Qytetarët holandezë i thanë ”jo”, me anë të një referendumi, një marrëveshjeje mes Bashkimit Evropian dhe Ukrainës për hyrjen e kësaj të fundit në union.
Të paktën 61 për qind e qytetarëve votuan kundër kësaj marrëveshjeje, ndërkohë që 38,2 për qind e miratuan atë.
Sidoqoftë, kuorumi prej 30 për qind u arrit vetëm gjatë orëve të fundit të zhvillimit të këtij referendumi.
Në të morën pjesë 32,2 për qind e atyre me të drejtë vote.
Holanda ka presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.
