Gazeta gjermane “tageszeitung” mbi një prokuror shqiptar, të cilit i është rrezikuar jeta, pas hetimeve brenda rrjetit të mafias së ndërtimit në Vlorë. Arben Jorgaqi humbi punën si pasojë e hetimeve.
Nën titullin “Viktimë e korrupsionit” gazeta gjermane “tageszeitung” i kushton vëmendje të martën (29.08) problemeve me të cilat përballen prokurorët shqiptarë, kur hetojnë rrjetet e rrezikshme. Arben Jorgaqi është një prokuror nga Vlora, i cili ka hetuar në rrjetet e mafias së ndërtimit. Ai humbi edhe vendin e punës dhe tani ka frikë për jetën.
“taz” e përshkruan prokurorin nga fundi i të 30-ve si një tip modern, i interesuar për artin, që në vështrim të parë nuk duket sikur përshtatet me profesionin e tij. “Por ai është prokuror që e merr seriozisht profesionin dhe luftën e propaganduar nga qeveria kundër korrupsionit….Arben Jorgaqi ka imazhin e një prokurori të pakorruptuar…por në majin e këtij viti erdhi kthesa. Jorgaqi u pushua nga puna. Me sa duket ai i ishte afruar shumë disa njerëzve të fuqishëm.”
Në vazhdim “tageszeitung” nënvizon, se prokurori shqiptar ia doli, madje edhe si hetues në fshehtësi të zbulojë, se kriminelët e veshur me petkun honorifik të biznesmenit kishin manipuluar dosje dhe përkatësinë e truallit, në luftën për të siguruar copat më të majme të bregdetit shqiptar.
“Prokuroria megjithatë mblodhi prova dhe bëri goditjen e parë. Në maj të këtij viti ai kërkoi arrestimin e disa personave të rrjetit në fjalë. Por për habinë e tij policia nuk reagoi. Në vend të kësaj ajo mori një qortim. Më vonë ai u zhvendos në Përmet.”
Gazeta gjermane raporton mbi përplasjen e prokurorit shqiptar, Arben Jorgaqi me prokurorinë e Vlorës. Lufta me autoritetet përfundoi me “lirimin” e tij nga detyra dhe më vonë me heqjen e mandatit. “As protestat në Tiranë nuk sollën gjë…. prokurori i padëshiruar u largua para reformës në drejtësi nga detyra.”
300.000 euro kompensim
Por historia e Arben Jorgaqit nuk përfundon me kaq. Ai ka marrë kërcënime pas refuzimit të 300.000 eurove si “kompensim”. “Arbeni u fsheh në Tiranë dhe ndërron rregullisht vendbanimin. Ai ka frikë për jetën…shpresa e vetme është që Gjykata e Apelit në Tiranë të vendosë në favor të tij. Por për shkak të lidhjeve të politikanëve të nivelit të lartë me rrjetin e mafias së ndërtimit, ai është skeptik.” /DW

Indinjate e madhe per kete rast,i cili jo vetem ne por dhe te huajt i indinjon.Edi Rama dhe reforma ne drejtesi mendoj se duhet te vene dore per te ndihmuar kete prokuror kurajoz dhe te ndershem,per te cilin kemi te gjithe nevoje si popull dhe si shtet.Perndryshe jemi te pashprese.Per cfare drejtesie dhe reforme flasim?!Organet e reja te vetingut persona te tille duhet ti perfshijne ne radhet e tyre pa nje pa dy!
I drejtohem kesaj gazete ,te nderhyje te Frau DR Merkel, ku ti hapi rubinetin e dosjeve ,kunder shtetit Shqiptar ,ne gjykaten e SRESBOURGUT:Eshte per te uluritur ,nga njera ane pronaret turturohen gjykatave te korruptuara shqiptare ,dhe nga ana tjeter mafja (politikanet vazhdojne te perlajne toka ne bregdet .U be mbi 5 vite qe fle dosja e gjygjtar Konomit te gjore , ne gjykaten e larte U shkaterrua pa meshire bregdeti ne keto 27 vite .Pa ironi prap e ka fain Saliu, apo te gjithe vellezerit e tij mbare ku jane.?!.Tme falni per fjalorin ,ka plas muti ciper themeleve ne shtetin tone Shqiptar.
Komentin tim ju lutem.