Holanda është shumë e fortë për Kilin, e mbyll e para në Grupin B

anazapta

Surprizuese dhe spektakolare, një makinë golash siç i ka hije, si në ndeshjen e parë me Spanjën, me karakter dhe reaguese në momentet e vështirësisë, si në përmbysjen ndaj Australisë, por edhe cinike e me makinën llogaritëse në dorë si në ndeshjen e fundit të grupit me Kilin. Holanda e Luis Van Gaal me sa duket di t’i bëjë të gjitha dhe jo më kot me 3 fitore në 3 takime e përfundoi fazën e parë të Brazil 2014 me pikë të plota, duke mposhtur 2-0 Kilin në takimin e fundit në grup në një ndeshje të luajtur me cinizëm e ftohtësinë e llogarive, duke hedhur të tjera kredenciale në listën e pretendentëve kryesorë të këtij Botërori.

Dhe ajo në Arena Corinthians të Sao Paolos, nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë, Holanda e Kili nisnin betejën për vendin e parë me portokallinjtë që vinin pas suksesit ndaj Australisë ndërsa La Roja në krahët e entuziazmit, pasi kishte zbritur nga çatia e botës Spanjën, duke e dërguar në shtëpi. Te Kili peshonte mungesa e Vidal, ndërsa Van Gaal i duhej të bënte pa bomberin Van Persie të skualifikuar dhe të zëvendësuar nga Dirk Kuijt. Një kuriozitet me Van Persien që nuk luante: Holanda nuk kishte për të parën herë pas plot 211 ndeshjesh në fushë një lojtar me prefiksin tradicional. Takimi filloi me ritme jo shumë të larta, pasi askush nuk dëshironte të dëmtohej në një ndeshje të nxehtë edhe nga këndvështrimi klimaterik. Për sa i përket llogarive, me vendin e parë të siguruar falë golavarazhit edhe me pikë të barabarta tregohej shumë më e kujdesshme për të mos pësuar, aq sa për të parë rastin e parë të vërtetë të ndeshjes duhej pritur minuta e 34-t me De Vrij që çoi topin pak më djathtas se ç’duhej në portën e Bravos.

Në minutën e 36-të protesta të Kilit, Sanchez u prek në zonë nga Kuyt, i cili ishte në vonesë në aksionin e krosimit nga e majta të Menas, por për arbitrin nga Gambia, Bakary Papa Gassama ishte gjithçka e rregullt. Në minutën e 40-të shigjeta e Robben që i fut marrshin e tij turbo, djeg gjysmën e fushës përfshirë këtu dhe tentativën e Aranguiz dhe shkarkoi të majtën e tij, por diagonalja e tij shkoi në të majtë të Bravos. Amerikanojugorët u përgjigjën me një skemë në të 43-të, goditje nga 40 metra e Dias, Gutierres e ngriti me kokë, por topi shkoi në të majtë të Cillesen. Me të dyja skuadrat që nuk u vranë përfundoi pa gola një pjesë e parë e shëmtuar në San Paolo me Holandën që në vështirësi për të gjetur hapësira u pa e gjitha te Robben, ndërsa dhe pjesa e dytë filloi pa shumë ritëm me lojën të copëzuar nga faullet e vazhdueshme. Me Holandën të bllokuar në gjysmëfushën e saj e Kilin në zotërim të topit rrezikoi në minutën e 63-të Cillesen, portieri i portokallinjve ndërpreu vrullin e lokomotivës Sanzhez, por për arbitrin nuk ishte 11-metërsh. Dy minuta më pas tjetër numër i Sanchez që la në vend me driblimin e tij Janmat duke provuar të befasojë Cillesen që iu tregua i zoti për të mbuluar shtyllën e parë. Vetëm një minutë më pas përgjigjet Robben që bëri inkursionin e tij të zakonshëm nga gjysma e fushës avancimin deri në zonë dhe lëshoi goditjen e tij që u neutralizua në dy kohë nga Bravo. Van Gaal vendosi të ndryshojë, duke hequr nga loja Lens për të futur Deepay, (69) ndërsa në të 76 vendosi të çonte në stol një Sneijder në hije për t’i bërë vend Lery Fer, dhe rezultoi një lëvizje fituese pasi mesfushori i Norwich City e shpërbleu vetëm një minutë, pasi u fut në fushë, krosim nga e djathta dhe me Robben që tërhoqi vëmendjen në qendër 24-vjeçari kërceu pas shpatullave të të gjithëve për një goditje fantastike me kokë që i dha avantazhin Holandës.

Bota është portokall, në fushë dhe shkallët e stadiumit, aty ku festonte dhe Robin van Persie me tulipanët që ja dolën të shënonin edhe pa të. Sampaoli kërkoni të ndryshonte diçka me zëvendësimet, por duke u hedhur përpara La Roja pësoi sërish në një kundërsulm fatal në minutën e 92,. Top perfekt i Robben dhe Deepay vulosi gjithçka, 2-0 për Holandën, që nuk ofron bukuri vetëm në futboll. Një sfidë perfekte pa rrezikuar thuajse asgjë për djemtë e Van Gal që blinduan vendin e parë. Të gjithë pretendentët janë të paralajmëruar.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *