Holanda mposht Meksikën, rishfaqet penalltia e dyshimtë e sekondave të fundit

anazapta

Holanda do të jetë skuadra e e 3-të që arrin në fazën e 1/8-ve në Kampionatin Botëror, “Brazil 2014″. Ekipi i drejtuar nga Van Gal ka arritur një kualifikim spektakolar duke përmbysur Meksikën në 5 minutat e fundit të ndeshjes. Meskikanët kanë qenë në avantazh gjatë gjithë pjesës së dytë, dhe vetëm 5 minutat e fundit ishin fatale për ekipin e Herreiras.

Holanda luajti që nga fillimi me 3-shen Shnajder, Robben dhe Van Persi në sulm, ku ky i fundit nuk ishte aspak në ditën e tij më të mirë. Ndeshja ka filluar me një ritëm të lartë dhe të dyja ekipet u përpoqën të merrnin në dorëzim frenat e lojës. Pjesa e parë u mbyll 0-0.

Me fillimin e pjesës së dytë, Dos Santos kalon Meksikën në avantazh në minutën e 48′ me një goditje të bukur nga jashtë zone. Kur dukej se Meksika do të bënte surprizën duke eleminuar Holandën, dhe pikërisht në fundin e lojës, saktësisht në minutën e 87-të, Shnajder barazon për Hollandën pas një rrëmuje në zonë. Katër minuta më vonë arbitri jep një penallti të dyshimtë. Huntelar nuk gabon nga pika e bardhë.

Ndeshja mbyllet me rezultat të përgjithshëm 2-1. Meksika largohet nga Kupa e Botës me kokën lart dhe me një portier që do mbahet mend gjatë. Tani Holanda pret kundërshtarin tjetër, nga sfida, Kosta Rikë – Greqi e cila luhet në orën 22:00.

Share This Article
3 Comments
  • ===============================================
    …. Robben

    gjithmon i rrezikshem dhe problematik per gjithe ekipet ….

    si me i shpejti lojtar ne boteror dhe historin e futbollit do te jete

    i pa kapshem per cilindo ekip sot.

    Do apo s’doni Ai te merr kollaj pa stimulim penalltin.
    ================================================

  • ——————————————————————————————————–
    …. Mos harroni,

    Hollandes gjithmone i kane mare lojen, bile dhe kupen e botes vetem me hile.
    ———————————————————————————————————

    Robben eshte me korrekt me lojen … Ai kercen balet (si Kuiffi i madhe)
    gjate triblimeve te shpejta dhe do apo s’do je i detyruar ta pengosh.

    Mesi ilacak dhe simulant me lojen … Ai teknik shtrihet nese e prek pak
    dhe nuk rreziston ne perplasje (lojtar hispanik 40 kilsh).
    —————————————————————————————————–

    Hollanda gjithmon ka qene krenare dhe korrekte ne futboll persa i takon
    lojtareve qe ka nxjerre.

    ——————————————————————————————————

  • Ekipi me korrekt dhe serioz ne bote.

    Gjithmon i keni bere hile dhe prap kerkoni t’i merni fitoren ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *