Shqipëria U-17, pas humbjes 2-0 ndaj zviceranëve, ka luajtur sot ndeshjen e dytë kualifikuese në grup, në kuadrin e fushatës eliminatore të “Euro 2017”.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, janë turpëruar kësaj here përballë Holandës. Plot pesë gola ka pësuar përfaqësuesja jonë, pa shënuar dot edhe një të vetëm, raporton Telesport.
Diferencat kanë qenë evidente, në favor të “tulipanëve”, të cilët nuk kanë treguar asnjë mëshirë, por kanë shënuar 5 gola, duke e kthyer në goleadë këtë ndeshje.
Holanda e kishte humbur ndeshjen e parë në Grupin 1, me rezultatin 2-1, përballë mikpritësve, Uellsit. Për momentin, tri skuadra janë me nga 3 pikë, Uellsi, Holanda dhe Zvicra, ndërsa kuqezinjtë tanë 17-vjeçarë nuk kanë asnjë pikë pas 2 ndeshjesh. Thënë ndryshe, shanset e Shqipërisë U-17 për të përparuar më tej janë shuar. Mbetet të luajnë edhe ndeshjen e tretë në këtë raund, kundër vendësve të Uellsit, për t’u kthyer plot zhgënjim në Shqipëri.

PO SI NUK PASHË NJË GAZETË SHQIPTARE TË PËRDORË NDONJË FJALË NDERI PËR KOMBËTAREN SHQIPTARE , NJËRI SHKRUAN — U SHPARTALLUAN–, TJETRI SHKRUAN — U SHKËRRMOQËN– JUVE TË DITËS U SHPARTALLUA, PO S’KINI PAK TURP, NDOSHTA NUK NDJEHENI FARE SHQIPTARË POR RRESPEKTONI TË PAKTËN PUBLIKUN QË JU LEXON, SEPSE ATA JANË SHQIPTARË DHE JO TË HUAJ