Dërguar me postë
në redaksinë e DITA
Me kureshtjen e një nxënësi të fillores, në vitet 1939-‘40, dëgjoja tregimin e një të moshuari të zgjuar, batutat e të cilit përsëriten edhe sot. Nëse dikujt i atribuonin vlera që nuk i meritonte, ai ironizonte: “ky person është një Cigërli Efendi”, e filloi të më tregonte historinë e tij:- Në një qytet banonte ky Efendi misterioz, si nga veshja, edhe nga veprimet. Nuk i njihej origjina se nga vinte. Po në këtë qytet, pas disa viteve filluan prapësitë e fatkeqësitë. Ditën, Efendiu dilte me veladon me zile qepur. Natën, po ky Efendi kthehej në bandit. Linte veladonin, rrokte armën e bashkë me banditë të tjerë bënin grabitje shtëpish, bagëtish, ndiznin zjarre e bënin vrasje. Ditën shkonte e ngushëllonte familjet e dëmtuara natën dhe i ngushëllonte: “kini besim te Allahu, se ai di t’i gjejë e t’i dënojë keqbërësit…” Qytetarët rrinin me shpresë, por kaluan shumë vite dhe keqbërësit as nuk po gjendeshin e as nuk po dënoheshin. Qytetarët u bezdisën me fjalët e përsëritura të Efendiut. E vuri re se nuk po ia varnin më si në fillim dhe ndjeu frikë se mos e kuptonin: “vra natën e qaj ditën!” Një natë, Efendiu do ikte pa lënë gjurmë. Nga mungesa e tij disa ditë, qytetarët e panë se fatkeqësitë pushuan dhe u bindën se e pësuan nga “Cigërli Efendiu”. I vunë nofkën nga veladoni.
Këtu përfundonte dhe tregimi i të moshuarit. Vërtet historia pas 100 e ca vitesh u përsëritka. Fatkeqësisht, shqiptarëve nuk u ndodhi në një qytet, por në të gjithë vendin, në kohën moderne nga një Efendi me veladon pushteti. Populli përjetoi gjëma e fatkeqësi, grabitje të mëdha dhe nuk u dënua asnjë fajtor, se Efendiu, nga mosnjohja u quajt “burrë shteti”. Edhe ky mashtroi: “do ndihmoj prokurorin të zbardhë ngjarjet.” Por ky na doli edhe më i fortë se Efendiu i kohës së mesjetës. Populli është ngopur nga të tjerët me premtime, prandaj nga qeveria e Rilindjes kërkon vepra dhe të bëjnë shtet ligjor. Il. Bi.
Edi e krahasoi Berishen me lopen qe derdh koven me qumesht dhe pikerisht lopa per kete nuk denohet por trajtohet me kujdes.Pra as mos e coni ne mend se do denohen ndonjehere politikanet kriminele por ata do trajtohen me kujdes qe mos e derdhin qumeshtin prape
Dukesh se cfar niveli paska pasur fshati juaj.