Holandë, dështojnë sërish negociatat për formimin e qeverisë

Elton Tafaruci
2017-05-18 09:18:30 DEN HAAG - Informateur Edith Schippers ontvangt Jesse Klaver (GroenLinks) op het Binnenhof voor een gesprek over de formatie van een nieuwe regering. ANP JERRY LAMPEN

Negociatat në kuadër të formimit të një qeverie koalicioni në Holandë duken të bllokuara edhe  pas një fundjave reflektimi akorduar partive fituese të zgjedhjeve legjislative të 15 marsit.

Pas dy muajsh përpjekjesh të vështira, puna për formimin e koalicionit parashikuar mes Partisë Liberale (VVD) të kryeministrit në ikje, Mark Rutte, renditur në krye me 33 vende dhe tre formacioneve të tjera dështuan javën e kaluar.

Me VVD, kristiandemokratët e CDA-së (19 vende) dhe progresistët D66 (19 vende) janë në kërkim të një partie të katërt dhe me shumë gjasa një parti e pestë për të marrë maxhorancën absolute në Dhomën e Ulët të parlamentit, që numëron 150 vende.

Pas një fundjave reflektimi, dhënë nga Edith Schippers, i cili u ngarkua me negociatat, sytë janë kthyer drejt Unionit Kristian (CU), Partia Socialiste dhe laburistët PvdA.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *