Ndryshimet klimatike po luajnë një rol të dukshëm në Holandë. Sipas ekspertëve, ndryshimet e klimës po bëjnë që deti të gllabërojë më shumë tokë nga ç’ishte menduar.
Një ekip i Universitetit “Delft” të Teknologjisë doli në këtë konkluzion pas publikimit të shifrave të para kombëtare të fundosjes.
Ata përdorën “GPS” dhe të dhënat e radarëve, bashkë me matjet e gravitetit, për të prodhuar një hartë të posaçme të mbytjes. Për shembull, studimi tregon se qyteti perëndimor Gouda po zvogëlohet me 3 milimetra në vit.
“Ne kemi pompuar ujë prej 400 vitesh për të kultivuar tokën dhe rritur kafshët në tokë të thatë. Por toka ka rënë nën nivelin e detit. Ne e dinim këtë, por me këtë hartë të re shohim qartë se në perëndim të vendit, zhdukja e tokës duhej të ndodhte më ngadalë. Nëse kjo vazhdon me të njëjtat ritme, kjo do të sjellë fundin e panoramës tipike holandeze”, tha Ramon Hanssen, një profesor i gjeodezisë dhe vëzhgimit të tokës në universitet.
Universiteti njoftoi se, moti i thatë i kohëve të fundit po përshpejton avancimin e detit kundrejt tokës.
“Ndryshimet klimatike luajnë një rol të rëndësishëm në përshpejtimin e mbytjes së tokës”, thuhet në raport.
Verat relativisht të nxehta po dehidratojnë tokën, duke përshpejtuar mbytjen. Procesi është i pakthyeshëm; toka oksidohet, që do të thotë se më shumë dioksid karboni çlirohet në atmosferë. Agjencia e Mbrojtjes së Ambientit përllogarit se mbytja e tokave do të kushtojë rreth 22 miliardë euro deri në vitin 2050.
l.h/ dita

Edhe pak e do vijne e do kerkojne azil ne shqiperi
Mos i qani hallin Hollandes po shikoni se cfare po ndodh me brigjet e Shqiperise ku deti po avancon drejt Tokes edhe per shkak te masakrave qe po i behen bimesise dhe lumenjve.Lukunia e te babeziturve as qe nuk e vret mendjen per faturen e larte mjedisore qe po u le brezave te ardhshem.
“Shkencetari yne i madh” ,Dr, Prof. Sazan Guri mund ta shpetoje Hollanden nga kjo katastrofe ,me nji kusht te vetem ,qe ata Hollandezet duhet te bejne kerkese per tu antaresuar ne shoqaten e tij famemadhe :Por Hollandezet mendjemedhenj kete nuk e bejne , prandaj edhe Sazani do ti lere qe te mbyten!