Historiani ukrainas Mykola Shityuk është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në Mykolaiv.
Autoritetet kanë bërë me dije se trupi i tij kishte shenja të dhunës e plagë të rënda.
Ato dyshojnë paraprakisht se historiani mund të jetë vrarë.
Shityuk është njohur kryesisht për punën kërkimore që ka bërë rreth gjenocidit të viteve ’30, që la mijëra të vdekur në Ukrainë.
Asokohe, autoritetet sovjektike i bënin presion fshatarëve që të bëheshin pjesë e fermave kolektive, si dhe iu mohonin prodhimet e tyre.
Gjenocidi njihet ndryshe nga Ukraina si “Famine”.
s.a/dita
