Historia e djalit që “fle mes varreve”

anazapta

Shprehja “1 foto sa 1000 fjalë” nuk ka vend në rastin e fotografisë së djalit të vogël sirian që përloti botën. Ndryshe nga paraqitja që iu bë në fillim, historia pas saj është krejt tjetër.

Fotoja që tregon “djalin sirian që fle mes varreve të dy prindërve”, në fakt është pjesë e një projekti fotografik të një fotografi 25-vjeçar nga Arabia, Abdul Aziz Al Otaibi.

Djali në foto është nipi i tij (djali i motrës). “Unë jam i tronditur se si njerëzit e kanë shtrembëruar kuptimin e saj për propagandë”, tha Otaibi, i cili e shpërndau foton në profilin e tij, duke shkruar se nuk kishte të bënte fare me Sirinë.

Ai tregoi se një amerikan i konvertuar në islam, kishte marrë foton e tij dhe e kishte shpërndarë në Tuiter me komentin: “Prindërit e djalit janë vrarë nga Basar al Assad”.

Fotoja filloi të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, duke bërë xhiron e botës në pak ditë.

Autori i fotos iu drejtua me një kërkesë personit që e shpërndau fotografinë për ta korrigjuar përshkrimin, por mori një përgjigje të pabesueshme.

“Pse nuk thoni se fotoja është bërë në Siri dhe do të merrni një shpërblim nga Allahu”.

cuni

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *