Kriza greke po provokon një shtrembërim optik, pothuajse psikedelik, në shumë pjesë të Europës. Hedh rrënjë ideja që politikat e adoptuara për t’iu përgjigjur krizës që shpërtheu në Athinë në vitin 2010, e që vazhdoi në vende të tjerë, kanë dështuar tërësisht. Eshtë një bindje kjo, e cila qëndron në themel të propagandës së të gjithë partive të ashtuquajtura populiste – në të majtë e në të djathtë – që kohët e fundit kanë rregjistruar fitore elektorale, dhe në rastin e Greqisë, kanë marrë pushtetin. Kush kujton situatën në tregjet dhe në ekonomitë e Europës në vitet dramatikë 2011 dhe 2012, nuk mund të mos shohë një realitet të ndryshëm. Si dhe të vendosë transformimin e krizës, nga financiare në politike, në një perspektivë të ndryshme.
Vendet që iu nënshtruan një programi formal shpëtimi – Greqia, Irlanda, Portugalia – apo programi ndihmash për vështirësitë e sistemit bankar – Spanja – kanë adoptuar të gjithë këshillat e trojkës, e formuar nga BE, BQE dhe FMN: një kombinim i reformave strukturore dhe shëndoshjesh së bilanceve publikë, në këmbim të mbështetjes financiare. Rezultati nuk është vetëm fakti që faza më eakute e krizës, e cila në verën e tre viteve më parë ishte ende dramatike, tashmë është një kujtim: merita e qetësimit të tregjeve i shkon ndërhyrjes së famshme të Mario Draghit, në të cilën presidenti i Bankës Qendrore Europiane siguroi që Euro nuk do të dështonte. Ashtu sikurse edhe ekonomitë që i nënshtroheshin “kurës”, e cila nuk ka qenë thjeshtë rreptësi fiskale, po e rimarrin veten.
Komisioni Europian parashikon që Irlanda do të rritet këtë vit me 3.6%, pasi u rrit me 4.8% në vitin 2014: me një papunësi të parashikuar në nivelin 9.2% në vitin 2016, nga një nivel 13.1% që ishte dy vjet më parë. Ekonomia e Portugalisë është rikthyer në pozitive: më shumë se 0.9% në vitin 2014, dhe këtë vit do të arrijë 1.6%, me papunësinë që bie me tre pikë, në krahasim me 16.4% që ishte në 2013-ën. Si Dublini, edhe Lisbona, që në kulmin e krizës nuk mundeshin të tërhiqnin para prej investitorëve, janë rikthyer në tregje dhe kanë dalë prej programit të ndihmave. Spanja këtë vit do të rritet me 2.8% dhe të papunët – një problem strukturor i vjetër për spanjollët – do të bien me pothuajse 4 pikë në krahasim me 26% që ishte dy vjet më parë papunësia. Vitin e kaluar parashikohej që edhe vetë Greqia do të rritej me 2.9% në vitin 2015, me papunësinë e cila kish nisur të binte që në vitin 2014, në krahasim me 27.5% që ishte në 2013. 12 muaj më parë, Athina ia kish dalë në mënyrë të jashtëzakonshme që të rikthehej në tregje dhe të siguronte para, qoftë si shtet sovran, qoftë përmes bankave të saj. Nëse, pas fitores në zgjedhje në 25 janar të këtij viti, Syriza do të kish bërë ndonjë reformë të majtë – të detyronte evazorët e mëdhenj fiskal që të paguanin taksat, të merrte ndonjë masë për lehtësimin e krijimit të vendeve të punës – sot, udhëheqësi i saj, Alexis Tsipras do të ishte Kryeministri i rimëkëmbjes dhe i rikthimit të Greqisë në ekonomitë europiane dhe globale. Por, në vend të kësaj, ai rrezikon kaosin.
Ajo që po i ndodh Athinës – paaftësia për të modernizuar vendin – është tregues i një rreziku më të madh për Europën: i asaj që ndodh, kur një lëvizje populiste siguron mbështetje, e cila i lejon të influencojë zgjedhjet politike, apo edhe të marrë pushtetin.
Ajo që bashkon Syrizan me partitë populiste që i afrohen pushtetit në Spanjë, Francë, Finlandë apo Holandë, është se, në dallim nga partitë e konsoliduara, këto nuk kanë pothuajse asgjë për të humbur, nëse kur të jenë në qeverisje, dështojnë: maksimumi do të kthehen atje ku ishin, në opozitë, apo drejt hiçit. Kanë lindur pa amigdalë, ajo pjesë e trurit që është përgjegjëse për frikën: mund të luajnë me fatin, sepse nuk rrezikojnë që të paguajnë pasojat e veprimeve të tyre. Për këtë arsye, në përgjithësi, kanë programe qeverisës psikedelikë por jo të besueshëm, të paaftë të përballen me realitetin dhe ta ndryshojnë.
Jo se në Europë gjërat shkojnë mirë. Më e keqja e krizës ekonomike ndoshta ka kaluar, por problemet mbeten: rritja është e ulët, produktiviteti nuk përmirësohet, shoqëria plaket, inovacioni vuan, papunësia mbetet e lartë. Recesioni i madh ka lënë plagë që do të duhen vite të shërohen.
Kështu që, është e kuptueshme që në shumë shtete, qytetarët të shprehin vota proteste. Por, përgjigjet ndaj këtij kalimi të vështirë dihen: reforma kombëtare për të bërë ekonomitë dinamike dhe prodhuese pasurie, dhe reforma të BE. Sa për populizmat: testi i tyre i acidit po kryhet këto orë, në Athinë. /Corriere della Sera/Bota.al

ku e ku Greqia me Irlanden. Greku ne BE eshte aksident historik ndersa Irlanda ka qene pjese e Mbreterise se Bashkuar dhe per rrjedhoje ka tjeter tradite sjelljeje ndaj shtetit. Greqia duhet jo vetem larguar nga euro por dhe nga BE sepse eshte vetem vater infeksioni per integritetin e BE.
KRIZA ishte nje rast i madh per te realizuar plotesisht ,
objektivat , mbi te cilat kane 30 vjete qe punohet . , Ku politikat
Autoritare jane instrumenta .
Italia eshte vendi i dyte i Perdorur si Kavie
MBAS GREQISE . , DUKE bere eksperimente Liberiste .
Me greqine e kane Eksagjeruar , dhe per kete Troika eshte consapevole .
Per italiane Projekti eshte ndryshe ,
Por jo tek Objektivat qe jane njelloje ,
si Puna , shendetsia , pensionet , dhe te gjitha te drejtat Sociale.
Kerkojne te arrijne ne te njejten societa te Tregut
te Detyruar me si ajo e greqise ,
Por duke evituar reaksionin e njejte politik si ajo e greqise .
Pra per Italine .
Me shume Furbizia , Kohe per masat ,
dhe mbi te gjitha kerkojne nje Bllok konsensi politik rredh saj .
Dhe per kete duhet nje MUTAZION GENETIK TE PD
SI parti kombetare .
Qe ne te vertet eshte nje parti Kollaborazioniste me TROIKEN .
DHE PER KETE renzi ka edhe Sindikatat bashkepuntore .
O ballisto, mire ata qe dine italiançe te kuptojne, po ne qe nuk e dime si tja bejme, perkthyesi i google nuk punon me kete sallaten qe gatuan perhere. O shkruaj shqip o italisht se po na shkaterron kompjuterin. meso dhe pak me teper shqip dreqi ta haje se nuk te ben dem.
Dje pashe filmin e ri
” La centesima scimma ”
nje dokumentar qe denoncon me detale
Diktaturen finanziare te UE
kY FILM ishte nje emocion
ku te shpjegon , se si FUQIA E BANKAVE ,
dhe te atyre qe kane instrumentat ,
Po ulin ne gjunje te gjithe
shtetet e Europes jugore .
Shikoni greqine , per ta besuar .
Habitem me kete hitalan Velabishti qe paska mesuar hitaliancen. Une qe di llatinisht, toskanisht, napolitanshe, kalabrisht dhe velabisht, me mire te vras Sali Mutin sesa te perpiqem te gjej kete fjalen hitalane “scimma”, Por cfare dote thote kjo fjale ne shqip more ballist i poshter qe ma bere mendjen arzhavell fare!
Anti -shqup .
Scimma – nga nxitimi kam harruar nje i ,
Keshtu ti lexoje Scimmia
qe do te thote Majmun .
Nje qe kupton shume dialekte
nuk duhet ta kete kaq te Veshtire
ta lexoje , e te kuptoje edhe gabimet ortografike .
Nejse o Anti – Shqyp .
Kerkoje ndjese , qe te priosha Fund – javen .
Kur i shikon gjërat nga jashtë flet si ky i shkrimit, si kodra pas bregut. Ne që jetojmë këtu në Greqi e dimë fare mirë se çfarë po ndodh.
Së pari po detyrohen pasanikët e mëdhenj të paguajnë taksat që si kanë paguar asnjëherë dhe janë ata që ushqejnë bizneset gjermane dhe të tjera biznese europiane me shitblerje të paligjshme dhe me kontrata që asnjëherë nuk zbatohen. Mjafton të shikohet se çfarë dëmi ka pësuar ekonomia greke nga këto kontrata që nuk janë zbatuar që të kupohet se për çfarë flasim, miliona dhe miliarda euro të humbura dhe që i kemi paguar me djersën tonë.
Së dyti, për Europën, Ballkani është njësoj si Afrika. Shfrytëzim maksimal dhe përfitime kolosale në xhepat e Europës me nivelin e jetesës në minimum. Kur Pol Tomsen vjen në Greqi si i dërguari i Trojkës dhe thotë se: “Ju jeni ballkanas, 300 euro rrogë janë më se të mjaftueshme për ju”, ju çfarë kuptoni? Ballkani ka qenë gjithmonë mish për top dhe vazhdon të jetë. Mos u gëzoni shumë ju të Shqipërisë se Shqipëria do futet në komunitetin europian. Do katandisemi më keq se sa Greqia. Shkoj në Shqipëri dhe shikoj gjendjen më tragjike që mund të kem parë në jetën time, alkol, kafe, hashash. U është mpirë truri njerëzve dhe e kanë mendjen të ikin e të zhduken nga Shqipëria. Dembelizmi në maksimum, tokat djerrë, dhe mendjen për tu pasuruar brenda një nate. E gjithë pasuria kombëtare ka kaluar në duart e të huajve në formën e biznesit. Këto janë hapa drejt dorëzimit të plotë të autonomisë të vendit. Çfarë kujtoni ju se ndodh me shtetet që futen në Europë? Të gjitha shtetet që janë brenda komunitetit europian, kanë pushuar së qeni sovrane dhe autonome. Është një nga pikat në të cilën do të duhet të biesh dakort dhe të hedhësh firmën, përndryshe nuk pranohesh. Jemi katandisur dhe do katandisemi më keq se kaq, skllevër të kohëve moderne në vetë shtëpinë tonë. Këtë po përpiqen të bëjnë në Greqi dhe do ia kishin arritur po të mos kishte dalë kjo qeveri.
Më vjen pështirë të lexoj shkrime të tilla pa baza. Atë që autori nuk përmend është mënyra se si Islanda i bëri ballë krizës. Ja kërkoni dhe lexoni dhe të shikoni se çfarë ndodhi. Sot nevojiten udhëheqës me tope dhe jo udhëheqës që e kanë mendjen tek rryshfetet dhe tek lekët. Zgjohuni përpara se të jetë vonë. Mbetshi mirë.
Ballisto…..programet e grupit P2 me Berlusken ne Kupole dhe Soldatin adolishent Renzin po japin frytet e veta.
Ki parasysh qe thelle thelle ose lart,po zhvillohet lufte e ashper,djegja se shpejti e Rusise per kampionatin boteror nqs ajo nuk kthen qendrimin me Ukrainen eshte i afert,Formimi i Bankes Aziatike alias FMN-se aziatike udhehequr nga Kina dhe kundeshtuar nga Usa(komiteti),dhe te tjera qe jane ne sfond,situata deri ne 2018 nqs nuk permisohet,ateher mbase nuk ndodh e keqja me e madhe.???