Historitë e trishta femërore të Kaninës…

DITA Online

 

 …nga Maria Frëngu, Rugina Balsha e deri te Donika, bashkëshortja e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut

Ilirjan Gjika

Ilirjan Gjika

Kështjellat janë objekte të trashëgimisë kulturore me origjinë antike dhe mesjetare. Edhe vendi ynë, Shqipëria, ka trashëguar nga e kaluara një sërë kështjellash, të cilat sot përfaqësojnë një pasuri të vyer kulturore dhe historike. Ndërkohë që secila prej tyre përmban në vetvete histori nga më të ndryshmet rreth ngjarjeve që lidhen me to. Edhe sot janë të njohura dhe të famshme legjendat e vjetra mbi Rozafën dhe Argjiron e deri tek ato më të rejat për Vasiliqinë e Ali Pashës. Por kështjella shqiptare që bart histori të shumta, të ngjashme me ato të tragjedive shekspiriane është padyshim ajo e Kaninës.

Në këtë fortesë kanë ushtruar aktivitetin e tyre një sërë emrash të njohur nga historia si Robert Guiskardi, Boemundi i Tarentit, despotët e Epirit, admirali Filip Kinardi, Jovan Komnen Asenin, pasardhësi i tij Aleksandri, i pari i dinastisë së Kastriotëve, Balsha II, princi serb Merksha Zharkoviç, Gjergj Arianiti, Gjegju Sinan Pash, etj. Ndërkohë që krahas burrave të përmendur dhe të fuqishëm të kohës, në Kaninë, kanë vepruar edhe shumë “figura femërore”, të cilat janë bërë tashmë objekt shkrimesh të ndryshme, që nisin nga folklori popullor për të mbërritur deri te letërsia e kultivuar apo historia.

Le ta nisim me temën e parë, për të cilën, në librin e tij “Kalaja e Kaninës dhe shkrime të tjera”, një autor modern si Eqrem Bej Vlora, citon një kronikë anonime normane të titulluar “Breve cronica normanna”. Sipas saj gjatë fushatës normane të vitit 1081, kalorësi i shquar i shquar i Perëndimit, Boemundi i Tarentit, pasi pushtoi Vlorën rrethoi edhe kështjellën e Kaninës. Në pamundësi për ta marrë me luftë, njerëzit e tij përdorën një tjetër taktikë. Ata e bindën gruan e komandantit bizantin që për një shpërblim të mirë të vriste të shoqin dhe t’u hapte portat e fortesës. Gruaja tradhtare veproi sipas porosisë dhe u shpërblye për veprën e kryer. Por kur në Vlorë mbërriti nga Italia e Jugut, Robert Guiskardi, i ati i Boemundit ngjarjet morën një tjetër rrjedhë. Pasi dëgjoi për këtë ngjarje, kalorësi i shquar norman u revoltua nga kjo vepër e ulët dhe urdhër, që gruan tradhtare ta burgosnin në Manastirin e Zvërnecit (Eqerem Bej Vlora, Kalaja e Kaninës dhe Shkrime të tjera, Koçi, 2004, f. 32).

Ky ishte fundi tragjik i kësaj historie të trishtë, e cila do të vijonte përsëri në Kaninë. Dhe vijmë kështu te historia e dytë, e cila është edhe ndodhia më mbresëlënëse dhe njëkohësisht më e dhimbshme e tematikës së sotme. E tillë është ajo që lidhet me një nga zonjat e Kaninës, Maria Frëngun, të cilën jo pa qëllim, historiani Pëllumb Xhufi, në librin e tij “Nga Paleologët te Muzakajt” e quan edhe si: “Zonja fatale e Kaninës”.

Si gruaja e dy burrave të fuqishëm të kohës, Maria, do të bëhej autorja kryesore e vrasjeve të tyre, që përbëjnë një kapitull të rëndësishëm të “kronikës së zezë’’ të shekullit XIII, në historinë e Arbërisë mesjetare. Duhet thënë se Maria Frëngu ishte kunata e despotit të Epirit, Mihal II dhe për qëllime politike u martua fillimisht me qeveritarin bizantin të Arbërit, Kostandin Habaronin. Pas vdekjes së tij për të njëjtat motive politike ajo u martua përsëri, por këtë radhë me mëkëmbësin e mbretit të Napolit, admiralin Filip Kinardi (Pëllumb Xhufi, Nga Paleologët te Muzakajt, 55, 2009, f. 72).

Duke i shërbyer qëllimeve ekspansioniste të kunatit të saj, despotit Mihal II, Maria do të komplotonte dhe do të arrinte të eliminonte fizikisht të dy burrat e saj. Këtë aktivitet vrastar dhe tipik bizantin ajo do ta ushtronte me gjithë talentin e saj pikërisht në kalanë e Kaninës, atje ku kishte edhe pronat e saj.

Ndërkohë gratë do të ishin përsëri protagoniste të ngjarjeve që kishin të bënin drejtpërdrejt me këtë kështjellë. Historia e tretë ka të bëjë me gratë e familjes Balsha. Kështu pas vrasjes së princit Balsha II, në betejën e Savrës së vitit 1385, në Kaninë do të zotëronte e veja e tij, Komnena Muzaka, e quajtur ndryshe edhe “Zonja e Vlorës”. Por vdekja e parakohshme e të shoqit, njërit që kishte marrë përsipër të bashkonte Arbërinë do ta sillte Komnenën në krye të një zotërimi të rëndësishëm strategjik, që ishte e pazakontë për rolin e një gruaje. Gjithsesi, kjo gjë duhet parë edhe në kushtet e kohës kur rreziku osman në Ballkan kërcënonte Adriatikun. Në këtë kontekst edhe përpjekjet e saj për t’iu gjetur zotërimeve një princ apo për t’i vënë ato nën mbrojtjen e Venedikut dështuan. Pikërisht në kohën kur Vlora nisi të kërcënohej nga ky pushtim, ajo do të vdiste dhe në krye të principatës do të vihej e bija, princesha Rugina Balsha.

E përmendur në folklorin popullor njëlloj si Rozafa apo Argjiroja por ndryshe nga ato, Rugina, njihet si një personazh i mirëfilltë historik. Ajo qëndroi në krye të zotërimeve të Vlorës në vitet 1415-1417. Por Rugina nuk pati fat t’i mbronte zotërimet e saj nga sulmi osman. Pasi dështoi në përpjekjet për t’ia dorëzuar principatën Venedikut ajo u largua në ekzil. Një natë të errët pasi doli nga kështjella e Kaninës Rugina, kaloi përgjatë shpateve të malit të Shashicës dhe mori rrugën drejt Himarës për t’u vendosur përfundimisht në Korfuz ku dhe vdiq në dëshpërim (E. B. Vlora, f. 44). Edhe sot në Vlorë, përgjatë shpateve të maleve të Shashicës, Lungarës dhe majës së Llogorasë ruhet një toponimi e dendur që lidhet me shtegtimin e tragjik dhe të dhimbshëm të saj. Emra të tillë si “shkëmbi”, “përroi” apo “burimi” i Ruginës kanë qenë një lëndë e pasur etnografike e mbledhur dhe publikuar prej kohësh prej studiuesve të kësaj fushe.

Ndërkohë që emri i historisë së fundit që lidhet me figurat femërore në Kaninë është padyshim ai i Donika Arianitit, bijës së princit Gjergj Arianiti, njërit prej heronjve të qëndresës anti-osmane të shekullit XV. Në ditët e sotme historia aludon se dasma e saj u zhvillua në Kaninë atje ku Gjergj Arianiti kishte selinë. Kurse gojëdhënat popullore e “dëshmojnë” një fakt të tillë duke theksuar se ceremonia e martesës së Donikës me Skënderbeun u zhvillua këtë kështjellë. Njëra prej tyre e ruajtur në Himarë, e cila ishte zotërim i Arianitit tregon se: “Ditën e dasmës në Kaninë shkuan edhe Kapedanët e Himarës me peshqeshe për çiftin. Ata e shoqëruan nusen deri në Krujë” (Akademia e Shkencave. Epika Historike, I, Tiranë 1983, f. 133).

***

Kështjella e Kaninës

Kështjella e Kaninës ngrihet mbi një kodër prej 380 m të lartë në pjesën juglindore të qytetit të Vlorës. Arkeologët e kanë përcaktuar si një fortesë me karakter mbrojtës që i shërbente qysh në antikitet bashkësisë ilire të Amantëve. Me një sipërfaqe prej 3.5 ha dhe e rrethuar me mure që i përkasin teknikave, stileve dhe kohëve të ndryshme, kështjella, ishte e aftë të strehonte njerëz dhe mjete të konsiderueshme. Qëllimi i saj ishte kontrolli mbi gjirin e Vlorës, fushat bregdetare dhe luginën e poshtme të Lumit Shushica. Këtë rol ajo e luajti edhe gjatë shekullit të fundit, kur në vitet ‘90, kur prej saj u largua i fundmit nënrepart i Ushtrisë shqiptare.

Kështjella e Kaninës mbetet edhe sot një nga destinacionet e preferuara të turizmit historik dhe kulturor në Vlorë. Nuk mund të kuptohet Vlora pa Kaninën dhe anasjelltas Kanina pa Vlorën. E natyrisht që një shkrim i tillë nuk shërben veçse si një “ngacmim” që nëpërmjet përmendjes së këtyre personazheve të historisë, të “pasurojmë pasaportën” turistike të këtij monumenti.

Share This Article
5 Comments
  • Binjake Histori te dhimbeshme sa mbreselenese!

    Me te lumte ajo mendie komanduar ate PENE,
    i nderuar djale,Ilirjan Gjika,me shpie ne Mote e miq,qe s’duhen harruar e na ben krenar kujtuar ne kete prag festash te Nendoreve.(1444-1912-1944),qe na bejne krenare.(une jam gjysh mbi 80 vje..qe te lexoj).
    Po mua, me lidhin ca momente te vecanta,ani se jam nga Dahgellia Naimjane e pikerisht nga Zavalani,dhe ky fshat emer lene,me bijte e tij si; “Vellezeri Frasheri”,e per Zavalanin, “Familia ZAVALANI” ne breza,deri sot Rilindasit e luftetaret e pare te Pavaresise:Mendu,Izet, Fehmi e Tajar Zavalani,sa fisin me autokton Xhoga qe do te linte emer me Jano P.Xhoga,(im gjysh) rene si bien trimat kryecetes qe komandonte, ne mbrojtie te Pavaresise sapo shpallur plaku Ismail Qemali em 1913,pikersit ne Nedor, luftuar kunder ushtrive pushtuese-fqinje.(Faleminderi Qarkut Gjirokaster ne 100 vjetorin e renies tij,nderuar me titullin “Mirenjohie”.
    (pas renies si HERO).
    Po ajo Kanina Historike, i nderua Ilirian, eshte mbushur me histori e heroizma shelullore dhe faleminderit juve,qe ne kete kuader te festave te Nendorit,qe perkojne dhe me 550 vjetorin e te Madhit Gjegj Kastroiti Skenderbe,na beni te jetojme me Historine e saj,dhe Luftetareve dhene emer, deri me te madhen Donik Kastrioti me baba,Princin Gjer Aranitasi.
    Me lejo te permend,nje mikun tim te nderuar sa te ndierin Halil Halil, basjkekohes ai Inxhinier Elektrik nje jete,pas 5 vjet ne Gjirokaste sa dipllomuar, ne vitet pas 1970 tes ne Vlore, qytetin e tij te lindies,me ate familie te shndose e atdhetare.(oficere dy vellezer sa te motren Inxhiniere e U.Tiranes dhe ajo,po Halili do mbante me vete nje histori te dhimbeshme te kohes,si ish Drejtor i elektrikut ne Vlore,ndodhur ajo ngjaria e nderpreries se energjise elektike,teksa udheheqesi Hysni Kapo, takohej e bisedonte,me bashkefshataret e tij ne fshatin e lindies Terbac,kryetari i radhes i Komiteti te Vlores e pushon nga puna drejtorin e Nd.Elektrike,per kete ngjarie,qw beri buje.Po Halili e pesoi. Nje vit me von, ne te njejtin vend,festa e perviteshme,me djalin e tyre Hysni Kapo, i dyti i Partise Punes,si i therrisnin te gjithe.Biseda si gjithnje me me pleqte,do niste me nje batute te me plakut:
    -Mor djali Hysni; c’koke do na prec sivjet?!..ju drestua ai me goten e rakise ne dore,ani se ne lendine ishin, Udheheqesi nderuar bir i ketij fshati, u habit me kete batute shakaje dhe i thote:
    -Ti e di o xhaxha,une s’ vij e pres koka(qingji),dua bisedat tuaja!
    -Jo po,vjet si sot nje vit, na ia “preve koken”,inxhinierit sa djalit tone,Halil Halili,se t’u pre zeri tek flisie ne mikrofon …!
    Nje heshtie e plote mes atij gezim,sa kryetari,(po ai i nje viti me pare), si autor i asaj mase mavrije,u krekos e tha:
    – E pushova ate dhe e kishte pake dhe ashtu i krekosur shtoi-Te nderprese driten,tek fliste djali Yne-udheheqes.
    Hysniu si asnje here tjeter i ra gjynjeve me pellembe.
    -C’ke bere more Kryetar ziu !?Sillmani ketu e, njeheresh, ta ktheni ne detyren qe kish.-Ja keto na bejne, qe na marin neper goje ne, deri ne udheheqien qendrore te partise sa shtetit.- fshiu vetullat me nje psheretime, teksa ai gjyshi i kerkoi te falur…
    **
    Pa mbaruar ajo ceremoni miqesore me,djalin Hysni, (keshtu e therrisnin ne cdo takim,ardhur nga kryeqyteti) vene e marin Halilin e urte,qe Sh.Hysni e njihte dhe nga afer, si Kaniniot djale, me vellezeri etij ish partizan..
    Keshtu u rikthye ne detyre i miri Halil ku punoi deri prag dalies ne pesion.
    Mare dhe dhimbien e ndaries nga jete te Birit te Vlores e gjithe shqiperise Hysn Kapo,para kohe, me ate ne kjtese jetoi ne Vlore, deri fatkeqesisht ndare nga jete para kohe (2008).
    Peng i dyfishte per mua,se ne viziten e fundit shkuar ne Vlore,tek femijet e xhaxha Andres, Ai kthyer nga Franca qe me 1947 me 5 femije buzequmesh,qe e nderojne, sot kuadro pesioniste me nipa e mbesa.Ai ndare nga jeta me 1962. Ne Vlore une dhe dy djemte e dajove;Ropi e Stefan Dame oficere nga te paret pas lufte,me histori te vecnta mbreselenese nje jete ne Vore
    ** me nostalgji e kujtoj kete ngjarie sa te ndiret sa halilin dhe Xha Andren,qe nuk i gezoi arritie e famijeve,ndare dhe ai para kohe,pas nje jete minator sa ne France(Lion)dhe ne Minieren e Selenices ketu ne Vore. Ndiese pacin ate qe si keni me midis nesh. Famijeve te ketyre familieve pershendetie te nje gjyshi.
    Sa ju suksese i nderuar Ilirian Gjika, me penen tuaj.

    Toronto03-11-2017 Dhimiter Xhoga(GND)

  • DOMAGE …… NUK E KAM VIZITUAR AKOMA ..SA TE VIJE DUHET TA VIZITOJE SE KJO ESHTE ALABANIA JONE ..ME HISTORIRA DHE NGJARJE TE BUKURA …????POR EDHE TE HIDHURA …..MERCI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *