Historia e patreguar e sulmeve të 11 shtatorit

Ornela

Osama Bin Laden planifikoi sulmet e 11 shtatorit pasi “u frymëzua” nga debatet në lidhje me rrëzimin e një avioni amerikan, pretendojnë propaganduesit e Al Kaedas. Në gazetën e përjavshme “Al Masra”, Ansar al Sharia ka publikuar një artikull ku pretendon se po rrëfen “historinë e patreguar”, pas sulmeve të vitit 2001, ku u vranë pothuajse 3000 persona në World Trade Center (Qendra Botërore e Tregtisë), Pentagon dhe Pensilvani.

2 vjet para kësaj ngjarjeje, EgyptAir Flight 990 u rrëzua në Oqeanin Atlantik gjatë udhëtimit të tij nga Los Anxhelos në Kajro, duke i marrë jetën 217 personave që ishin në bord, gjysma e të cilëve ishin amerikanë. Hetuesit egjiptianë insistuan atëherë se një defekt mekanik ishte shkaku i tragjedisë, por “US National Transportation Safety Board” (Këshilli Kombëtar Amerikan i Sigurisë së Transportit) zbuloi se piloti Gameel al Batouti rrëzoi qëllimisht avionin, duke përsëritur fjalët Tawkalt ala Allah (Kam besim tek Allahu).

Pavarësisht spekulimeve për terrorizëm, familja dhe miqtë e tij thanë se ai nuk kishte besim të fortë dhe burimet thanë se mund të ketë qenë një vetëvrasje, ose një hakmarrje kundër masave disiplinore të EgyptAir. Bin Ladenit atëherë kreu i Al Kaedas, dukej se motivet i interesonin shumë më pak, se impakti dhe rezultatet dhe filloi të mendojë se si kjo katastrofë mund të bëhej një strategji e re vdekjeprurëse. Kur dëgjoi për rrëzimin e avionit, Al Masra thotë se ai pyeti: “Përse nuk u rrëzua mbi një ndërtesë?”.

Artikulli i publikuar nga faqja për propagandimin e xhihadit, në të cilin ka pasur qasje “The Indipendet”, pretendon se kjo ngjarje ishte origjina e sulmeve të 11 shtatorit. Atëherë lideri i Al Kaeda u takua me Hhalid Sheikh Mohammed që konsiderohet si “arkitekti kryesor i sulmeve”. Mohammed filloi të përpunonte një plan që konsistonte në një atentat në 12 avionë amerikanë njëkohësisht por që përfundoi vetëm me sulmet kundër Kullave Binjake, Pentagonit dhe rrëzimin e avionit në Pensilvani duke shkaktuar vdekjen e 2973 personave dhe plagosjen e 6000 të tjerëve. Ndërkohë 24 persona janë shpallur të zhdukur./DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *