Hoffman: Jo shumë fantazi të kuptosh pse disa, nuk duan reformë në drejtësi

Dita

Ambasadori gjerman Helmut Hoffman tha se shumë njerëz kanë frikë nga reforma në drejtësi, një fakt ky që për të nuk do shumë fantazi për të kuptuar arsyet se përse ndodh diçka e tillë.

“Sigurisht që edhe për mua është i ditur fakti se ka disa njerëz që kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe nuk besoj se duhet të kesh një fantazi të zhvilluar për të kuptuar arsyet e kësaj frike. Gjithashtu e kam po kaq të qartë se të gjithë këta persona që kanë frikë nga reforma në sistemin e drejtësisë nuk do ta pohojnë hapur në publik këtë gjë por do të përdorin çdo lloj argumenti të mundshëm për ta penguar këtë reformë.”- shprehet Hoffman.

Në një intervistë për Tema Tv Hoffman theksoi se reforma në drejtësi është elementi kyç që do të integrojë më tej Shqipërinë drejt BE-së. Ambasadori deklaroi se ngërçi i krijuar mes maxhorancës dhe opozitës është i qartë në kushtet kur palët nuk kanë besim mes tyre dhe e shohin njëri tjetrin si aktorë që kërkojnë të kapin drejtësinë. Hoffman bëri thirrje që palët të shkojnë drejt konsensusit politik për të kryer një reformë gjithpërfshirëse.

Share This Article
4 Comments
  • para kesaj reforme duhet ti kthehet shqiperise republika

    se ju helmutet e keni kthyer REPUBLIKE AMBASDORIALE..

    tregoi shqiptareve zoti helmut

    per llogari te kujt arrestuat ermal hoxhen nipin e te madhit enver

    pse pikerisht ne 21 janar 2015 ?? vetem nga telefonata.

    ata te luftes dyte boterore qe na pushtuan ishin me te sinqerte se ju

    qe jeni bere

    PUSHTUESIT E MEDIAVE BASHKE ME LU VLAHUTININ

  • PERGJIMET E ILIR M…TIT, SHQIPETARET I MARRIN PER GJERA NORMALE.

    NUK BEHET SHTET I ZHVILLUAR ME NJEREZ PRIMITIVE.

  • KUSH ESHTE TV-INVAZIONI?

    TV-invazioni, eshte nje nga ata, qe ka frike reformen ne drejtesi,ngaqe ka pasuri te zeza.

  • Zoti ambasador, me qe ra fjale dua te sygjeroj dicka. Besoj se do te ishte ne te miren tuaj, dhe te te gjithe homologeve tuaj ne Shqiperi te mos i nderhyni kaq shume shqiptareve ne hallet e veta. Ajo qe duhet te beni eshte te leshoni koncensionet qe keni gllaberuar padrejtesishte be shqipati duke e kthyer ate Republike me koloni, e shqiptarin me skllave. Po te vene gjerat me vendin e tyre, nuk na duhen te bejme as kaq shume ligje qe drejtohen nga Maligje,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *