Historia sekrete e Hugo Çavez

anazapta

Hugo Çavez komandant, diktator dhe hero i Venezuelës. Lideri i shtetit komunist të Amerikës Latine ndërroi jetë në 5 mars, duke lënë pas dhimbje dhe dëshpërim te disa dhe përbuzje dhe urrejtje te të tjerë. Si ia arriti që joshte një popull të tërë që e ndoqi pas, por edhe disa pjesë të opinionit publik botëror? Një libër që analizon ngritjen, suksesin dhe rënien e presidentit të Venezuelës pritet të dalë së shpejti. Nën titullin “Historia sekrete e Hugo Çavez”, biografia e kombinuar me analizë të thellë të marrëdhënieve të tij me botën perëndimore për të cilën nuk ushqente ndonjë simpati është shkruar nga Rori Carroll, korrespondent i gazetës britanike “The Guardian” për Amerikën Latine.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *