Gjatë një tryeze me temë “Zgjerimi i BE-së dhe perspektiva europiane”, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffman deklaroi se gjenerata e re në Shqipëri ka ndihmuar në zhvillimet që lidhen me integrimin, për ta kuptuar më mirë Europën.
Diplomati gjerman në fjalën e tij u shpreh se integrimi gjithashtu nuk është konkurs bukurie, ku prezantohen ministra të rinj e të edukuar në Europën perëndimore, të cilët prezantojnë me pasion politika të ndryshme, por ata duhet të jenë bindës në realizimin e reformave dhe modernizimin e Shqipërisë në të gjitha frontet.
Proceset e tanishme integruese të Shqipërisë, theksoi ambasadori, kanë ngritur disa çështje: A do të vijojë Shqipëria me polarizimin famëkeq, apo do të ndërtojë një kulturë të re politike, me një balancë mes aktorëve politikë që duhet të bashkëpunojnë? Për hir të së vërtetës, deklaroi ambasadori gjerman, nuk jam i inkurajuar prej zhvillimeve të fundit, duke këshilluar se jo vetëm qeveria por edhe opozita duhet të luajë rolin e saj.
Eh more hoffman? Kjo jona duhet shpallur “republika e maçokëve” që grinden! Maçokëve ju duhen hequr thonjtë ? Madje ndonjë maçok duhet futur në kafaz hekuri !
VR !!! Eh more hoffman? Kjo jona duhet shpallur “republika e maçokëve” që grinden! Maçokëve ju duhen hequr thonjtë ? Madje ndonjë maçok duhet futur në kafaz hekuri !