Historia e xha Veliut, ish-bahçevan

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Xha Veliu ish-bahçevan, fshatarët e mi e merrnin t’ju shartonte pemët. I zihej dora, kish mësuar në Borsh ku pat punuar në të ri me baban tim Bregut të Detit. Veliu njihte vendin ku kish ujë. Mallakastriotët e merrnin për t’ju nxjerrë puse uji.

Fati s’qe me të, kish patur grua të mirë po vdekja ja rrëmbeu të re, e fëmijët i kish me dy barqe. Punonte shumë Veliu të rriste fëmijët me nder, me djersën e ballit thosh, përpiqej po sërish i varfër.

Po Veliu ishte bujar, po të kaloje para shtëpisë ta shtronte shilten në sofat, te nxirrte kafe e raki që e bënte aq mirë. Po ja thosh Veliu disa gjëra s’janë bërë mirë. Sabriu gjitoni aty më lart tij kish pasuri po se hante dot, vuante nga stomaku, ai të paktën të kish stomakun tim arsyetonte xha Veliu.

Sa bujar edhe stomakun e falte Veliu, fundja ç’e donte! Edhe shumë nga ne që kemi të njëjtin fat me Veliun për lumturinë e të kamurve po lyp nevoja t’u falim stomaqet tona fundja ç’i duam! Xhevdet Çora

Share This Article
1 Comment
  • Interesante kjo histori per xha Veliun z.Xhevdet?Percjell nje mesazh shume filozofik per klasen e sotme drejtuese me stomak te semure e te pangopur.Nderime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *