Holandë, Knol – Ruçit: Jam e impresionuar nga Reforma në Drejtësi

Bora Basholli

Kryetari i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me presidenten e Senatit të Holandës zonjën Anki Brukers-Knol.

Ruçi ishte i shoqëruar në këtë takim nga delegacioni shqiptar.

Knol deklaroi se Shqipëria dhe Holanda kanë krijuar një shoqëri, e cila është e hershme. “Holanda e Shqipëria kanë një histori miqësie të hershme. Jam e impresionuar nga reforma në drejtësi dhe Vettingu. Shqipëria është një vend i vërtetë europian”.

Ndërkaq, Ruçi në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria ka bërë arritje në prioritetet kyçe që ka rekomanduar KE-ja.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë tha ndër të tjera se “detyrat e shtëpisë janë realizuar plotësisht”.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *