Talibanët u hoqën nga pushteti në Afganistan në vitin 2001 nga forcat perëndimore të udhëhequra nga SHBA-ja. Megjithatë, grupi ka qenë në ofensivë muajt e fundit dhe tashmë pothuajse ka marrë pushtetin sërish. Teksa SHBA-ja përpiqet që të plotësojë tërheqjen e saj të plotë deri më 11 Shtator, pas dy dekadave luftë, militantët kanë marrë qytetet kryesore, madje kanë hyrë edhe në Kabul.
Në vitin 2018 talibanët hynë në bisedime direkte me SHBA-në. Në vitin 2020, dy palët nënshkruan një marrëveshje paqeje në Doha me SHBA-në që duhet të tërhiqej nga Afganistani dhe talibanët që duhej të ndalonin sulmet ndaj forcave amerikane.
Premtime të tjera që u dhanë në këtë marrëveshje ishte se nuk do të lejoheshin që të operonin militantë të al-Kaedas në zona të kontrolluara dhe të vazhdohej me bisedimet për paqe kombëtare. Por në vitin pasardhës, talibanët vazhduan që të shënjestronin forcat e sigurisë afgane dhe civilë duke avancuar me shpejtësi në vend.
Ardhja në pushtet
Talibanët, në gjuhën Pashto përkthehet “studentët”. Ky grup u krijua në vitet 1990 në Pakistanin verior pas tërheqjes së trupave sovjetike nga Afganistani. Besohet se lëvizja, kryesisht “pashtune”, u shfaq për herë të parë në seminaret fetare, kryesisht të financuara nga paratë nga Arabia Saudite, të cilat predikuan një formë të ashpër të Islamit Sunit.
Premtimi i bërë nga talibanët ishte rivendosja e paqes dhe sigurisë si dhe të zbatohej me rreptësi versioni i tyre i ligjit islamik në zonat Pashtune. Ata rritën influencën e tyre në Afganistanin jug-perëndimor. Në vitin 1995 talibanët pushtuan provincën e Heratit, në kufi me Iranin dhe një vit më vonë edhe Kabulin duke shkatërruar regjimin e Presidentit Burhanuddin Rabbani, një nga themeluesit e muxhahedinëve afganë që i rezistuan pushtimit sovjetik. Në vitin 1998, talibanët ishin në kontroll të pothuajse 90% të Afganistanit.
Afganët, të lodhur nga muxhahedinët dhe pasi sovjetikët ishin larguar, i mirëpritën talibanët kur u rishfaqën në skenë për herë të parë. Popullariteti u rrit edhe pas suksesit të tyre kundër korrupsionit, frenimit të paligjshmërisë dhe hapjen e zonave për të bërë tregti. Por nga ana tjetër, talibanët prezantuan dhe mbështetën ndëshkime në linjë të drejtë me interpretimin e tyre për ligjin islam, sicc janë ekzekutimet publike të vrasësve dhe këputjen e gjymtyrëve për hajdutët. Meshkujve u kërkohej që të mbanin mjekër ndërsa femrave të mbuloheshin me burka.
Talibanët ndaluan televizionin, muzikën dhe kinemanë si dhe ndaluan që vajzat mbi moshën 10-vjeccare të shkonin në shkollë. Ata akuzoheshin për abuzim kulturor dhe me të drejtat e njeriut. Një prej shembujve është ai i viti 2001, kur talibanët shkatërruan një statujë të njohur. Pakistani e ka mohuar që të fshihet pas ndërtimit të grupit të talibanëve, por ajo që dihet me siguri është që personat që u bashkuan fillimisht në këtë grup ishin edukuar në medresetë e Pakistanit.
Pakistani ishte një nga tre vendet, së bashku me Arabinë Sauditë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që i njihnin talibanët si grup kur erdhën në pushtet. Po ashtu ishin shteti i fundit që ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me ta. Në një moment të caktuar, talibanët kërcënuan edhe me destabilizimin e Pakistanit. Një sulm i dënuar gjerësisht në Pakistan është ai i Tetorit 2012, kur një studente u vra teksa kthehej në shtëpi. Kjo uli popullaritetin e tyre në Pakistan. Të paktën tre figura kycce të talibanëve në Pakistan janë vrarë nga sulmet me dron të SHBA-së.
Vëmendja e botës ndaj talibanëve ishte në vitin 2001 më 11 Shtator, kur u sulmuan kullat binjake në New York. Talibanët akuzoheshin se kishin strehuar të dyshuarit kryesorë, Osama Bin Laden dhe lëvizjen Al-Kaeda. Në vitin 2001, një koalicion i përbashkët ushtarak i udhëhequr nga SHBA pushtoi Afganistanin dhe në javët e para të Dhjetorit 2001 regjimi i talibanëve kishte rënë. Lideri i grupit asokohe, Mullah Mohammad Omar dhe figura të tjera kryesore, përfshirë Bin Laden, i shpëtuan kapjes dhe nisën që të kërkoheshin.
Shumë drejtues të lartë të talibanëve u strehuan në Quetta, një qytet i Pakistanit. Pavarësisht trupave të mëdha në Afganistan, talibanët mundën që ta merrnin veten herë pas here. Ata numërojnë me dhjetëra sulme në Kabul. Shpresa për një paqe u rritën në vitin 2013, kur talibanët njoftuan se planifikonin të hapnin një zyrë në Katar. Megjithatë mosbesimi ishte i madh dhe dhuna u rrit prapë se prapë.
Në Gusht të vitit 2015, talibanët pranuan se kishin mbuluar vdekjen e liderit të tyre, Mullah Omar, i cili kishte humbur jetën që dy vite më parë për shkak të problemeve shëndetësore. Muajt e ardhshëm grupi tha se kishte vendosur një lider të ri dhe ai ishte Mullah Mansour, dikur zëvendës i Omar. Në këtë kohë, ata mundën që të merrnin nën kontroll qytetin e rëndësishëm të Kunduzit. Por Mansour vritet nga një sulm ajror dhe në vitin 2016 zëvendësohet nga Mawlawi Hibatullah Akhundzada, i cili vijon të jetë në krye të talibanëve.
Tërheqja e forcave perëndimore
Në vitet që pasuan, bisedimet me SHBA-në kulmuan me një marrëveshje paqeje. Talibanët u tërhoqën nga sulmet në disa prej qyteteve kryesore dhe bazave ushtarake që në fakt terrorizonin civilët afganë. Shënjestrat e tyre ishin gazetarët, gjykatësit, aktivistët e paqes, femra në pushtet etj. Kjo do të thoshte se talibanët nuk kishin hequr dorë nga ideologjia ekstremiste, por vetëm nga strategjia.
Në Prill të këtij viti, Joe Biden njoftoi se të gjitha forcat amerikane do të tërhiqen nga Afganistani deri më 11 Shtator, dy dekada pas rënies së Qendrës Botërore Tregtare. Nga ky moment talibanët nisën që të rimerrnin pushtetin në disa prej zonave kryesore. Sipas të dhënave të NATO-s, talibanët numërojnë deri në 85 mijë luftëtarë. Këto shifra i bëjnë ata edhe më të fortë se në vitin 2001.
Në shumicën e rasteve talibanët e kanë marrë kontrollin pa qenë nevoja për luftë. Forcat qeveritare janë dorëzuar në mënyrë që të mos shkaktojnë viktima në radhët e civilëve. BBC
e.sh/Dita

Eshte histori si e partise talibanit mullah sali.