Qeveria e Holandës planifikon të ndalojë shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë prej vitit 2030, për të zvogëluar emetimin e dioksidit të karbonit në këtë vend.
Autoritetet në Holandë dëshirojnë që në vitin 2030 të arrijnë që emetimi CO2 të ulet për 49% në krahasim me nivelin e vitit 1990 dhe besojnë që ndalimi i shitjes së makinave me djegie të brendshme të kontribuojë që ky objektiv të realizohet.
Në vitet e ardhshme pritet që veturat elektrike gradualisht të zëvendësojnë ato me benzinë dhe dizel.

deri në ’30ën,makinat me motorr me djegje të brëndëshme do të jenë vetë jashtë loje dhe ska nevojë për vendime të veçanta!!