Holanda kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara sa i përket hapjes ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian, vendim që pritet të merret më 15 tetor në Këshillin e Ministrave, për t’u zyrtarizuar në mbledhjen e Këshillit Evropian më 18 tetor.
Sipas tch në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Holandës, të shpërndarë sot në mëngjes nga Ambasada në Tiranë, theksohet se Shqipëria duhet të bëjë më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Reagimi i plotë
Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave te pranimit me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Ne daten 15 Tetor, Keshilli i Ministrave do te diskutoje ne Luksemburg ne lidhje me zgjerimin dhe do te vendose ne menyre unánime.
-Vendet kandidate duhet te permbushin kushtet strikte perpara se te bejne nje hap tjeter ne procesin e integrimit.
-Hollanda ndjek ne menyre kritike progresin ne te dyja vendet dhe eshte e mendimit se Keshilli duhet te vleresoje secilin vend sipas meritave te veta.
-Ne Qershor 2018, Keshilli parashtroi nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Maqedonia e Veriut perpara hapjes se negociatave. Progresi i bere eshte inkurajues. Gjithashtu marreveshja e Prespes eshte nje shembull per rajonin. Vazhdimesia e rasteve te ndermara nga Prokuroria Speciale eshte siguruar me dorezimin tek Prokurori i Pergjithshem. Nje hap i rendesishem qe ende duhet te ndermerret eshte miratimi i ligjit qe garanton prokurorine e pavarur ne rastet e ardhshme te korrupsionit ne nivelet e larta.
-Keshilli ka parashtruar nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Shqiperia perpara hapjes se negociatave. Hollanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.
o.j/dita

Po normal shume pune, duhet nderruar gjithe qeveria per te thene qe po luftohet korrupsioni.
Hollanda,sic njoftojne mediat,IRJM,Maqedonia e Veriut,shtet pa identetite kombetar,shteteror,gjuhesor e fetar,padrejtesisht u formua dhe u neshkrua shtet me troje e popull shqiptar,sot nje kesi sajese shteterore I jepet prioritet per BE,Madje Hollanda qe ka problemet e mbrendshme te saja dhe eshte shtyje nga opozita shqiptare te pengon,njollos,perbalton e demoton shtet in dhe popullin shqiptar nder me te vjeterit ne Evrope, te mos merr te drejten te jete,ku ishte e ku ka qene, aty ku eshte fizikisht e shpirterisht pjese e ketij kontinenti te vjeter ne Evrope.Kjo eshte nje padrejtesi e cila duket ne diten me diell, qe mundohet dhe inponohet te shendrrohen ne drejtesi, madje ne drejtesi nderkombetare.
Jo, Elton, une mendoj sipas kerkesave te Europes-Holande qe duhet nderruar emri Shqiperise apo duhen nderruar shqiptaret fare! Po pse ore, mos valle Europa s’ka korrupsion?! Miljona vidhen nga administratat e vendeve europiane ne ndihmat sociale qe u japin njerzeve, qindra tone droge zbarkohen ne portet e Holandes qe vijne nga vendet e Amerikes latine çdo dite, dhjetra njerez vriten e torturohen ne vendet e tyre, por te gjitha keto i mbulon indiferentizmi qytetar qe zbaton parrullen ne Europe: seicili per vete, zoti per te gjithe. Pse nuk jetojme ne Europe prej vitesh e vitesh dhe nuk i shohim?! KJo eshte politika plus edhe Lulezimin e Monika , te mbeshtetura dhe nga me nder presidenti qe kane zbatuar ligjet e pa shkruara te Europes ne pervetesimin e pasurive te Shqiperise dhe parave qe i kane bere mullar ne bankat e botes. I ve,e dhe shqiptaret te hahen me njeri tjetrin ca per Edin e ca per Lulezimin dhe shume bukur zbatohet parimi: perça e sundo. Mos prisni me shume se keshtu do vazhdoje. Pse budalla ishte Ali Asllani qe shkroi para 100 vjeteve te njejten gje qe ndodh sot?! Jeta vazhdon per ata qe jetojne, jo per ata qe rrojne. Ku eshte ndryshimi midis diktatures dhe demokracise se çertifikuar nga kapitalizmi qe ka pasuruar te sundojne pak njerez boten?! Pa lere qe media televizive dhe gazetaria na jep mesime e ben kritika gjoja per te meta duke u kthyer vete ne intrigante e thashethemexhij te pa cipe. KJo eshte shoqeria e soteme. Duhet ndryashuar? me patjeter, po s’kemi njerez qe te jene njerez te vertete se tani kane filluar qe ti zevendesojne me robot. Hajt zgjidh problemin! kane mbyllur zyrat dhe kane lene internetin e telefonin. Hajt merru vesh se po deshi ta mbyl; receptori dhe hidhu perpjete E hengern popujt e shkrete me teknologjine! me shume i varros se u sherben, perveç te rinjeve qe kur moshohen hane pensionin e prinderve.
O te nderuar komentues
PSe Shani Hollanden .Ne keni akoma ne Komunizem..ne po i shkelim me kembe brutalisht pronat dhe pronatet me edi Ramen ne krye dha ushtarin e bindur te tij Lame. Lamashin.
Hollanda ,qe eshte bere prej vitesh tregu me i madh i droges dhe prostitucionit ne Europe , ndofta edhe ne bote ,kerkon qe Shqiperia te mos pranohet se nuk ka luftuar drogen dhe korrupsionin?!Dhe kete mendim a vendim te saj epranon “EuropaDemokratike” !?