Nëpër faqet e librit “Tradhëtia e madhe“, shkruar nga lordi konservator anglez Nikolas Bethel
Nesip Kaçi
(Vijon nga numri i kaluar)
Njerëzit e SIS-it pohonin se e kishin të vështirë të kuptonin se përse CIA dhe SIS vendosnin megjithatë në mes të vitit 1951 të vazhdonin operacionin „sekret shqiptar“ i cili për afro dy vjet, në fillim bashkë me Xhin Makargarin dhe pastaj me Gracian Jacevicin, ishte komanduar prej Filbit.
Megjithëkëtë më 23 korrik u hodhën përsëri në Shqipëri me parashutë 16 veta për luftë guerile të ndarë në katër grupe, nga katër veta secili grup. Një grup do të qëndronte në Athinë. Fidai Voli, Xhemal Riza, Kasëm Shehu dhe Muhamet Hoxha i desantuan pranë Gjirokastrës, Nuredin Lusha,Dilaver Kucuqi, Kalem Xhabexhiu dhe Rifat Zyberi, pranë Kavajës, Hamit Toshi, Dedë Hila, Rustem Azisi dhe Azis Azizaj pranë Shkodrës. Ata duhet të rekrutonin nga katër njerëz dhe të krijonin qëndrat e rezistencës, para se të terhiqeshin në Greqi ose në Jugosllavi. Ky desantim ishte një fatkeqësi dhe dështim i plotë. Të katër njerëzit e grupit të Kavajës u kapën në një shtëpi, policia i vuri zjarr shtëpisë dhe ata u dogjën të gjithë.
Grupi i Shkodrës u shpartallua sapo të katër diversantëve u prekën këmbët në tokë. Kasëm Shehu dhe Muhamet Hoxha u kapën pranë Gjirokastrës, pasi u vranë dy anëtarët e tjerë të grupit. Kjo gjë ndodhi një muaj pasi e kishin thirrur Filbin në Londër dhe ishte mjaft e vështirë për të kuptuar vendin e parashutimit të 12 njerëzve, kur ende Filbit i vazhdonte procesi hetimor për besnikërinë e tij. Kasëm Shehun dhe Muhamet Hoxhën i nxorrën në gjyq në kinemanë „17 Nëntori“ në Tiranë bashkë me Selim Dacin dhe Iljaz Toptani, të kapur nëntorin e kaluar në hedhjet e para me parashutë. Vangjel Dhimo i Asfalisë greke dhe Seit Bylykbashi, u dënuan të dy me vdekje, Selim Daci dhe Iljaz Toptani u dënuan me burgim të përjetshëm, Kasëm Shehu dhe Muhamet Hoxha u dënuan me nga njëzet vjet burg secili.
Më 15 tetor spiunazhi amerikan hodhi dhe pesë njerëz të tjerë pranë malit të Bllates në krahinën e Dibrës. Hysen Salku, Hysen Bajrami, Ramazan Dalipi, Hajrulla Terpeza dhe Haki Abdullahu. Drejtuesi i grupit Salku ra në tokë keq dhe theu të dy këmbët.Salkun e mbajtën në krahë 200 metra drejt një vendi të fshehtë në pyll. Sa zbardhi dita ata u sulmuan nga një ushtri e tërë të pajisur me automatikë dhe mortaja. Dukej se ata kishin qënë në pritje për ardhjen tonë,kujton Ramazan Dalipi. Salku dhe Bajrami u vranë, Dalipi dhe Terpeza u tërhoqën dhe pas një jave arritën në Kërçovë, Jugosllavi. Dukej në thelb se operacioni ishte i dështuar. Filbi , burimi i tyre kryesor, nuk punonte më në zemër të operacionit, por ai lidhej ende me të, jo direkt, por nëpërmjet miqve të tij të SIS-it, që e simpatizonin atë dhe që besonin se ai nuk ishte trajtuar drejt. Me sa dukej ai ishte i zoti të shfytëzonte këto takime për të mbledhur copëza informacioni rreth operacionit sekret të drejtuar më parë prej tij. Natyrisht, gjatë gjithë kësaj kohe ai mbante lidhje me padronët e tij sovjetikë, që bashkëpunonin ngushtë me shërbimet sekrete shqiptare për të depërtuar në qëndrat e emigracionit.Nga fundi i vitit 1951 sigurimi shqiptar njihte nga afër çdo shqiptar të përfshirë në operacion, ata kishin familje në Shqipëri, atyre u bëhej presion për të zbuluar fakte mjaft të rëndësishme. Deri në kohën sa Filbi u hoq nga detyra, komunistët i kishin marrë të gjitha masat dhe kishin gjetur agjentë të tjerë për ta zëvendësuar atë.
***
Kim Filbi jetoi deri në vitin 1963 diku i harruar. Në atë vit çau e iku në Moskë, ku jetoi duke qenë kolonel i shërbimit sekret sovjetik.
Gjithashtu, duhet shtuar se katër nga diversantët e pregatitur prej amerikanëve ishin kapur të gjallë në Shqipëri, dy në nëntor 1950 dhe dy në korrik 1951. Ata i kishin treguar policisë shqiptare gjithçka që dinin për operacionin. Gjatë procesit gjyqësor ata kishin dhënë emrat e të gjithë diversantëve të stërvitur në shkollën “sekrete” si dhe të atyre që ende po stërviteshin. Mund të merret me mënd se komunistët kishin edhe burime të tjera infomacioni, se ata dinin më shumë gjëra se sa kishin publikuar.
Kapitullin e nëntë dhe të parafundit autori i këtij libri lordi Nikolas Bethel e titullon: Shansi i madh i fundit. Ai nënvizon se nga fundi i tetorit 1951 disa prej oficerëve amerikanë e britanikë, drejtues të operacionit u mblodhën në Romë për të diskutuar mbi gabimet e bëra në të kaluarën dhe mundësitë për të ardhmen. Megjithëse drejtuesit britanikë të operacionit hoqën dorë si palë në operacion, CIA nuk u dekurajua.Në një kohë që shumica e agjentëve të dërguar në Shqipëri kishin përfunduar keq, CIA kishte vënë re suksesin e shkëlqyer të Hamit Matjanit, një diversant i aftë për të hyrë në Shqipëri kur të donte, ai kishte bërë nga Greqia 12 sulme të befasishme në territorin shqiptar, bashkë me dy ose tre shokë. Spiunazhi amerikan konfirmoi përshtypjen se ishte pjekur momenti për një përpjekje serioze. Mbreti Zog zgjodhi njerëzit që do të shkonin me Hamit Matjanin për misionin vendimtar dhe ata ishin: Zenel Shehu, Halil Branica dhe Haxhi Gjyle. Mbreti Zog i dha secilit prej tyre nga një qeskë me flori. Të tre burrat shkuan në Athinë, u prezantuan me Hamit Matjanin dhe me dy njerëz të tjerë që do t’i shoqëronin, Xhelo Tresovën dhe Tahir Prençin. Prençi do të ishte radisti i grupit. Më 27 prill ata fluturuan prej Athine në Kastoria (Kostur), pranë kufirit shqiptar. Të nesërmen oficerët grekë i shoqëruan ata deri te kufiri dhe i vrojtuan kur kaluan matanë. Pasi arritën shëndoshë e mirë në krahinën e Matit, Haxhi Gjyle dhe Xhelo Tresova u kthyen për në Greqi, duke lënë Shehun dhe Prençin në gjirin e grupit antikomunist të rekrutuar prej Hamit Matjanit një vit më parë. Gjatë gjithë verës së vitit 1952 përfaqësuesit e OPC në Greqi ishin të kënaqur për kontaktet e vazhdueshme me agjentët e tyre në terren. Prençi i pregatitur mirë në mors dhe si shifrant, raportonte se po shtonin radhët, madje se kishin rekrutuar dhe tre vetë të Sigurimit, që ishin të gatshëm të shkonin në Greqi për t’u instruktuar dhe stërvitur për veprimtari antikomuniste. Halil Branica u shërua dhe në 4 gusht pilotët polakë e hodhën atë me parashutë në Shqipëri, në kohën dhe vendin e dhënë nga Prençi nëpërmjet një mesazhi. Sasira të konsiderueshme pajimesh u hodhën me kërkesën e Prençit: monedha ari, automatikë, municione, radioaparate, dylbi, fanella leshi, kapele, pantallona etj. Spiunazhi amerkan ishte tepër i frymëzuar për lajmet që vinin nga agjentët. Ata tregonin se bazat e rezistetncës po ngriheshin dhe pajiseshin në rregull. Ndërkohë në shtabet e spiunazhit amerikan në Athinë vijonin të vinin raporte optimiste prej Shehut, Branicës dhe Prençit nga Shqipëria e mesme. Disa ditë më parë Ajzenhaueri ishte bërë president i SHBA, Xhon Foster Dallesi sekretar i shtetit të tij dhe Alen Dallesi drejtor i CIA-s, ishte momenti që të shkallëzohej më tepër prej CIA-s sipërmarrja shqiptare. Mesazhet e dërguara prej Shehut dhe Branicës po bëheshin përherë e më tepër entuziastë. Dukej që pozita e tyre si oficerë besnikë të oborrit të mbretit Zog, kishte ndryshuar balancën e forcave. Si CIA dhe mbreti Zog ishin entusiazmuar nga mundësitë për sukses, u dukej se kishin shanse reale për ta shkulur sistemin komunist të Enver Hoxhës prej Shqipërie. Rjeti i bazave të tyre po zgjerohej. Tani kishim të bënim me një bërthamë të oficerëve të ushtrisë dhe të policisë të gatshme për t’u ngritur kundër regjimit komunist. Pajimet e hedhura me parashuta ishin shpërndarë dhe së shpejti pritej të hynin në punë. Ajo që kërkohet tani, thoshin ata në mesazhe, është prania e Hamit Matjanit, për t’u dhënë atyre orientimet e duhura. Tani bazat e tyre ishin mjaft të sigurta, ndaj Matjani le të hidhet me parashutë. Pas kësaj Hamit Matjani u pajis mirë dhe i thanë të bëhej gati për rrugë. Ranë dakord që hedhjen e Matjanit ta bënin në ditën e 1 Majit, kur Sigurimi të ishte i zënë me festën. Hamit Matjani, Naum Sula dhe Gani Malushi u hodhën fare bukur me parashutë në një vend të paracaktuar në krahinën e Matit. Mesazhe të tjerë optimiste arrinin nga terreni deri tek shtabi i CIA-s në Athinë. Por edhe pse muajt kalonin asnjë plan i përcaktuar më parë nuk tregonte ndonjë shenjë materializimi në praktikë. Në vitin 1953 deri në fund të tij, seria e mesazheve të koduara për nga autenticiteti kishin filluar të ndiheshin false.
Goditja ndodhi në natën e vitit të ri kur radio Tirana shpalli se të gjithë njerzit e stërvitur me kujdes për pjesën më vitale të operacionit: Matjani, Shehu, Branica, Sula, Malushi dhe disa dhjetra miq vendas të tyre, ishin në duart e Sigurimit e po i priste gjyqi. Faktet që dolën gjatë procesit të madh gjyqësor të prillit 1954 në Tiranë zbulonin një katastrofë të plotë për spiunazhin anglo- amerikan, nuk kish më keq, shkruan në fund të librit të tij lordi Bethel. Prej tyre u mor vesh se Shehu ishte kapur sapo kishte arritur në Mat dy vjet më parë. Radisti Tahir Prençi ishte zhdukur, ose ishte vrarë, ose (sic besonin shumë shqiptarë) ishte futur në shërbim të kauzës komuniste. Sigurimi shqiptar për 18 muaj rrjesht kishte trilluar e transmetuar mesazhe me radio, (Radio-loja) mbi bazën e të cilave merreshin vendimet amerikane. Ata kishin qëruar gjithë rrjetin e agjentëve. Hamit Matjani ishte hedhur drejt e në duart e tyre prej aeroplanit amerikan. Sigurimi e kishte bërë shkëlqyeshëm punën e vet, jo vetëm për operacionin Shehu-Matjani, por edhe për pesë vjet intriga antishqiptare. Forma legale e gjyqit ishte groteske por faktet e tij bazë janë konfirmuar prej shqiptarëve që kanë mbetur gjallë dhe, sipas mendimit të autorit , lordit Bethel, janë të përpikta. Më 12 prill 1954 kur mbreti Zog dhe familja e tij ishin ulur dhe dëgjonin rreth radios në vilën e tyre në Aleksandri (Egjipt), gjyqtari në Tiranë shpalli se të akuzuarit provohen se janë fajtorë dhe dha vendimin: Shehu, Branica, Sula dhe Malushi u dënuan me pushkatim, Hamit Matjani me varje.
***
Në parathënien e paanshme, që i ka bërë librit të lordit Bethel “Tradhëtia e madhe”, zoti F. Zanaj shkruan se autorit, iu desh të rrëmonte për afro tre vjet në kujtesën dhe shpirtrat e trazuar të njerëzve, në dokumente të ruajtura për 35 vjet si “tepër sekret” për të na dhënë një pamje plot larmi të operacionit. Publiku shqiptar para se të njihej me librin e këtij autori perëndimor është njohur me tregime, novela, skica, filma dokumentarë e artistikë të autorëve shqiptarë që e prekin këtë operacion. Në ato krijime ka edhe njëanshmëri e pasaktësi. Kundër kësaj njëanshmërie në vlerësimin e kësaj ngjarjeje historike përpiqet të ngrihet lordi Bethel në librin e tij. Mirëpo të ngrihesh kundër njëanshmëris së njerës palë, nuk do të thotë se automatikisht ke zbuluar të vërtetën e pastër. Jeta provon, nënvizon zoti F.Zanaj, se drejt saj tentojnë të tëra palët “sipas interesave të tyre”. Me gjithë përpjekjet për të arrirur tek e vërteta, një lloj njëanshmërie nuk i shpëton dot dhe autori i këtij libri mbi operacionin e spiunazhit anglo-amerikan kundër regjimit komunist shqiptar në vitet 1949-1953. Zoti F. Zanaj, në parathënien e tij shkruan se lordi Bethel gjithë këtë operacion e interpreton nga prizmi i interesave të vendeve perëndimore. Në këtë libër të lordit Bethel flitet për vrasje diversantësh dhe për shuma parash të harxhuara nga spiunazhi perëndimor, por nuk flitet asnjë fjalë për vrasjet në radhët e njerëzve të ndershëm në Shqipëri, për djegiet, sabotimet e krimet e kryera prej diversantëve shqiptarë. Për ne shqiptarët ky ishte vazhdim i tragjedisë së vëllavrasjes. Në këtë llogjikë faktori njerëzor shqiptar përfillej pak, qoftë ai i vënë në shërbim të Perëndimit, qoftë ai i palës tjetër.
Zoti Zanaj nënvizon gjithashtu, në parathënien e tij se, autorit i shpëtojnë mjaft gjykime e vlerësime subjektive për zhvillimet politike të Shqipërisë gjatë Luftës Nacionalclirimtare dhe pas saj. Ai harron të spjegojë ose nuk dëshiron të kuptojë ndikimin e veçorive të regjimit politik shqiptar të atyre viteve në dështimin e operacionit, Shqipëria nuk banohet nga popull sllav, Shqipërinë nuk e çliruan trupat sovjetike, siç ndodhi me të gjitha vendet e tjera të Europës Lindore. Shqipërinë e çliruan nga pushtuesit fashistë italianë dhe nazistët gjermanë partizanët shqiptarë, madje ata i ndoqën hitlerianët deri ne Vishegrad dhe një segment përfaqësues i ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare mori pjesë më 9 maj 1945 në Berlin në festimet e fitores së Luftës së Dytë Botërore.

Koha qe jetoje,na ben VIGJILENCEN te Shtojme;
Nesipe Kaci te lumte ajo mendie komanduar ate pene sjelle ne te moshuave, kujtime perjeuar, Faleminderit.ishin Vite te ARTA te atdhetarizmit shqiptar.
Le te thone cte duan ,pasardhesit e TYRE.
Mbare shqiptaret e verte ti NENVIZOJNE keto arritie,qe duhet pasuar,ne mbrojtie te DINJITETIT te ATDHEUT tone..
Koha qe jetojme, na ben VIGJILENCEN ta SHUMEFISHOJME. Brenda *vetes* te shikojme..!
Dhimbia e madhe POPULL!
Kishte shtet o lum miku. Jo sot qe ka udebashe qe e kane vene shtetin né sherbim te antishqipetareve.
Ja Si funksionojne aleancat e huaja. Ka interes eshte kundra, ose pro. Prishen Keto shqiptaret Si top, varferi, pa dinjitet, I pa shkolluar dhe vrasin njeri tjetrin.
Pavarsisht sistemit, ishte shtet me dinjitet, sot hyn derri me gjithe dose.
Bravo Bytheloi,qe na rrefen se komunistet shqiptare paskan qene me te zote se sa agjentuat e CIA-s dhe M16 britanike!
Nuk eshte e vertete!
Te gjithe genjejne!
Asnje diversant nuk ka hedhur CIA dhe M16,por te gjithe ata ishin hedhur nga Zogu!
Mos doni ta baltosni CIA-n dhe M16,ju komunistet e sotem?
Bertand, ka qene plotesisht keshtu!
Sigurimi Shqipetar ka qene ne fillimet e tij dhe shumicen e informacioneve e merrte nga KGB Sovjetike qe Filbin e kishin te tyre prej vitesh, pra i kane bere nder Shqiperise atekohe sepse Zogoll Anadollaku e donte ndeshjen te fituar ne tavoline! Do apo nuk do ti nuk i plas njeriu! Po mire atehere qe CIA do na “mbronte” nga Ruset qe ne fakt ndihmuan pa marre asgje mbrapa, ne krijimin e nje shteti solid qe u nis nga hici, po me 1990′ perse te nderuarit Amerikane na bene dhurate me ane te UDB-shit E. Biberi kermen Sali qe i nxorri uje te zi nje vendi qe dikur quhej Shqiperi..! Kete mundohu te zbulosh ti…..!
Mire e ke Bertrand , ti je nga ata qe s’besojne se ka korona-virus . C’do te mire qe kishte ai sistem , nuk e pranon . Zbrit nga reja e demokracis . Po zbrit me koke , mbase kthjellohesh .
Lord Bethel pati shume pengesa, e bile disa kercenime, nga miqte edhe i eshte kerkuar te mos piblikonte librin…
Lord Bethel ka nje kendveshtrim qe nuk eshte sigurisht as e verteta!
Disa oficiere qe ishin dikur ne Shqiperi e dishin te verteten.. ishin urdherat i thane babes sime duke i kerkuar falje per vuajtjet e shkatuar nga ´tradheyia ´ e tyre…
Operacion ne Shqiperi ishte alibi per biografine si spiun te Philbyt i cili vazhdoj te jete agjent i MI6 ne Rusi deri sa vdiq… asgje ma shume e sigurisht jo derti per fatin e Shqiperise!
Baba i Ana Oxes, qazimi, ishte pjese e ketyre misioneve edhe kishin me u nisur bashke me baben tim.Ai kishte marr lajmin nga shqiperia se po i priste Sigurimi, edhe kishte refuzuar me hyp n’avion ne bazen ne greki. Anglezet e k aneburgosur.
avion eshte nisur pa te po eshte rikthye pa mujt me i shluar parashutistat nga kushte klimatike ne kete rast…