Hitzfield: Kosova e Shqipëria po na marrin lojtarët

anazapta

Tekniku gjerman i Kombëtares së Zvicrës, Hitzfield, është i shqetësuar nga fakti që shumë futbollistë me origjinë kosovare që rriten profesionalisht në Zvicër, preferojnë të luajnë për Shqipërinë dhe Kosovën, edhe pse në moshë më të vogël kanë qenë pjesë e përfaqësueseve helvetëve.

Ai i ka bërë thirrje FIFA-s të ndryshojë rregulloren, për të mos lejuar largimin e lojtarëve, të cilët luajnë në përfaqësueset e moshave të një vendi që të ndryshojnë skuadër më vonë. Kjo sipas teknikut është një gjë jo e mirë.

Një futbollist që ka zgjedhur një Kombëtare, nuk mund të ndryshojë vendim. Unë kam shumë lojtarë shqiptarë tek Zvicra dhe nuk e mar dot me mend se ç’do të ndodhë nëse ata largohen për te Kosova, pasi kjo të pranohet me të drejta të plota. FIFA nuk duhet ta lejojë këtë gjë”, -tha Hitzfield.

Disa futbollistë shqiptarë kanë luajtur me moshat e Zvicrës, por që në moshë madhore duke parë edhe hapësirat e pakta në formacionin helvet, kanë preferuar të veshin fanellën kuqezi. Përmendim Bashën, Abrashin, Gashin etj, por ajo që i shqetëson më shumë zviceranët është fakti që lojtarë të tillë si Shaqiri, Xhaka, Behrami e Mehmedi, kanë mundësinë të zgjedhin Kosovën nëse kjo pranohet zyrtarisht nga FIFA. / ORA

Share This Article
1 Comment
  • Çfar ka ky tellall, mos i ka kerkuar kush ndonje pjestar te familjes se tij. A nuk nderhyne ne te drejtat e te tjereve, apo kujton se eshte kerthiza e botes. Ky eshte shembulli klasik se sa na duan europianet ne shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *