Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Historia e tre takimeve mes Kubës dhe SHBA-së
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Historia e tre takimeve mes Kubës dhe SHBA-së
BoteLajme Flash

Historia e tre takimeve mes Kubës dhe SHBA-së

redaktor
Published April 13, 2015
Share
SHARE

1956: Batista dhe Eisenhower

Në atë kohë në foto ishin protagonist presidenti kuban Fulgencio Batista dhe presidenti amerikan Dwight S. Eisenhower. Vendi i zgjedhur ishte i njëjtë me atë të së shtunës së kaluar: në Samitin e Amerikave, në Panama. Ai takim i parë panamez mes njëzet presidentësh të kontinentit u përcaktua si “nëna e Samitit të Amerikave”. Në atë kohë Batista vinte në këtë samit me mbështetjen e popullit të tij. Pas grushtit të shtetit në Kubë, 1952, Batista thirri zgjedhjet në 1954-ën duke arritur një fitore të gjerë pas tërheqjes së opozitës. Para syve të SHBA-së, presidenti kuban nuk ishte një diktator, por një president i mbështetur nga vota e popullit kuban. Në fakt, Qeveria e Batistas, fitoi respektin e SHBA-së, kryesisht pasi mbronte të drejtat e industrisë amerikane dhe tregtinë kubane. Siç do të deklaronte vite më vonë ambasadori amerikan në Kubë, në ato vite, Arthur Gardner, “Batista ishte përkulur gjithmonë ndaj Shteteve të Bashkuara. Nuk mendoj se kemi pasur një mik më të mirë”. Por korrupsioni i qeverisë Batista, bënë që ai të rrëzohej tre vjet më vonë nga një revolucion i udhëhequr nga Fidel Castro. Ndër masat e para të Castros ishte miratimi i një reforme agrare që do të shkaktonte muaj më pas thyerje të marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në. Ky ligj solli një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë si për shembull pezullim i kuotave të sheqerit kubanez në tregun preferencial të SHBA-së, i konsideruar veprimi i parë i madh në luftën ekonomike kundër ishullit.

1959: Castro dhe Nixon

Megjithatë, para se kështjella prej rëre e krijuara nga Batista dhe Eisenhower të shembej, udhëheqësi i Revolucionit, Fidel Castro, dhe zëvendës/presidenti dhe më vonë presidenti amerikan, Richard Nixon, gjithashtu organizuan takimin e dytë mes të dy vendeve. Një takim që, edhe pse pati një shtrëngim duarsh, fshihte qëllime të tjera. Takimi u zhvillua në Uashington. SHBA-ja donte të njihte personalisht qëllimet e një revolucionari që kërcënonte në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat amerikane. Ai shtrëngim duarsh dha sinjalin për ngrirjen e marrëdhënieve kubano-amerikane. Pasi bisedoi me Fidel Kastron gjatë vizitës së tij në SHBA në 1959, Nixon menjëherë rekomandoi se lideri kuban duhej të rrëzohej me çdo kusht. Ligji i Reformës Agrare, karakteri socialist i revolucionit dhe sulmet verbale ndaj SHBA-së, mbollën farat e mosbesimit dhe urrejtjes. Sipas asaj që tha kreu i revolucionit kuban për gazetën “Granma” të kohës, në takimin e tij me Nixon ai tregoi me “sinqeritet” se si shihej në Kubë situata e vendit dhe masat që mendonte të merrte. Fidel shpjegoi se zëvendës presidenti amerikan u tregua i qetë dhe pa diskutuar asgjë dëgjoi gjithçka që Fidel kishte për t’i thënë. Megjithatë, Nixon nxori konkluzionet e veta dhe heshtja e atij takimi u bë shpejt një përpjekje për të pushtuar ishullin me operacionin e njohur si “Plazhi i Derrave”. Shtatë muaj pas atij takimi, rekomandimet e Nixon çuan Eisenhoëer të merrte vendimin për të rrëzuar Fidelin. Nixon besonte se Fideli përfaqësonte një pengesë për politikën e SHBA-së dhe ishte e nevojshme ta largonte nga rruga e tij. Prishja e marrëdhënieve diplomatike me Kubën, në 3 janar 1961, pushtimi nga1500 ushtarë në prill të atij viti të Gjirit të Derrave dhe më vonë bllokada ishin pjesë e politikës së presidentëve të kohës.

2015: Castro dhe Obama

Poltika që zgjatën deri më 11 prill 2015 në Samitin e shtatë të Amerikave. Pa Fidelin në skenën politike, me Raul Castron si president dhe Barack Obaman në krye të administratës së SHBA-së do të vinte më në fund takimi që pritej pothuajse që prej gjashtë dekadash. Obama dhe Castro shtrënguan duart në një takim të shkurtër përballë syve vigjilent dhe plot shpresë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, dhe Ministrit të Jashtëm kuban, Bruno Rodriguez. Një shtrëngim duarsh që dha sinjalin fillestar për shkrirje të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe që do të kulmonte një ditë më pas me takimin që zgjati më shumë se një orë mes dy udhëheqësve. Në takim Obama e konsideroi të përfunduar Luftën e Ftohtë. “Mesazhi im është: Lufta e Ftohtë ka marrë fund… Qeveritë tona do të vazhdojnë të kenë dallime, por do të punojmë për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike dhe të hapim ambasadat në të dy kryeqytetet”, tha Obama në një konferencë për shtyp në Panama, pas takimit historik. “Tani jemi në pozicione për të avancuar në rrugën përpara, tha Obama, i cili e sheh të mundur që me kalimin e kohës, vendi i tij dhe ishulli mund të kalojnë faqe në historinë e “komplikuar dhe të zhvillojnë një marrëdhënie të re. “Kuba nuk është më një kërcënim për Amerikën, nuk ka më një objektiv për të ndryshuar regjimin”, nënvizoi Obama, optimist për progresin e negociatave për normalizimin dypalësh. Nga ana e tij, Raul Castro nuk hezitoi ta përshkruante si “të ndershëm” presidentit aktual të SHBA-së dhe madje i hoqi përgjegjësinë e politikës të zhvilluar nga 10 presidentët, paraardhës të Obamës. “Mirënjohja jonë për vendimin e tij kurajoz për t’u angazhuar në një debat me Kongresin e SHBA-së për t’i dhënë fund” tha presidenti kuban. Këto elozhe nuk e penguan Raúl Castron që të përfitonte nga takimi me Obamën për ta paralajmëruar se është “e domosdoshme” që SHBA-ja t’i japë fund embargos së saj kundër Kubës, gjë që do të konsiderohej dhe kulmi i normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

redaktor April 13, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?