Historia tronditëse, 10-vjeçarja rome denoncon nënën për dhunë pse kërkonte të shkollohej

Bledar Lumani

Një vajzë 10-vjeçare nga Korça ka bërë një denoncim të rrallë në polici.

Ajo ka thënë se dhunohet vazhdimisht psikologjikisht nga e ëma dhe për këtë arsye ka kërkuar mbrojtje nga policia.

Vajza i përket komunitetit rom dhe kërkonte të shkonte në shkollë.

Por, e ëma nuk e lejonte dhe ushtronte dhunë psikologjikë ndaj saj.

Tashmë vajza është marrë nën mbrojtjen e policisë.

Dje (të dielën) është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen e mitur, e cila u mor në mbrojtje nga policia, pasi nëna e saj me inicialet Sh.T., 39 vjeçe, në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj”, bën me dije policia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *