Holanda do të mbështesë Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Deklarata është bërë nga ambasadori holandez në Tiranë, Martin De la Bejl. Zotimi i Ambasadorit holandez vjen në një kohë kur mediat britanike duke iu referuar burimeve zyrtare nga Qeveria shkruajnë se Britania e Madhe do të mbështesë dhënien e statusit për Shqipërinë, ndërsa votimi do të kryhet javën e ardhshme. Ambasadori Bejl ishte i pranishëm në homazhet e zhvilluara në Durrës kushtuar 100 vjetorit të vdekjes kolonelit holandez Tomson, që humbi jetën në luftën për mbrotjen e qytetit.
“Jam i lumtur për vlerësimin e që Shqipëria, po i bën kolonelit Tomson, i cili dha jetën në emër të paqes dhe prosperitetit në vendin tuaj. Prania juaj këtu dëshmon shumë, ndërsa vlerësimi karshi kolonelit Tomson tregon së vendi juaj edhe pjesë e vlerave të Evropës Bashkuar. Holanda do vazhdojë që të qëndrojë pranë Shqipërisë edhe në rrugën e Bashkimit Europian”, theksoi ambasadori holandez
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Kryeministri Edi Rama, minisrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe krybashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.Koloneli Tomspon ishte nga Holanda dhe ne vitin 1913 u dërgua nga mbretëresha e vendit të tij në Shqipëri me kërkesë të fuqive të mëdha për të ngritur xhandarmerinë shqiptare. Një vit më pas, në vitin e trazuar 1914, ai me trupat që komandonte mbeti i vrarë në përpjekje me forcat, të cilat synonin destabilizimin e shtetit shqiptar. / Tema
