Ottmar Hitzfeld në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Francën e nis me një thumbim kundrejt të gjithë atyre që thonë se lojtarët e përfaqësueses nuk e ndjejnë himnin e Zvicrës.
Futbollistë të tillë si Valon Behrami, Xherdan Shaqiri e Gokhan Inler u paragjykuan se nuk e këndojnë himnin megjithatë 65-vjeçari gjerman nuk ndan të njëtin mendim.
Ottmar Hitzfeld në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Francën e nis me një thumbim kundrejt të gjithë atyre që thonë se lojtarët e përfaqësueses nuk e ndjejnë himnin e Zvicrës.
“Pa emigrantët do të kishim probleme edhe për tu kualifikuar në Botëror. Zvicra është e lumtur që i ka në përbërje këta futbollistë dhe që janë përshtatur kaq mirë me skuadrën. Kjo vlen edhe për popullin zviceran”.
Përsa i përket takimit me Francën Hitzfeld deklaroi se Didier Deschamps ka ndërtuar një ekip shumë të fortë që edhe skuadrat më të mëdha të Botës e kanë shumë të vështirë ta mposhtin, megjithatë ai shtoi se Zvicra e tij do të japë gjithçka për të dalë e fituar nga kjo sfidë.
“Francezët kanë një vetëbesim të pabesuseshëm. Ata janë një skuadër shumë sulmuese dhe funksionojnë si një makineri. Franca luan ashtu siç luante dikur Deshamps. Megjithatë ne do të japim më të mirën tonë për të marrë një fitore që do të na mundësonte kualifikimin”.
