Ai ishte një gjeneral italian i Luftës së Dytë Botërore, i cili kishte ardhur në Shqipëri në fillim të viteve ‘40, kur Italia pushtoi Shqipërinë.
Gjatë ekspeditave në zonën e Kavajës pikërisht në fshatin Bardhor – ku edhe sot ndodhet një nga burgjet e shtetit shqiptar – ai ndeshi në një gji të mrekullueshëm rreth 400 metra të gjerë, që puthej nga një det thellësisht blu i cili copëzohej nga pjesë shkëmbore duke krijuar një vijë të thërrmuar ujë-tokë e cila mbyllej me dy kepa majtas-djathtas, në formën e një patkoi.
Ky xhep i bruztë-blu, ishte i veshur me shkurre të blerta e kodra të buta që e mahnitën ushtarakun. Dhe jashtë kontekstit të luftës ai e ndau me mendjen e tij se ky ishte një gji i mrekullueshëm për të bërë plazh.
Pak kohë pasi u kthye në Itali, mori familjen e tij dhe e mësyu gjirin edhe njëherë, por kësaj radhe me jaht, nga deti. Kanë kaluar më shumë se gjashtëdhjetë vjet që atëherë, por edhe sot e kësaj dite, ky gji vazhdon të quhet Plazhi i Gjeneralit, për shkak të frekuentimit që i bëri ushtaraku i dikurshëm, për vite rresht, derisa mbaroi lufta.
Tashmë ai s’mund të quhet ndryshe, ndonëse numri i atyre që e frekuentojnë është shumë më i madh se thjesht një familje e pasur e kohërave të luftës.
Plazhi i Gjeneralit është pjesa më e bukur dhe më tërheqëse në të gjithë rivierën Kavajase të përbërë prej 30 km vijë bregdetare, i cili të bën ta dashurosh që në momentin që të shfaqet befas në horizont, sapo ke kaluar kodrat e Kryevidhit.
Është vetëm 10 km nga rruga kombëtare Durrës-Rrogozhinë.
Vija bregdetare e plazheve të Kavajës, fillon që nga plazhi i Golemit, për të vazhduar me Malin e Robit, Qerretin, Karpënin, e deri në Spille. Pjesa jo fort e njohur e saj vijon pas plazhit të Qerretit. Në vijimësi të këtij segmenti ndodhen plazhet e Carinës, Kepi i Lagjit, Gjiri i Forsilukut, plazhi i Gurit të Lëmuar, plazhi i Spillesë etj.
Në zonë mund të vizitohet Kalaja e Bashtovës, një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta.
Për të vizituar kalanë duhet të shkoni në fshatin Vilë Bashtovë, në jug të qytetit.
Pak kilometra nga Kavaja në fshatin Çetë, ndodhet Kisha e Shënepremtes, një kishë mesjetare, e zbukuruar me afreske të shenjtorëve. Në këtë kishë, banorët e qytetit vijnë tri ditë pas pashkëve për të festuar dhe për të uruar njëri-tjetrin.
Pylli Bedenit, është gjithashtu një destinacion shumë i përshtatshëm për kohën e lirë, për eksploruesit e natyrës, adhuruesit e aventurës dhe të pasionuarit pas florës shqiptare. Është një pyll shumë i përzier, me sipërfaqe rreth 300 hektarë i vendosur mbi kodrat e fshatit Beden.
Rruga për atje kalon nga fshatrat Luz i Madh, Luz i Vogël e Kryevidh, 15 km në jug të qytetit.
b.m. / dita

Shqiperia eshte e bukur por fatkeqesisht shqiptaret jane te shemtuar.
Nuk them si pamje
Shpirti yne eshte varferuar, mendja jone eshte ligesuar.
Ja ke futur kot,o gazetar,se ai plazh u quajt i gjeneralit per arsye se ate e vizitonte shume shpesh gjenerali shqiptar Petrit Dume,ish shef i shtatmadhorise shqiptare.
Asnje arsye nuk kishte qe nje gjeneral italian te futej neper shkurret e atij vendi,ku nuk kishte as rruge per dhite,asnje ndertim etj?
Pas clirimit ne Karpen te Kavajes u ndertua fushimi i shkollave ushtarake me kapanone,menca,kinema verore,salla lojrashg,fusha futbolli,volejbolli etj,ku pervec pushimit nje mujor aty zhvilloheshin edhe provimet vjetore tre shkolles “Skenderbej” dhe me pas te shkolles se BVashkuar!
Gjate gjithge veres aty organizoheshin shfaqje tre shumta filmash,koncerte te ansambleve te shumta,te estradave dhe permbi te gjitha aty vinte e jeptre koncerte te shumta edhge e madhja Vace Zala!
Petrit Dume kalonte pushimet e tij nje muaj sepse plazhi aty ishte me se i mrekullueshem!
Ne kete plazh kam pushuar e stervitur si ushtarak i ardhshem per 6 vjet,ndaj mos na e shisni historine,qofte edhe me histori te tilla banale te huajve!
Sipas llogjikes tuaj servile neser mund te na thoni se edhe hidrocentralet,universitetet,hekurudhat,elekjtrifikimin e vendit etj e kane bere tre huajt!
Po ne shqiptaret cfare paskemi bere?
Turpi ju mbulofte!