Historia e rrallë e një partizani, një violinisti dhe Enver Hoxhës

anazapta

(Në vigjilje të 70-vjetorit të krijimit të Brigadës së Parë Sulmuese)

 Në vigjilje të 70-të vjetorit të krijimit të Brigadës së Parë Sulmuese Heroinë,  gazeta “DITA” ofron për lexuesin, një rrëfim të veçantë, të shkëputur nga kujtimet e Heroit të Popullit, Hekuran Pobrati; i cili ishte pjesë e Brigadës së Parë Sulmuese, që në ditën e krijimit të saj në Makërz të Vithkuqit, më 15 Gusht 1943.Historia që kemi shkëputur nga kujtimet e tij, përfaqëson më tepër sa mund të thuhet në një kujtim. Ajo përmban një fabul domethënëse, të mbushur me mesazhe

Kishim nëntëmbëdhjetë ditë e net, që bënim luftë pa ndërprerje në Tiranë. Ku nuk kërciste daullja si në dasmë dhe as gërneta si në ditën e Bajramit, por qëllonte rënd  mitralozi mbi gjokset e shokëve, bombat mbi kokat e partizanëve, plumbat mbi fëmijë, topi mbi shtretërit e të plagosurve.

Vetëm nga Brigada e Parë Sulmuese, në ato ditë  ishin 111 partizanë të vrarë, pa neglizhuar 150 të plagosur. Dhe ne që luftën e kishim nisur jo ato nëntëmbëdhjetë ditë e net, por tre vjet më parë, qysh kur fashizmi kish pushtuar vendin; ndjenin lodhje, kishim uri dhe patjetër donim gjumë. Por  s’kishim konflikt me arsyen pse luftonim dhe as gjunjëzoheshim para armikut. Veç ishin të ngarkuar nga humba e qindra jetë shokësh dhe kjo ndjenjë njerëzore s’kish të bënte fare me dobësi. Në të kundërt, ndërsa binte një dëshmor, fiksohej një simbol dhe njëherazi stimulohej një akt heroizmi i ri.

Se ishte ky realitet që pasqyronte këtë të vërtetë të madhe, ne luftëtarët çlirimtarë pamë fashist që pushtoi vendin, nuk u trembëm. Pamë nazistë që vriste djelmosha, nuk u tundëm. Pamë gjak të kuq nga të shokëve, s’u marrosëm. Veten dhe shpirtin nuk e lamë në dorë të perëndisë, por e vumë nën komandë të Shqipërisë. Ndaj sa herë që nga përballja me pushtuesin binte një dëshmor, nga zemrat tona çlirimtare buçiste furishëm thirrja:“Para  partizanë!”

“Para Partizanë!” Ç’forcë ngjallte tek çlirimtarët kjo thirrje. Ç’magji kishin për ne këto dy fjalë. Kushtrim për luftë, thirrje për fitore.

Nuk di, por nuk gaboj kur gjykoj, se sinonim i tyre  ishte tërmeti. Po, po, tërmeti. Veç  ndryshimi konsiston, që tërmeti vërtet të ngre në alarm, por s’të njofton për rrezikun që të kanoset. Ndërsa thirrja “Para Partizanë”, e shoqëruar me rënien e trompetës, tek të sinjalizonte për sulm, të mobilizonte për fitore. Dhe s’e harroj Haki Kapajn nga Drizari, borizanin sy patrembur të Brigadës së Parë Sulmuese. Kur në betejën e Tendës së Qypit, përmes rënies së trompetës, ngriti peshë zemrat partizane, duke i angazhuar ato në luftime deri trup me trup me armikun. Heroikja e rastit në fjalë më është thënë në një mënyrë shumë kuptimplote nga Heroi i Popullit Zylyftar Veleshja:

”Unë lashë këmbët në Tendën e Qypit dhe kam një jetë që eci me proteza. Por s’jam i vetmi, që në atë betejë bëra çka duhej. Plumbat e gjermanit më prenë trupin në mes. Por përsëri nuk jam unë i pari, që rezistova siç kërkohej. Në atë betejë, lanë jetën për të fituar lavdinë, shumë partizanë. Me ta do të isha dhe unë, e së bashku do të ngriheshim në këmbë përsëri, po të fillonte të binte trompeta e Haki Kapajt. Ishte borizani nga Drizari, ai që më mbajti gjallë zemrën kur trupi më kish vdekur. Ai më ngriti në këmbë!

Tek pashë Hakiun t’i binte me zjarr burisë, kur plumbi i kish rrëmbyer grykën, nuk kuptoj pse trompeta e Haki Kapajt, njësh me zërin e tij, lëshonte në ajër bashkë me afshin e fitores, triumfin e jetës mbi vdekjen!

Në ka perëndi, ajo ka qenë me ne partizanët. Ndryshe nuk shpjegohet dot: të përshkoj plumbi grykën dhe, të kesh e gjesh forcë t’i biesh trompetës; kur në një tjetër formë, Haki Kapaj shtrëngonte me gishtërinjtë e dorës fytin nga i rridhte çurk gjaku.

Kot thonë ballistët se luftuam edhe ne! Por pse s’kanë një të plagosur xhanëm?!“

Ishte kjo forca që ngjallte thirrja:”Para Partizanë!” Apo fuqia që ndezte rënia e trompetës. Ndaj e kujtova partizanin Haki Kapaj. Borizanin e paepur të Brigadës së Parë Sulmuese.

Si një nga drejtuesit direkt të luftimeve për çlirimin e Radio-Tiranës, veç kujtimeve të shumta, ruaj në mendje një fragment nga lindi një episod, që në një kuptim tjetër, eci në mënyrë të tillë sa krijoi edhe precedentin e ndëshkimit tim.

Arsyeja që bën ta rrëfej këtë ngjarje, ka për synim aq sa paraqitjen e realitetit, mentalitetin dhe psikologjinë tonë në atë kohë, që natyrshëm vinte paralel me gjendjen emocionale që krijojnë vetvetiu ngjarje të mëdha, siç ishte lufta për çlirimin e Radio-Tiranës dhe kryeqytetit të Shqipërisë.

Ishte një paradite e ftohtë e mesit të nëntorit ’44 dhe ora kishte kapërcyer tej dhjetës. Radio-Tiranën e kishim mbërthyer gjithandej me forca partizane, për të mos na ndodhur ajo që desh na gjeti për pak, rimarrja e saj prej armikut. Ndaj, qëndronim sy zgjuar çdo çast, pa pyetur për veten. Më mirë të na merrte plumbi ne, sa të mbante armiku të pushtuar Radio-Tiranën.

Tek ishim të tendosur për gjithçka dhe po kaq të preokupuar mbi çdo lëvizje të mundshme të pushtuesit, së toku me Mane Sevranin dhe Xhelo Faslliun, dy partizanë trima që si lind më nëna, qarkonim rreth Radio-Tiranës, sa për të kontrolluar e qëndruar afër efektivave çlirimtare, aq edhe për të mbajtur në fokus terrenin dhe zonën rreth saj, me tendencë paralizimin e çdo të keqeje të mundshme.

Nuk kaloi shumë, kur dëgjojmë një shkrehje automatiku ‘sharrs’ gjerman, goditje që teksa na mpiksi mbi njëri-tjetrin shikimin, na nxiti të vraponim shpejt, në drejtimin nga kish ardhur qitja e armës automatike, duke bërë në të njëjtën kohë ndarjen nga shoku-shoku, me synim këqyrjen e territorit nga erdhi goditja me armë.

Me një frymë, kalova anash Radio-Tiranës dhe me të shpejtë ecja drejt rrugës së Kavajës. Pas 25-30 hapash, u futa në një rrugicë, për t’i dalë nga pas objektit, andej nga kish ardhur shkrehja automatike. Ndala për një çast. Vëzhgova dhe u fiksova në drejtimin nga e gjykova të mundshme shtënien me armë. Vrapova përsëri dhe këmbët më pushuan në oborrin e një shtëpie. Kërrusa trupin dhe përqendrova dëgjimin që të mund të kapja gjithçka që nuk shkonte pas asaj goditje me  ‘sharrsin’ gjerman.

Ecja lehtë e pa u ndjerë. Nga vëzhgimi dhe vëmendja ime, po të mos më kishte kapur veshi tingujt e një vegle muzikore, do të kisha ikur andej. Dreq, thashë me vete, tek po i afrohesha shtëpisë. Ç’të jetë vallë ky njeri, që i bie zurnasë e paska nge të dëgjojë muzikë kur lufta në vend zien!?    Përmes oborrit, ngadalë e pa u ngacmuar nga askush, hyra brenda në korridorin e  shtëpisë. Pranë  derës së një dhome, qëndrova. Në mes të saj, pashë një djalë pak më të gjatë nga unë e në moshë me mua, të pa vrarë nga jeta që i binte violinës, melodia së cilës nuk mund të them s’e s’më ngacmoi.

Ai lëvizte me shkathtësi gishtërinjtë mbi tela, indiferent për çka ndodhte rreth tij, qoftë kjo dhe lufta për çlirimin e lagjes ku jetonte. Doja t’i flisja, diçka t’i thosha, por s’po dija në duhet vallë të ndërhyja?!  Një shkrehje e dytë e ‘sharrësit’, më detyroi të ikja vrap në drejtimin nga erdhi qitja e automatikut. Ndërsa nxitoja të kapja ‘sharrësin’ gjerman, s’gjykoja dot, në i shkonte rastit në fjalë ajo thënia e vjetër: “Fshati digjet dhe kurva krihet!” Sidoqoftë, në atë çast, unë nuk prisja një rast të dytë ballafaqimi me të.

Kishin kaluar disa ditë dhe ne partizanët çlirimtarë kishim çliruar tanimë të gjithë Shqipërinë. Në mbrëmjen e 30 Nëntorit 1944, në kinema “Kosova”, sot “17 Nëntori”, në kuadër të fitores, do të jepej një koncert festiv. Në të, do të asistonte Qeveria e sapo dalë nga lufta partizane dhe padyshim, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Kryeministri i vendit, Enver Hoxha.   Bashkë me disa partizanë të njësisë që komandoja, isha ngarkuar të siguroja kinema “Kosova” dhe veçanërisht skenën ku do jepej koncerti festiv. Kisha marrë masat përkatëse dhe po inspektoja partizanët në shërbim, për të shmangur çdo të papritur. Në prapaskenë, në vendin ku unë ndodhesha, dëgjoj disa nota muzikore, që më ngacmuan kujtesën e më rritën kuriozitetin për të parë edhe më nga afër çka dëgjoja.

Tek ecja në drejtimin nga binte vegla muzikore, mendova me vete: Mos vallë është ai djali në moshë me mua, i ditës kur ndiqja ‘sharrësin’gjerman, ndërsa luftoja për çlirimin e lagjes së tij !?

Kur ju afrova pranë, e njoha. E vështrova në heshtje, për ta pyetur pak më vonë:

-Ç’melodi është kjo ?!…

“ E një autori italian”,-m’u përgjigj shkurt ai.

U ndjeva keq. Sapo kishim shpëtuar nga fashizmi, ndaj diçka e egër më shkoi në mendje.

More,-e pyeta unë prerë violinistin përsëri:

– E njeh Haki Kapajn ti?

“Jo”,- tha ai dhe mblodhi buzët në shenjë mohimi.

Pse më mbledh buzët kur të flas për Haki Kapajn, borizanin e madh të Brigadës së Parë Sulmuese,-iu drejtova unë me tërsëllimë dhe s’dita më se ç’bëra…

I traumatizuar, violinisti hoqi dorë nga pjesëmarrja në koncert, histori që më krijoi një shqetësim tjetër. Shkurtimi i numrave muzikor, në atë natë feste, ra në sy të Komandantit të Përgjithshëm dhe ata që i shpjeguan arsyet, i treguan Enver Hoxhës çfarë kish ndodhur në mes një partizani dhe violinistit në fjalë. Në mbarim të koncertit më thirri Enver Hodha dhe më komunikoi:“Komandant Pobrati! Për gabimin e kryer, dhjetë ditë arrest”.

Kisha tre vjet luftë për çlirim dhe në ditën e parë të lirisë, ndëshkohesha…

S’dija, as ku duhej të kryeja ndëshkimin! Vendi kishte vetëm 24 orë i çliruar. Gjithsesi, urdhri duhej zbatuar. Mora vesh se Sulo Kozeli, ishte emëruar komandant i Batalionit të Disiplinimit. Dakord, por hajde të gjeja unë Sulon në Tiranë. Dikush, më tha të shkoja tek Komanda e Përgjithshme, ku sot është Universiteti, pasi aty do të orientohesha më mirë.

Kur mësova se ku ishte caktuar vendi për të dënuarit e indisiplinimit, ora kishte kaluar nga 24. 00.

Personi që dëgjoi emrin, kur u prezantova, reagoi.

Ç’e mire te pruri,-foli ai.

Më erdhi rëndë t’i tregoja kush më kish dënuar, pasi nuk dija se me kë kisha të bëja. Ndaj e pyeta dhe unë për emrin. Kur më tha kush ishte, u ndjeva keq. Nënoficeri i dhomave të ndëshkimit, ishte i shoqi një të afërmes sime, i cili kishte që në kohë të Zogut që shërbente në dhomat e paraburgimit. Ai nuk nguroi t’më ngacmonte:

E mor Hekuran Pobrati! Ahmet Zogu, të kërkoi të fuste në burg e s’mundi. Por ja, e gjete nga të tutë që ditën e parë të pushtetit tënd.”

U ngrita t’i bija, por e mblodha mendjen. Rri, i thashë! Ç’bëj unë më të mit, është puna ime. Në mos, tek rraha një, s’e kam vështirë të rrah dhe ty.

Roja qeshte me të madhe. Ndërsa unë, tek se shihja me sy, thosha me vete:

-Ah Enver, ç’më bërë …

Pas 5-6 ditësh erdhi Sulo Kozeli.

-Hajde Hekuran të pimë kafe, më foli.

-Rri,- i thashë,- unë i dënuar, ti më thua të pimë kafe.

-Hajde, se të është falur pjesa e mbetur. Dil të pimë kafe.

-More me gjithë mënd e ke.

-Po, përfundoi Sulo Kozeli.

-Si i thashë, më ka falur Komandanti!

-Po,-m’u përgjigj ai.

-More lere burgun i thashë, po partizan i Brigadës së Parë a do të jem përsëri!?…

 

 

Share This Article
13 Comments
  • edhe ti kriminel e shkuar kriminelit ke qene o pobrat,por me mire mos u ndje me,se na vjen per te vjelle.

    • Trim mbi TRIMAT ka qene Hekuran Pobrati!!!
      Kelyshet e BALLIT DHE LEGALITETIT le te ulurijne se nuk i lidh ASGJE me historine e lavdishme te SHQIPERISE!!!

    • Saja! Per cfare ishte kriminel nje djale i ri qe luftonte kunder pushtusit, apo per ate qe Sali Serbi ju shiti te Fazllici. Fare e kaqe e pa kurrfare respekti per njerezit e Sakrifices ma te madhe ne Bote. Prandaj ndyni gjithandej me pislleqet tuaja prej Shpellaresh

  • Histori interesante e treguar për vitet e Luftes se Madhe qe na renditi me fitimtaret botrore dhe kjo nuk mund te harrohet vec nga ata qe gabuan atkohe!Pobrati ka historira të medha,dhe uroj te mos i lerë pa shkruar.Natyrisht ka bere dhe gabime,si tregon,dhe une po i tregoj nje qe la një fis të tërë me njollë, kur Pobrati u “arratis”,pas Clirimit në humbellen e tij të Sigurimit te shtetit!Pobrati eshte nje fshat i komunes Kutalli,të Beratit,në krahun e majte te rruges kur shkon ne Fier.Nga aty eshtë Hekuran Pobrati Hero i Popullit! Nuk di hollesira,si eshtë berë,por di qe ka marrë me qafë një fis te tere ne fshatin Kuqar afer Patosit,fisin Hoxha,të cilet u bene kulak dhe u quajtën të deklasuar per faje të Hekuran Pobratit dhe e vuajtën denimin gjithe viteve te monizmit padrejtesisht!E verteta eshte se fisi Hoxha me Ali dhe Hasim Hoxhen, ne krye ishin të pasur.Ata kishin toka dhe ullinjë ne pjesen me të madhe te fshatit dhe gjithe Marinzen dhe Zharrezen, cilat ne kohen e Zogut i zotronin me dokumentacion të rregullt! Ata ishin mbeshtetes kryesor të luftes nacional clirimtare dhe Hasim Hoxha ishte kryetari i këshillit nacionalclirimtar të fshatit!Në ato vite fisi i Hoxhajve te Kuqarit u godit nga krimineli i zones,Isa Toska i cili plackiti shtepitë e fshatit,Hair Hoxhes i grabiti qete e ares ndersa Hariz Metes i rrembeu motren,Bulen të cilen e mbajti në shtepi gjer diten e vrasjes se tij në Fier!Hoxhajt kishin krushqi me Liri Belishoven,sepse Sami Hoxha kish marrë për grua Razon,motren e Liri Belishovës.Hasimi Hoxha vet kish marrë për grua një të afert të Hekuran Pobratit,Xhemilen,mundet motren a kusheriren e pare të Hekuranit nga Pobrati.Ne ato vite lufte,partizanet kane ardhur disa here ne Kuqar dhe jane strehuar per dite me rradhe tek fisi i Hoxheve. Mbarimi i luftes dhe ardhja ne pushtet e monizmit,i shkaterroi Hoxhet,të cilet papritur u shpallën dhe Kulakë duke interrnuar Hasim Hoxhen ne fshatin Pobrat pasi njerzit e gruas se tij nga Pobrati tentonin të rrezonin pushtetin popullor,sidomos një i quajtur Dane Pobrati,ne mos gaboj.Hekurani duhet ta sqaroje ardhjen e Hasim Hoxhes “i interrnuar”,në Pobrat,pasi ky internim thone se ka dhe firmën e Hekuran Pobratit! Nuk pretendoj se i di te gjitha,por di se nga nje fis i lidhur me luften,fisi i Hoxheve ne Kuqar u kthye ne fis me perberje te keqe.Askush nuk punesohej,askush nuk merrte shkollë të lartë,askush nuk fejohohej e martohej me ta!Por askush nuk mohonte se Hasim Hoxha nuk kishte qënë i lidhur me luften clirimtare,kryetar i parë i këshillit nacional-clirimtar,masakruar dhe grabitur nga banditi fashist i zones Isa Toska! Pobrati duhet të thote a ka gisht apo”Lojë sigurimi” në interrnimin e Hasim Hoxhes dhe “shpalljen” të deklasuar te ketij fisi të madh në Mallakastren e bute…Gazeta “Dita” qe boton kete shkrim te bukur te Hekuran Pobratit,mund ti marrë atij nje interviste dhe ta pyes midis te tjerave për denimin e Hasim Hoxhes nga Kuqari,me grua njeriun e Hekuran Pobratit!Mesiguri Hekurani do zbardh te verteten qe dhe sot mundon pasardhesit e fisit Hoxha ne Kuqar te Patosit!…

  • Kam lexuar disa shkrime te ish oficereve aleate qe kane qene ne Shqiperi gjate luftes se dyte boterore dhe perputhen me theniet e zotit Pobrati,eshte e vertete qe balli kombetar ka bashkepunuar si me italianet ashtu edhe me gjermanet biles aty permendet per nje gjeneral anglez qe ballistet ja kane dorezuar gjermaneve,flitet dhe per raprezalje qe ka bere balli ne disa zona te vendit kundra popullates shqiptare.Pastaj te mos harrojme kur kane shkuar per ti dorezuar kuroren mbreterore Vittorio Emanuelle 3 ne Rome.Eshte turp te mohosh luften qe ka bere populli yne per clirimin e vendit,lufte qe fuqite e medha e kane njohur dhe rreshtuar Shqiperin ne krahun e fituesve por e degraduar sot nga disa pseudohistoriane dhe injorante vetem e vetem per tu bere qefin disa klikave ne pushtet. Po te lexosh sot historite e trilluara te ketyre personazheve dhe ti krahasosh me dokumentat kohes te vjen per te vjelle.Historia e nje populli nuk shkruhet ne baze te pikpamjeve politike por ne baze te fakteve konkrete qe nje historian i zoti dhe i perkushtuar mund ta beje.Te mos harrojme qe vendi yne ka shume histori qe nga koha e Ilireve e dei me sot.

  • Tregimi mjaft interesant, i ndjeshem, bindes dhe tregon disiplinen e larte te asaj ushtri clirimtare. Po te mos kish ate disipline, ajo ushtri clirimtare nuk mundej ta kryente kurre ate mision histork, duke e shpetuar Shqperine nga zhberja. Zoti Pobrati ( i biri) as mos u prek fare nga sa shkruajne bite dhe nipat e kolaboracionistave.

    • Rrofte shoku Ever Hoxha, udheheqesi ine i dashur, ai qe e beri Shqiperine tone kopesht me lule. Poshte imperializmi dhe socialimperialzmi , urraaaaa

  • Burra si Hekuran Pobrati i bejne nder kombit, jane krenaria e brezave qe do vine. Qente le te lehin….ate zanat kan, dhe per ate edhe hane qullin…

  • HEROI I POPULLIT , HEKURAN POBRATI ishte dhe mbetet nje nga burrat qe i bejne nder kombit SHQIPTAR !

  • Në Shqiperi ka patur vetem lufte civile dhe jo lufte partizane.
    Komunistet vrane kundershtaret politik per te mare pushtetin,Keto qe shkruhen jane prralla te dala baje.

  • Kurrë, sa të kem jetë nuk do ta besoj se do të rrezohen komunistat gjigandë dhe partizanët legjendarë nga kujtesa popullore sadoqë këlyshët fashistë berishianë, të ushqyer nga Beogrdi e Athina, ulurijnë si të tërbuar. Sadoqë të ulurijnë kurrën e kurrës nuk mund të dalin mbi tingujt e trompetës magjike e mitologjike të Kapajt. Sa burije, trompa e trompeta, daulle dhe thirrje lufte kanë hedhur luftëtarë dhe ushtri të tëra në beteja titanësh e ndeshje për jete a vdekje, por kurrë nuk do mund të gjëndet në historinë e të gjitha luftrave njerzore nje burizan që të ngrejë shokët nga vdekja me tingullin e burijes së vet edhe pse plumbi i ka shpuar tej për tej laringun. Kjo është figurë legjendare, mitologjike, mitike, kjo është dashuria e shqiptarit për liri, dashuri që e shpëtoi nga zhdukja, nga ajo që u ndodhi qindra popujve të tjerë. Shqiptarët e kanë çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë sepse e tillë iu imponua historia kësaj rrace fisnike që kurrë nuk pranoi sundim edhe pse shpesh here e pushtuar. Ky maratonomak i kohëve moderne, gjithmonë to të na frymëzojë për të mos u nënështruar ndaj armiqve të egër berishianë të Shqipërisë edhe pse këta kanë bëre krime dhe genocid tek shqiptarët duke veshur rrobat e gjoja opozitës ose gjoja të pozitës shqiptare. Lavdi të përjetshme popullit të vogë që lind superheronjtë e vet! Faleminderit Pobrat, Ja kemi degjuar edhe më parë trimëritë e tij si ato të LANÇ-it edhe ato të luftës së ftohtë të imponuar nga ai Mur Berlinez që nuk e shpiku populli shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *