Hoffman: Trafiku i drogës, problem që nuk lindi në shtator

anazapta

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman, ka shigjetuar PD-në në lidhje me akuzat për trafikun e drogës. Duke folur për emisionin “Diplomaticus”, ai ka thënë se trafiku i drogës në Shqipëri ekzistonte para qershorit, ndërkohë që qeveria aktuale ka rritur nivelin e kapjes së lëndëve narkotike.

Nuk ka filluar në shtator të vitit të kaluar, por ka vazhduar për një kohë të gjatë. Është çështje shqetësuese, sepse ndikohemi në mënyrë direkte të gjithë nga kjo çështje. E vlerësoj që qeveria shprehet se ka rritur nivelin e kapjes së drogës dhe mendoj se do të ishte çështje besimi dhe do ishte interesante që kjo drogë e kapur të shkatërrohet nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve. Policia duhet të bëjë punën e saj. Unë nuk jam detektiv, por jam informuar nëpërmjet mediave. Dhe i kam bërë pyetjen vetes, a është ide kaq e mirë që kjo çështje kaq delikate të shtrohet në publik, apo në ambientin politik? Kjo çështje duhet të jetë e depolitizuar. Nëse nuk keni tregues apo indikatorë shumë të fortë, që forcat politike janë të përfshira, do të tregohesha shumë i kujdesshëm për të akuzuar dikë, sepse këto janë akuza shumë të forta. Mund të bësh pyetjen se çfarë po ndodh këtu apo atje, por në përgjithësi duhet lënë policia që të bëjë punën e saj. Nuk duhet shndërruar në një lojë futbolli. Kjo është një tendencë që e kam vënë re që kur kam nisur punën si ambasador i Gjermanisë në Shqipëri, veçanërisht javët e fundit ka një tendencë për të skandalizuar gjithçka, duke e kthyer në çështje politike të brendshme”, tha ambasadori gjerman.

 

Share This Article
2 Comments
  • ashtu eshte kush e merr vesh sepse keta hajdute qe sot kinse jane opozitare deri ne detale jane te informuar per cdo gram droge qe qarkullon ne shqiperi

  • Se ka pas droge edhe para ksaj qeverie dihet.Po edhe se kjo qeveri ka ndauar persona qe merren me trafikim te droge dihet.Dihet se qeveria e djathte e hoqi vendin nga lista e zeze kjo dihet edhe pa qene ambasador.Se eshte trefishuar sasia e kapur nga Italia e Greqia edhe kjo dihet.Sepse eshte trefishuar numri i kultivuesve gjat vitit 2013 edhe kjo dihet.Perfituan nga qe kishte zgjedhje dhe shteti e shkeputi interesimin edhe kjo dihet.Po te kalojn me ton neper mes doganave te rilindjes e te kapen ne Itali kjo po ndodh me fitoren e atyre qe kan kerkuar te lejohet droga.Mos harroni fjalen e Rames ne parlament :Nuk keni pare gje akoma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *