MË KEQ SE HITLERI!

redaktor
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Një nga pakënaqësitë më të përhapura të elektoratit të majtë me qeverinë dhe kryeministrin e saj Rama, ka të bëjë me faktin që, në këto dy vjet, ajo nuk ka spastruar me fshesë të hekurt nga administrata publike “njerëzit e PD” për të vendosur në vend të tyre “njerëzit e PS”. Këtij presioni të elektoratit militant, para të cilit janë përulur të gjithë kryeministrat e derisotëm të tranzicionit, Rama ju përgjigj edhe para disa ditësh, duke ritheksuar se kërkesat për punësim do të tentohen të kënaqen nëpërmjet sektorit privat dhe jo administratës publike. Një përgjigje vërtet zhgënjyese për jo pak militant të majtë të papunë prej vitesh por, për hir të vërtetës, e vetmja në përputhje me synimin për krijimin e një shteti modern në Shqipëri.

***

Vendimi i Ramës për të mos keqpërdorur administratën publike për të kënaqur nevojat e militantëve nuk gëzon popullaritet në Shqipëri ndaj, si çdo akt jo populist, është i mbarsur me kosto politike për atë dhe qeverinë e tij. Por ama jo për shtetin! Sepse pikërisht këtu, kemi një rast të zbatimit të motos “sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet” që lideri historik i të majtës Fatos Nano e emetoi por nuk e zbatoi.

***

Po të marrësh në sy rëndësinë që ka për një shtet modern demokratik-liberal krijimi i një burokracie të paanshme dhe të aftë, kupton dëmin e madh që liderët historikë dhe qeveritë e tyre i kanë shkaktuar shtetit shqiptar me qëndrimet e tyre populiste. Në fakt, pakënaqësia ndaj Ramës sot, është shprehje e asaj përvoje mizerabël, këmbëngulëse në këto 20 e kusur vjet, për përzënien nga partia që fiton zgjedhjet, të nëpunësve publikë të emëruar nga partia e mëparshme në qeveri dhe zëvendësimin e tyre me militantë. Ky klientelizëm, që është përtërirë pas çdo ndërrim pushteti, ka vepruar si një reaksion zinxhir bërthamor në shtet duke rrënuar burokracinë e tij. Ilustruar mitologjikisht, kemi parë të rimishërohet legjenda e Rozafës kur murin e shtetit që ngrinte një parti apo qeveri, e shkatërronte partia apo qeveria tjetër. Pra, shkatërronin shtetin! Dhe pikërisht tek ky rrënim e ka burimin edhe një nga dobësitë më të mëdha të shtetit shqiptar, një nga shkaqet që ai vazhdon të jetë e dobët, dhe ndër më të varfrit në skakierën e kombeve si këtu e 100 e ca vjet që nga dita e krijimit të tij. Dhe pastaj ankohemi se përse kombet e tjera i kanë nëpërkëmbur shqiptarët duke ja rrëmbyer edhe gjysmën e trojeve. Sepse nuk kanë pasur shtet, ja sepse! Dhe që të kesh shtet duhet të kesh burokraci.

***

Por që të kuptohet kaq gjë, lipset të kuptohet rëndësia që ka burokracia për shtetin. Gjë e vështirë kjo, në një mjedis social ku triumfon ende lidhja familjare, fisnore apo partiake ku, jo vetëm shteti vazhdon të shihet nga jo pak njerëz si “armik” apo i huaj për interesat e tyre, por edhe burokracia apo burokratizmi (edhe si reminishencë e ish-propagandës komuniste) si një e keqe që duhet luftuar. Por përvoja ka treguar se pa një administratë burokratësh të aftë dhe të paanshme, shteti nuk mund të kryejë si duhet as funksionet minimale bazë si për shembull, sigurimin e të mirave publike (ajri dhe uji i pastër), mbrojtjen e rendit, rregullin dhe ligjin, të drejtën e pronës apo menaxhimin makroekonomik, shërbimin shëndetësor apo mbrojtjen e të varfërve. Për të mos folur për ato që quhen funksione të nivelit të mesëm, që kanë të bëjnë me, për shembull, mjedisin, edukimin, monopolet, sigurimet shoqërore apo funksionet aktive, që kanë të bëjnë me politika industriale dhe ato të rishpërndarjes. Dhe duke pranuar se shteti shqiptar ka problem të mëdha, deri edhe me pastërtinë e ajrit apo furnizimin me ujë në qytete e fshatra, duhet të kuptojmë se këto mangësi dhe të tjera, e kanë rrënjën edhe te mungesa e një administrate publike, të aftë dhe të dedikuar ndaj të mirës publike.

***

Nënvizojmë se bëjmë fjalë për një çështje shtetndërtuese që shumë vende e kanë zgjidhur shekuj më parë. Duke lënë mënjanë Kinën, që ka nisur t’i pranojë nëpunësit publikë me konkurs e meritë duke krijuar një shtet jo-patrimonial, nja 18 shekuj para se një dukuri e tillë të shfaqej në Europë, është me vlerë të fokusohemi tek përvoja e Gjermanisë (Prusisë) që, ndryshe nga shtete thuajse të dështuara si Greqia apo edhe Italia, ka sot burokracinë më profesionale në kontinent. Sikundër tregon Francis Fukujama në një nga librat e tij të fundit, kalimi nga një burokraci familjare, e miqve dhe e shokëve, në një burokraci moderne bazuar kryesisht në meritën, ka ndodhur në Prusi në periudhën mes vitit 1640 deri në fillim të shekullit të XIX. Në fund të kësaj periudhe, duke zbatuar moton “parime demokratike në një qeveri monarkike” shohim që diktatura personale e perandorëve të Prusisë, të transformohet në një “autokraci liberale” (Rechtsstaat) që do të thotë se perandorit, i duhej të sundonte me anë të një burokracie shumë të institucionalizuar që presupozonte edhe një sistem mjaft të zhvilluar ligjor. Prej këtej e ka burimin edhe fabula e mullixhiut Myler të cilit, Perandori tentoi t’ia prishte mullirin e vjetër, nga që donte të ndërtonte aty një pallat, por nuk ja arriti sepse mullixhiu e kërcënoi se do ta hidhte në gjyq! Pra, në një kohë kur demokracia nuk ishte shfaqur ende në Prusi (ajo do të vendosej në Gjermani vetëm në Republikën e Vajmarit pas Luftës së I Botërore), kufizuese e pushtetit apo arbitrariteti perandorak, ishte burokracia e paanshme dhe profesionale publike.

***

Përfitimet që kanë patur nga një burokraci kufizuese e pushteteve politike, i kanë bërë gjermanët ta ruajnë me fanatizëm autonominë e burokracisë (administratës publike). Madje, edhe nga vetë demokracia pasi ajo nisi të shfaqej e zhvillohej. Ndërsa burokratë mund të uleshin në Parlament, ky i fundit, nuk kishte asnjë pushtet në emërimin e nëpunësve. Kjo edhe pse, përveç mbështetjes së gjerë publike, u krijua edhe një koalicion, i quajtur “absolutist”, i partive konservatore dhe atyre të klasave të larta e të mesme që, sikundër shpjegon Fukujama duke cituar Martin Shefterin: “..mbështeste autonominë e burokracisë dhe e mbronte nga tentativat e partive të reja politike për të vendosur pasuesit e tyre në poste me ndikim”. Rrjedhimisht, edhe gjatë republikës së Vajmarit, socialistët, demokratët apo centristët, ngurronin të vendosnin njerëzit e tyre në aparatin burokratin nga që i trembeshin një reaksioni, jo vetëm politik por edhe publik, kundër republikës.

***

Aq e fortë ishte kjo traditë sa, është e çuditshme të mësosh, që madje edhe nazistët, kur erdhën në pushtet në vitin 1933, ndonëse ja nënshtruan ushtrinë vullnetit të tyre, lanë të paprekur një pjesë të mirë të burokracisë! Ndryshe nga bolshevikët në Bashkimin Sovjetik apo maoistët në Kinë, nazistët, me disa përjashtime të vogla, u përpoqën të shfrytëzojnë kapacitetet e burokracisë ekzistuese. Pas rënies së Hitlerit, pati një përpjekje të autoriteteve anglo-amerikane, në emër të denazifikimit, për të spastruar administratën publike. Por pas një ligji të miratuar në vitin 1951, nga 53 mijë nëpunës të shërbimit civil të spastruar fillimisht, vetëm rreth një mijë mbetën të përjashtuar përgjithmonë nga shërbimi. Dhe kjo ishte rrjedhojë, jo e ndonjë tolerance ndaj të kaluarës, por e nevojës për një burokraci të aftë e cila, është traditë dhe nuk mund të krijohet në ca pak vite.

***

Kështu pavarësisht situatave politike, madje pavarësisht trashëgimit të stafetës së shtetit nga regjime antagoniste, tradita e një burokracie me cilësi të lartë dhe autonome ka mbetur e paprekur. Dhe pikërisht ky, është një ndër faktorët kryesore të suksesit të Gjermanisë së sotme. Tek ekzistenca ose jo e një burokracie profesionale të shtetit, duhet parë edhe arsyeja pse Gjermania e përballoi me aq sukses krizën e fundit financiare ndërsa Greqia apo Italia, llocën aq pa shpresë në të. Burokracia është për një shtet si motori për një makinë.

***

Përvoja gjermane që nuk ngjason fare jo vetëm me atë që zbatuan komunistët e Enver Hoxhës pasi morën pushtetin, por as edhe me atë që zbatuan “demokratët” e Sali Berishës sapo erdhën në pushtet. Madje këta të fundit, u treguan më të ashpër se komunistët (këta të fundit i bënë spastrimet andej nga viti 1966 pasi menduan se kishin edukuar burokracinë e tyre) ndaj administratës që trashëguan. U treguan pra, edhe më agresivë edhe se Hitleri ndaj burokracisë. Pa asnjë sens për shtetin dhe shtet -ndërtimin, i kamufluar me “antikomunizëm” por me etjen primitive për të përdorur administratën publike si plaçkë për të darovitur familjarë, miq, shokë e militantë, me një populizëm të skajshëm dhe të verbër, Sali Berisha udhëhoqi një operacion spastrimi të burokracisë që hodhi edhe themelet e traditës antishtet që ripërtërihet sa herë ndërrohen pushtetet, por që refuzohet me kosto politike nga qeveria e sotme. Dhe ky quhet lider historik!

***

Sipas ankesave të opozitës së asaj kohe, rreth 250 mijë persona u flakën nga puna dhe sipas Helsinki Watch “…zëvendësimi i këtyre nëpunësve është kryer mbi bazë kriteresh personale dhe politike…vendi i tyre në më të shpeshtën e herëve iu dha përkrahësve të Partisë Demokratike ose të afërmve të tyre”. Por ndërsa ai spastrim i hershëm mund të racionalizohet me dekomunistizimin, ç’mund të thuash për ato që janë bërë në vazhdim, nga qeveritë “demokrate” e socialiste, duke e shndërruar administratën publike në një prostitutë që e përdorin të gjithë kalimtarët e pushteteve të radhës? Kalimtarë përdhunues të shtetit që edhe kur miratojnë një ligj për administratën, si ky i fundit, e bëjnë që të mbrojnë “me ligj”, pikërisht plojën që kanë bërë në radhët e burokracisë duke e mbushur me militantë të paaftë. Dhe shqiptarët do vazhdojnë të ankohen se “nuk ka shtet”, që në fakt e shkatërrojnë pa pra si një Rozafë me duart e tyre, do vazhdojnë të kenë një shtet të dobët dhe institucione jo funksionuese, komb të nëpërkëmbur, sa kohë nuk do të gjejnë rrugët për të ngjizur një burokraci të aftë, të paanshme dhe të paprekshme. Një burokraci të shtetit dhe jo të partive dhe qeverive. Si bëhet kjo? Mësoni nga Prusia pra, nga Gjermania!

Share This Article
19 Comments
  • Andrea, ndër herët e pakta që të lexoj një shkrim, me të cilin jam plotësisht në një mendje me ty.Respekt!

  • GJENETIKET KOKE GDHE.

    Keta mor Z. Stefani nuk duan te mesojne nga askush,keta jane shqipo koke gdhe gjenetike,keta vetem revolucioni popullor, puro shqiptar, ashtu shqiptarce, i qeron nga politika, duke ju sekuestruar edhe nje qindarke.

  • STEFANI : ” Sakrifikojme pushtet per te bere shtet.” ( sipas nanos)…

    Kot fare e lidhur me gjendjen e administrates kjo shprehje ‘tallese’…

    Pse?!

    Ne kohen e berishizmit mos kishim gje administrate civile te nivelit mjaftueshem mesatar ?! Aspak. Plotesisht partiake qe nuk dinte as shqip,as aritmetike,as ligj a vendim,bile as vule e firme…

    Tjeter gje ‘meritokracia’…Meritokrati nuk e njeh politiken si ‘shpate Demokleu” por si Ligj,si Vendim ,si Udhezim, si …sherbim ndaj qytetarit …pa para…pa pushtet…

    Frika per ‘pastrim politik’ e kthen ne leter higjenike ‘konkurimin meritokratik’ dhe e bene batak administraten vetem per perfitim monetar ne kurriz te halleve te miletit…

    Administrata nuk ka paga per te patur zili,madje i sorrollaten pensionit me te larte plus shtesat,por ama ajo eshte vetem ‘paga e bardhe’ pasi e zeza bene hatane…(Besoj u informuat per nje drejtor burgu ne Drenove qe pagen mujore e merrte me nje dore…Po sa duar ne muaj ?!)…

    Po edhe Rama ka ‘shushunjat’ e veta qe i kane sjell vota e duan te marrin shperblimin…Pale Meta si burre malesie qe e shtrydh ‘mocalin’ per bretkoca…

    Fati i demokracise ka mbetur ne ‘zarfa te mbyllura’ dhe jo ne votat e ‘hapura’…

    Burokracia jone eshte partitokraci qe ferkon duart nga hallet e miletit…Sa me shume semundje aq me shume para…mjere kush i ka e lum kush i ha…

    5 % ka bere zap 95 % kudo dhe kurdo…Endrat qe na “kaurdisi’ Rama per ‘rilindje’ jane nje parfum me afat skadence paszgjedhjesh…

    Te gjitha i meritojme…

    Hallall o milet…

  • ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahhahahhahah
    Stefani ,te pashe te ” Lajmet ”
    thoshnin te marri partia nga ditet e tua …une do shtoja tellall ,budall dhe demagog si ty
    nuk gjen me partia !!!
    ti rivilicionari i rrrrilindur
    Militantet jane zemeruar se Brizi la penelin ,rimelin dhe me kkkkkkk…onkurs u be dr
    dhe djali i F.Cakallit me kkkkkonkurs u be dr ,e ka filluar konkursin babi ne fakt
    po dhe ajo qe kishte ngelur 3 her ne provim Spiropali me kkkkk…onkurs u be dr
    deshtoi me sukses ,po s’ka gje ,partia dhe deshton ,korrigjon ,ne bashki e rregulluan te shesi fiq me Erionin ,mirkupton partia ,…militantet jo ,ata kot jane ….
    nqs une do vazhdoja kete liste ,do me duhej te bej dhe nje edicion lajmesh me vete
    po ku i dihet ,ti si gaztor je shkas i cdo lajmi
    aty nga paragrafi hicasgjenukthem ,dhe une dua te Nenvizoj qe militantet apo shqiptaret ne pergjithsi ,ju ka ardhur ne maje te hundes ,jo per punesimin por per Mosndershkimin
    e asaj administrate qe sot ti na e quake te paprekshme se do …Beni shtet !!!!!!!!
    pika mu ne koke ty torollak me gjithe shtetin e ekspozitave
    po deri dje qe na cate kaptinen me abuzime e vjedhje ,ku vajten ???
    gjithe ministra e drejtora me dosje dhe tani qenkan te afte qe mos te luajne qe aty ???
    po ti thue troc mor bir ,tani jane me ne ,do vjedhin per ne
    ose ne jemi me keq se ata ….sepse ne fakt sikur ne parlament te kantidonte njerez me
    shkolle e dinjitet ,nuk do ishit ketu sot …po dhe neper bashki te kantidonit ndonje qe s’ka nderruar emrat 5 here ,nuk do ishit ketu …te benit ca me pak ekspozita dhe fasada me leket e FMN ,dicka do kishte ndryshuar

    po ti je tellalli i partise ,nga tenderi ne tender …ops nga fitorja ne fitorje te merr partia per dore ….e kane mire Lajmet qe thone “marrte nga ditet e tua EDveri ”
    Stefani nuk lahet Mmmmmmeta me shshshsh…karravina

    • Stefani, nuk eshte nder me te miret gazetar sot,por eshte me i miri. Eshte me profesionisti,(Ama, kujt i them dhe une!…), Me i pa anshemi,me i drejti…
      Thuaj dhe ti Love,nje here te vetme, si,c’far duhet bere,si duhet bere,dhe kush duhet ta beje?!… Ti, (Mikja ime,nder me te mirat…), Mbete vetem duke cingrisur kedo, qe te del perpara,madje,dhe po s’te doli perpara,do e kerkosh gjitheandej (!)
      Keshtu,mbetesh e vetmuar! Ose, vetem me tartufin,derhanin,apo Veroniken! O,se harrova, dhe me mua…S’ bekam dot ndryshe,zjush!

      • Kush qendron pas nje bythe
        do merisi ere parfumi
        Zhelezno pleh oo shqipe
        je nuhates nga katundi.

        O plehane ti komentatorit Love apo Veronika ,nuk i vjen as tek
        vernacka,,, Trimereshe,qe nga Shekulli,Tema tani tek Dita,perpara
        varganit te pa mbaruar te morrit te kuq,duke te te futur dhe ti pleher
        e qelbur,nuk ja dilni dot ,me argumentat e saj,, plehane si perhere je

  • Respekt Andrea je nder te paktet qe flet bukur e qarte S.R.Berisha , punoj vetem per shkaterrim bashke me Nanon edhe ky qe kemi sot Nuk Po ben asgje per popullin

  • Ore po eshte ne terezi ky Andrea , apo nuk e njeh realitetin fare ? Cfare “elektorati militant” thua mor zotni ? Ata qe i kane sherbyer Sali Birisheve per vjedhjet galopante duhen hequr nje ore dhe me pare ! Jane bashkepunetore ne krimin gjigand ! Cfare thua ti ?

    Apo e ktheve mendjen dhe ti si Rama se nuk ka “KRIM” , dhe nuk ka as “KRIMINELE” ? Po kjo “administrate e krimit” eshte e tera e kapur peng dhe e kompromentuar me vjedhjen gjigande qe i eshte bere Shqiperise !

    Apo je duke iu bashkengjit LU-se qe krimin e shikon tek Doshet dhe Prengat apo Frroket ?

    E me se mire bere qe u lepive ! Be nje artikull dhe na jep ndonje leksion edhe neve te pakten , se si kaperdihen keto gjera ! Me cfare i percjell per ne stomak ? Na e thuaj se sa here jemi munduar , kemi vjelle ! Dhe keshtu ku ishe asgjekundi !

  • Nuk ka tradite naziste ketu or Stefan, ketu ka tradite komuniste me lufte klasash se e kemi ne gjak. Enveri vetem e beri sistem dhe sot eshte nje realitet. Pa lufte klasash nuk jeton dot shqiptari. Ky eshte armik klase dje, ky eshte me Ramen sot. Hiqe ate nga puna se eshte ballist, me fut mua se jam fis komunist. Kjo kenge eshte Himni i Shqiptarit sot. Kush nuk e di, ngel pa pune.

  • Prish bucela,bej kanace,o Stefan,!Kemi qe ne 1945,qe ky popull maskara fshin eliten dhe emeron bijt e partise.Kete beri Enveri,kete beri Saliu,kete po ben Ilir Meta.Rama eshte evropjan ne kete drejtim,sepse votuesit e vet i ka lene rrugeve.

  • Sa je munduar , mor zotni Stefani, per te argumentuar qendrimin e Rames dhe klanit te tij : Deputete te tij, sejmene te tyre, ne lidhje me politiken e kuadrit apo te punemarrjes ne Institucionet Publike te Pushtetit Qendror dhe Lokal !?
    Duket qe realitetin je munduar ta shikosh dhe analizosh nepermjet te librave dhe me cfare shikon ne media, pa zbritur poshte – ne baze sic thoshin dikur. Ndaj calon arsyetimi, pra te ka dale ÇYRYK.
    Ne vazhdimesi te objektit te shkrimit tuaj, meqe Rama foli ne Fier, po ju kerkoj te jepni pergjigje per nje nga Institucionet me te rendesishem te Fierit – Albpetrol Sh.A, sot it hone AlbJurist Sh.A.:
    Cfare ka ndodhur ne Albpetrol Sh.A. ne lidhje me kuadrin drejtues ?
    Ne rast se ke akses te marresh informacion, kuptohet ne se e ke mire me Ramen sepse ndryshe nuk mund te afrohesh as tek kangjellat rrethuese te godines qendrore, ke per te zbuluar se cfare eshte bere ne kete institucion strategjik te Shtetit Shqiptar.
    Konstatimi i pare eshte : Me c’kritere u be caktimi i personit Administrator i Pergjithshem(?). Ke pyeti Rama qe caktoi pikerisht kete person, si me te pershtatshmin per Te, por me te papershtatshmin per ta drejtuar. Fare thjesht, nuk ka pase, as ka haber nga nafta: kerkimi , zbulimi, cpimi apo prodhimi i saj . Si pasoje inxhinjeret e naftes, te te gjitha specialiteteve jane kandisur te tretet per nga rendesia e drejtimit dhe shperblimit : Te paret jane juristet (mbizoterojne ata me diploma Kristali dhe Vlore) me ne krye te derguarin e Rames si Administrator te madh te Albpetrolit, Te dytet ekonomistet – edhe per keta specialiste preferohen ata me diploma Kristali dhe Vlore, te tretet rradhiten inxhinjeret e naftes.(!)
    A do te mundesh te marresh pergjigje se me cfare kriteresh jane punesuar ne Albpetrol specialistet e larte, qe nga Tetori i 2013 e deri me sot?
    A ka pase konkurence ne kete perzgjedhje, ne rast se po a ka pase transparence?
    Ne rast se jo, perse? Atehere qe ketu do te marresh pergjigje per justifikimet qe kerkon te besh karshi menyres se caktimit te kuadrove, te vendosjes qe Rama u beri ATYRE ne shume vende drejtuese . Keshtu vepruan edhe keta “pikerene” te Rames per te caktuar te vegjlit nen veten e tyre.
    Nuk ka si shpjegohet qe kryesisht te perzgjedhurit e pas Tetorit 2013 ne Albpetrol , kane qene ne prezencat e kompanise se K.Kodhimes, me ne krye Administratorin i cili ka qene ndermjetesi i ish-kryetarit te bashkise se Tiranes me firmen 2K te KKodhimes. Vertetohet kollaj fare, bile mund te gjesh ndonje qe vazhdon te shperblehet prej kesaj kompanie. (?!)
    Ka kandar te ngreje arsyetimin tend, zoti Stefani, pse I Perzgjedhuri i Rames ne krye te Albpetrolit mban si sekretare personale te tijen te njejtin person qe kishte edhe i perzgjedhuri i Saliut – ish kreun e PD-se se Fierit ? (!) Pra dokumentat kalojne ne duart e te njejtit person, pra hallexhinjte qe duan te takojne Administratorin duhet te filtrohen nga i njejti person.
    Ka kandar te ngreje asryetimin tend, qe shumica e specialisteve qe ka direkt nen hyqem, ne kupolen qendrore, jane po ata qe ishin para 2013, por te ngarkuar me abuzime te zbuluara nga KLShtetit?
    z.Stefani, vleresoj kontributin tend ne mbrojtje te interesave te shtresave te pambrojtura dhe pa mbeshtetje, por ne kete rast i ke vene shqelmin, sepse ke dale ne mbrojtje te veprimeve te Rames me deputete dhe sejmenet e Tij, qe i kane braktisur keta hallexhinj te cilet kerkojne te punesojne femijet e tyre, megjithese shume prej tyre kane mbaruar me rezultate te larta studimet ne UT. Tani po u thote, se bashku me ju z.Stefani:
    Shkoni tek PRIVATI !

  • Fatkeqesa me e madhe e ketije populli dhe vendi pas Legjendes qe iku, E.Hoxhes ,filozof,dijetar,udheheqes brilant i luftes dhe punes ,qe thoshte se pushteti i popullit linde nga gryka e pushkes dhe mbrohet me gryken e pushkes.Ne krye te vendit ,ne krye te shtetit shqiptar ,ne krye te administrates,ne krye te ushtrise ,ne krye te ministrise Brendeshme,ne krye ushtrise ,ne krye te organeve te drejtesise (prokurori dhe gjykatave )shqiptare ,por sidomos ne krye te administrates me nepotike dhe me te korruptuar qe ka njohur vendi erdhi nje REPTIL gjigantesk SALI BERISHA ,qe ka jetuar ne Kohen e larget te tokes ne Viçidol dhe ka lene gjurme neper shkembej kur kishe qene dikur det,dhe ky reptile nuk ndertoi administrate shtetrore por nje organizat policore ,gjyqesore te P.D-se te famshme per ndjekjen nga puna te gjithe nenpunsit kompetent gjoja enveriste ,dhe ktheu te gjithe armiqet me ashper te popullit.hajdut,vrases,kriminel ,genjeshtar ,tamam si nje Hitler I vogel ,krijoi nje forme organizimi fisi permitive nga zona e tije Viçidoli dhe zonat e rrethet perqark ,qe uzurpoi edhe shtetin edhe pushtetin mori frenat ne doren te tije te zeze dhe shkatrroi themel e qati kete vend.Pra thuaje qarte z.Gazetar !…,nje udheheqes TRIBU,ku Administrata e S.Berishes eshte nje grumbullim fisesh ose popullate, nen udheheqejen e nje shefi me dore te hekurt duke shtypur ,çdo forme te meritokracie ne shtetin shqiptar ,pra nje shtet ose grup krejt te veçante duke favorizuar me privilegje te gjithe antaret e stafit tije , te administrates shtetrore ose me shqip themeloi nje KASTE shtetrore .qe denoi me vdekje ekonomine ,e shtetin shqiptar ,administraten ,dogji vendin,shqiperia ne zjarr.Ky eshte reptili gjigand ,i famshme per ndjekjen e kundershtarve deri te zhdukja e RR.Hoxhes pa nam e nishan.,Ndezjen e hedhjen ne ere te bombes ne Gedec,vrasjn me 21 janar ,vjedhjen e 250milon euro te rr.kuksit ,shitjen e detit,etj krime pa funde .Tortura qe i beri popullit e vendi ky njeri e ndeshkoi me vdekje administraten shqiptare ,por edhe ekonomike ,injekti helm ne vena ,e ne damare te shqiptarve,gjaku do pastrohet pase 100 vjetesh.~~~~~~~~~~~~#

  • Problemi eshte me i thjeshte se sa duket, o Andrea. Socialistet dhe sidomos militantet, sot jane te pakenaqur me lidershipin e tyre, jo vetem se nuk po largojne te paaftet e PD-se nga administrata, por edhe atehere kur kane rast per shkak te nje reforme, si ajo territoriale psh, te paret qe po hiqen nga puna jane socialistet.
    Dhe socialistet shohin se edhe per ata qe meren ne pune, ndiqen kritere qe s’jane kritere. Lere se cfare thone, konkurse, konkurse. Nuk ka konkurse askund dhe per asnje vend pune.
    -Ne pune ka hyre djali, vajza apo nipi i shokut x, por or po djali i shokut…Se ne PS ende i therrasin shoku x. Dhe i ke sot neper zyrat e pushtetit lokal apo ne Drejtorite Rajonale, te gjithe fisin te punesuar. Sikur ne ate rreth vetem ai fis qenka i zguar. Te tjeret!!!???. Po cte zgjuar jane? Po te ishen te zgjuar do te kishin vazhduar shkollat, do te kishin dale shkelqyer dhe do te kishin care diku neper kompani private brenda apo jashte vendit dhe me paga shume te mira. Po jane injoante dhe medioker dhe askush nuk i qas ne dere, vec rrofte miqesia dhe shoqeria per te filluar pune dhe vegjetuar ne zyrar e shtetit pa patur idene edhe si formulohet nje shkrese e rendomte.
    Ose jane punesuar njerez te perlyer ne afera apo krime te ndryshme, qe e gjithe zone i njeh, por nuk fasin. C’u duhet atyre te grricen me te fortit? Apo i mbron kush? Dhe i afti, qofte me shkolle, apo pa shkolle nuk gjen dot vend pune ne burokracine shteterore. E kemi parasysh i thone. Dhe te tjere vazhdojne te fillojne e te fillojne pune. Po militanti qe nuk ka shkolle? Po une nuk po kerkoj drejtor, thote ai. Nje pune me lopate ne dore po kerkoj ose roje objekti. Jo as ketu nuk ka vend pune per ty.
    Dhe e turpshme ajo qe tha kryeministri pak kohe me pare, ne Lezhe me duket: -” Te gjithe kerkojne pune. Pune ka te privati. Pse e votuat PS, per nje vend pune? Ju e votuat PS per idealet qe keni. Ju te jeni te kenaqur qe PS po realizon idealet tuaja.”
    He o Andrea, ka tallje me te madhe per socialistet. Ti e di se kush e ka thene, dhe une po e perseris:-Njeriu para se te mendoje per politike, duhet te kete stomakun plot.
    Pra, si mund t’i thuash ti antarit tend te PS, apo militantit, me voto dhe kerko edhe te tjeret te votojne PS-ne, kur ai vuan per buken e gojes dhe nuk arrin te shkolloje femijet, megjithese te shkelqyer ne mesime?
    -Ja pra pse PS ka shkelur e para idealet per te cilat u votua dhe socialistet, anetare, militante dhe simpatizante po zgenjehen cdo dite e me teper. Me c’kuraje ata ne zgjedhjet e ardheshme do t’i shkojne ne shtepi, shokut, mikut, te afermit, fqinjit, bashkefshatarit dhe t’i kerkojne edhe nje here voten per PS-ne. -Po ti mbete vete i papune, o i zi, do ti thone keta. Na the nje here, aman votoni per mua se do te filloj pune. He pra ku e ke punen?
    Prandaj po themi se keto dy vjet, tek shqiptaret me shume nga te gjitha, deme ka pesuar shpresa. Deri ne diten e renies se Sali Berishes shpresa ishte ende gjalle. Ja do te largohet ky hajduti, krimineli, vrasesi, tradhetari i kombit , thane nje milion shqiptare, te cilet sot ai, Berisha i quan aleance e qelbesirave, dhe qeveria socialiste do beje me te miren per njerezit. Mirepo drite ne fund te tunelit nuk duket.
    Po atehere do te ngrihemi me 8 dhjetor, se po ne ben thirrje Luli, per te rrezuar kete qeveri. Mire ja e rrezuam, po ke do te vendosim? Prape Lulin qe vodhi, miliona euro dhe nuk dha llogari kurrkund, vrau ne mes te bulevardit dhe u rregjistrua si tradhetari me i amdh i atdheut, pasi fali pjese te teritorit te tij fqinjeve? Po atehere, c’te bejme? Asgje s’mund te bejme. Shpresa nuk u ringjall. Atehere po rrime ne shtepi dhe po veshtrojme se si vdes edhe shpresa e Atdheut.
    Ose po çajme ferren, po ikim. Nga syte kembet.

  • Ne opinionin tim te gjithe artikullshkruesi, avokatet e qeverive , qeveritareve dhe kryeqeveritareve me laps dhe leter, apo perballe kamerave dhe mikrofoneve te mediave, nder te citet nuk bene perjashtim, madje eshte ne vije te pare dhe Andrea Stefani, nuk jane gje tjeter veçse disa lloj gramafonesh te dale mode por me mantelin e elektronikes moderne.
    Kur shikon kete shkrim te Stefanit, me nje titull bombastik, çdonjeri mendon se do te gjeje nje material jo vetem kritik por dhe nje material qe i çjerr masken politikes harbute shqiptare pa dallim krahesh dhe bindjesh.
    Por kur fillon dhe lexon, madje qe ne fillim, ndjen nje boshllek qe te vjen te perzier dhe e mbaron me zor deri ne fund artikullin.
    Zoti gazetar i Dita-s , shpesh ne rolin e analistit!
    I ke rene nga Kina dhe nuik ke arritur akoma ne lagjen tende atje ku banon ne Tirane.
    Te kuptohemi.
    Qe ketu, ne Shqiperine tone te perbashket, ne keto 25 vjet demoleshanarshi salianoantishqiptare, eshte vepruar dhe po veprohet me stilin e Arturo UI-se se Bertolt Brehtit, nuk do shume mend dhe nuk ka nevoje per te bere koment. Fshati qe duket nuk do kallauz.
    Stili hitlerian ndaj kuadrove te shkolluar dhe me pervoje te administrates shteterore, me synimin per te shkaterruar shtetin dhe per te ngritur keshtjellen me kallame te servilobythelepiresve, ka filluar qe me nenin famekeq 24/1 te ideuar nga hitleri shqiptar por dhe shurrembajtesi i Enver Hoxhes , kryeservili dhe kryespiuni i kohes se komunizmit, Sali Ram Berisha.
    Shteti mor zoti gazetar nuk forcohet , nepermjet rolit te moderuarit qe ka bere dhe bene Rama yt, per te plotesuar orekset e disa nderkombetreve te tipit Doris Pack, qe kane zhytur duart e tyre te pista deri ne thellesite e nentokes shqiptare, dhe per te ruajtur statukuone e tyre, kerkojne qe te mos cenohen pushtët politik qe nderrojne teserat e partive, per te mbajtur karriken, çobenjte, sarahoshet, te paaftet dhe hajdutet, servilet dhe mediokriit qe vendosi PD-ja dhe Sali Berisha ne administraten e shtetit shqiptar duke e perçudnuar ate. Shteti forcohet duke iu permbajtur kushtetutes dhe ligjeve kushtetuese, para te cileve duhet te jene te gjithe te barabarte, jashte çdo paragjykimi politik, te barabarte per te kerkuar nje vend pune edhe te humbur ne menyre te padrejte dhe kriminale, nepermjet nje konkurimi te ndreshme te paanshem dhe dinjitoz dhe jo pupulizmit te ndyre dhe lenies se llumit apo lumpenit te vazhdoje te vegjetoje.
    Ne kete pike Edi Rama eshte po aq fajtor sa dhe parardhesi i tij kriminel qe perdhosi admninistraten shteterore, per te cilen u investua tete vjet nga shteti shqiptar i dale nga lufta e ketij hitleri ne 1997.
    Slogani i Edi Rames per kete problem (Nuk jam si Saliu) , perveçse mungese deshire per te trazuar qetesine e tiij, eshte nje lloj justifikimi i paaftesise se tij per te nderhyre ne menyre radikale ne permiresimin rrenjesor te kesaj pseudoadministrate shteterore qe vegjeton si ai bari i keq.

  • Z. Nano, Sal Berishovici vuri ne administrate te gjithe plepistet ! Me thuaj sa te afte jane
    keta GJIN-GJONER …..!!!!!! O tempora, o mores !!!! Quo vadis ????

  • E majta eshte ne minorance ne admionistraten shteterore.Kor mburren gjoja jane ne pushtet.Ministrat jane te majte kurse nepunesit e ministrave jane pede-istat e Qen Berishes.
    Dhe kapardiset Qeni cdo te enjte ne podiumin e partnerit te tij Ilir Floririt me kohe pa limit leh sa te doje e si te doje.
    C’faj kane militantet e majte?Do zoti dhe pede-ja e merr perseri pushtetin dhe le t’a shikoje piktori se si shperblehen militantet.
    Andrea Srefani me pelqen si teoricjen,por nuk eshte realiteti ai qe kerkon Stefani.

  • Stefani ka shkruar mire por nuk ka thene ate me kryesoren:
    -EDI RAMA I URREN SOCIALISTET!
    Vecanerisht ish PARTIZANET,ish USHTARAKET,LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE dhe eshte FRIKACAK sepse shikon vetem KARRIGEN E SUNDIMIT TE TIJ!!!
    Edi Rama duhet SHPORRUR nga PS.sepse ia ka shitur administraten jo vetem PD-isteve,por ai i ka dhene 80% te vendeve te puneswc shteterore,militanteve te LSI-se!
    Me kete veprim ky karagjoz ka mbjelle URREJTJE ne radhet e socialisteve dhge pasojat PS-ja do t’i ndjeje mire ne zgjedhjet e ardheshme!!!

    Sidomos nda ish ushtarakeve Edi Rama po mban nje qendrim KRIMINAL,sepse po vazhdon te mbaje ligjet ANTIKUSHTETUESE TE Sali Berishes duke na mohuar neve te drejtat tona dhe buken e gojes!
    Ky mashtrues eshte po aq ARMIK i ushtarakeve sa edhe Berisha,prandaj NUK KAM ASNJE SHPRESE se ky do te beje dicka te mire per te na dhene te DREJTAT TONA KUSHTETUESE!!!
    Vetem ish ushtarake,familjet e tyre dhge te afermit BEHEMI MBI 500 MIJE VOTA,qe EDI RAMA NUK DO T’I MARRE NE zgjedhjet e ardheshme!!!
    Nuk la njeri pa u falur BORXHET,GJOBAT,TRUALLIN DHE SHTEPITE PA LEJE UA DHA FALAS,ndersa ne ish ushtarakeve akoma na mban nga 20% nga pensioni mujor sepse na ka shpallur Berisha qe nga 2009-ta DEBITORE ne KUNDERSHTIM ME KUSHTETUTEN DHE VENDIMIN E GJYKATES KUSHTETUESE!!!
    MALLKUAR QOFSH,EDI RAMA!!!
    Vuajtjet tona te rencin ne koke,ATY KU TE DHEMB ME SHUME !!!

  • O Stefan o mjkerr qime/ sa di ti di. … ime do te thoshte i madhi Dritero. Nuk ja vlen fare te merresh me ca shkruan ti sespe e vetmja gje qe di te besh eshte te lepish e te vjellesh. I bie qe Berisha ne 2005 qe nuk la njeri pa hequr nga puna veproi drejte se iken militantet e erdhen teknicienet sipas teje. E di ti mor shoku Stefan se sa mijera persona kane fituar gjyqet per kthim ne pune e jane ende rrugeve??? E di ti sesa kane ikur me motivacionin se ishin socialiste???? E pabesueshme por e vertete. Kane ikur pikerisht per kete. A mund te gjesh vetem nje person qe eshte ndeshkuar keto dy vite per demin ekonomik qe i ka sjelle shtetit per largimet e padrejt nga puna, se sot rezulton qe per 8 vite jane paguar dy njerez per nje vend pune??? Sigurisht qe i di. Sigurisht qe di edhe ate tjetren qe largime nga puna kane ndodhur mr shumice edhe keto dy vjete por kusht qe te futesh ne pune eshte te mos jesh me PS. Bie fjala Lsi i fut te gjithe ne baze te meritave.
    P.s. E gjitha kjo nuk eshte personale ne kuptimin qe as kam kerkuar e as kerkoj pune ne shtet shoku Stefani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *