe ato qe nuk i perkisnin fese ortodokse dhe shkaterruat cdo gje qe nuk kishte lidhje me ortodoksizmin.Po fundi ju ka ardhur.Dhe akoma me keq do te jene per ju vitet ne vazhdim.

  • S’me duket fare bindes ky shkrim. Ndoshta deshira qe tu mbush mendjen njerzeve se Tirana paska egzistuar shume me heret, por deshira jo gjithmone eshte realitet dhe sidomos per Tiranen qe dime me shume gjera se ky qe shkruan. Nje hamendje imja eshte se Tiran vjen nga fjala tiran, sundues. Kete e verteton dhe koha sot qe ata qe banojne atje na sundojne e bejne si u do bytha. Prandaj lufte tiranise se perjetsheme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *