Maqedonia miraton hapjen e një universiteti të dytë shqiptar

Saimir Lleshi

Qeveria e Maqedonisë ka marrë një vendim për hapjen e një universiteti të dytë shqiptar me seli në Shkup. I pari ndodhet në Tetovë. Universiteti i ri do të mbajë emrin e “Nënë Terezës”.

Për herë të parë, në historinë e Maqedonisë, shqiptarët fitojnë universitetin e dytë në gjuhën e tyre amtare.

Universiteti i ri shtetëror shqiptar në Shkup do të ketë pesë fakultete me 14 programe studimore.

Ndërkohë, qeveria ka miratuar edhe një sërë vendimesh për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe.

Mediat vendase njoftojnë se janë ndarë mjete edhe për ndërtimin e Konviktit studentor në Tetovë ndërsa për vitin 2016, është rritur buxheti për USHT-në, duke u bërë institucioni i dytë i lartë arsimor për nga mjetet që merr nga buxheti shtetëror, pas atij të Shkupit.

Gjithashtu, qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e dy fakulteteve në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fakultetin e Bujqësisë dhe atë të Pedagogjisë me plotësim dhe ndryshim të ligjit për USHT-në. /Dita/

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *