Hiti i Adele, i kopjuar?! (VIDEO)

Dita

Fansat e këngëtarit amerikan, Tom Waits, e kanë akuzuar këngëtaren Adele për kopjim të hitit të saj të ri, “Hello”.

Artistja britanike u kthye pas një pauze trevjeçare dhe rezultoi jashtëzakonisht e suksesshme me këngën e re duke thyer rekord shkarkimesh (mbi një milion për një javë).

Sipas fansave të Waits, “Hello” është shumë e ngjashme me këngën nga viti 1973, “Martha”.

Në këngën e tij, Waits thotë: “”Hello, hello there, is this Martha?”, ndërsa kënga e Adele nis me fjalët: “Hello, it’s me”.

Producenti i Adele, Greg Kurstin, ka pranuar se këngëtari 65-vjeçar ka qenë frymëzim për të gjatë kohës kur e ka shkruar këngën.

Më poshtë jua sjellim të dyja këngët dhe mund të vlerësoni ngjashmërinë e tyre.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *