Publikohet dosja e vrasjes së Kenedit, por… disa faqe mbeten ende sekret

Ornela

Detajet që mund të hedhin dritë mbi misterin e vrasjes së John F. Kennedy tashmë janë të aksesueshme për të gjithë. Dje u deklasifikuan 2891 dosje të CIA dhe FBI mbi atentatin kundër presidentin amerikan në nëntor të 1963.

Kjo periudhë publikimi u vendos nga Kongresi në bazë të një ligji të firmosur nga presidenti George Bush në vitin 1992 në përpjekje për të qetësuar teoritë konspirative rreth vrasjes së Kennedyt që iu atribuua Lee Harvey Oswald. Që atëherë mijëra nga këto dokumente janë zbuluar për publikun nga Arkivat Kombëtare.

Publikimi i disa prej arkivave është shtyrë deri në prill të 2018-ës me vendim të presidentit amerikan Donald Trump. Nga Shtëpia e Bardhë kanë theksuar se këto dokumente do të kenë një analizë shtesë. Sipas memorandumit të Trump, “komuniteti amerikan pret dhe meriton që Qeveria t’i sigurojë qasjen maksimale të mundshme në dokumentet për vrasjen e Presidentin John F. Kennedy, në mënyrë që njerëzit të jenë tërësisht të informuar në lidhje me të gjitha aspektet e kësaj ngjarjeje”.

Lideri amerikan theksoi se departamentet ekzekutive dhe agjencitë propozuan “që disa informacione duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të fshehta për shkak të interesave të sigurisë kombëtare, rendit publik dhe çështjeve të jashtme.

Megjithatë vendimi i Trump është një triumf për shërbimet e inteligjencës amerikane, të cilat kanë lobuar për mospublikimin e të gjitha dokumenteve.

Ekzistenca e 300 dokumenteve që vazhdojnë të jenë nën kyç është një lajm i shkëlqyer për fansat e teorive të konspiracionit.

Kështu, edhe një herë tjetër kanë provën se ka diçka që nuk shkon në versionin zyrtar të vrasjes së Presidentit.  63% e amerikanëve nuk e pranojnë që vrasësi i Kennedy, Lee Harvey Oswald, ashtu siç e cilëson Shenon “ujk i vetmuar”.

Portali WikiLeaks ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter premtimin për një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për  dokumentet e klasifikuara mbi vrasjen e Kennedyt në rast se tregojnë shkelje të ligjit, inefikasitet apo një gabim administrativ. /DITA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *