Homazh kolonel Gaqo Pojanit në 100-vjetorin e lindjes

J L

Dëfrim Shkupi

 

Kolonel Gaqo Pojani lindi me 10 Qershor të vitit 1921 në Mborje të Korçës, në një familje të njohur atdhetare. Arsimin fillor e mori në qytetin e Korçës (1928-1933), më vonë vazhdoi në liceun e Korçës deri në vitin 1940. Këtë vit u përjashtua nga shkolla për veprimtarinë e tij antifashiste.

Gaqua u shqua qysh në fillim për pasionin e tij për teknikën. Kjo prirje e tij u shfaq dhe më mire gjatë luftës Nacional Çlirimtare. Si fillim teknik armatimi ne Qarkun e Korçës, mandej në brigadën  IV Sulmuese. Por majat më të larta në fushën e teknikës luftarake , kolonel Gaqo Pojani e arriti gjatë shërbimit në Ushtrinë Popullore, pas Çlirimit. Pasi zgjeroi njohuritë teknike në shkollat e specializuare te ish-Bashkimit Sovjetik, ai u kthye në Shqipëri dhe u bë një mjeshtër i kompletuar i teknikes luftarake, veçanërisht në sektorin e armatim-municioneve, sidomos në riprodhimin e tyre. Gaqo Pojani ishte një studiues i palodhur për tekniken luftarake, duke shfrytëzuar një literaturë të bollshme, pasi njihte shume mire gjuhët frënge, italiane dhe ruse.

Karrierën e tij ushtarake ne Ushtrinë Popullore ai e filloi nga drejtor i Ofiçinës së Artilerisë deri në detyrën e shefit të Furnizimit Luftarak të Ushtrisë në Komandën e Artilerisë dhe pastaj si Drejtor i Armatim-Municioneve.

Gaqo Pojani, fale njohurive të thella teknike u bë Novator i Madh. Ai realizoi shumë shpikje të dobishme, jo vetëm në fushën e armatim-municioneve, por dhe në fusha të tjera të teknikës luftarake. Kontributi i tij me i madh ka qene për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e municioneve në depot e tipit tunel, që ishin një problem i madh dhe jetik për arsenalin luftarak të Ushtrisë. Pikërisht për novatorizmat dhe punën shkencore ne fushën e armatim-municioneve, kolonel Gaqo Pojani mori titullin “Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor”.

Për shërbime të shquara në LANÇ dhe në Ushtrinë Popullore, Gaqo Pojani është dekoruar me urdhra dhe medalje. Ai është shquar jo vetëm si specialist i nivelit më të lartë në sektorin e tij, por dhe si punëtor i palodhur, i ndërgjegjshëm dhe i përkushtuar në maksimum për kryerjen e detyrave të ngarkuara. Ai ishte shumë korrekt në detyrë dhe i komunikueshëm me eprorët dhe vartësit. Ai ishte dhe një bashkeshort,prind dhe gjysh shembullor.

Kam patur shansin të njoh nga afër shumë shoke dhe miq të Gaqo Pojanit si kolonelët e respektueshëm Sul Domi, Faja Novi, Ridvan Dishnica, Rustem Peçi, Tefik Xhelili, që ishin së bashku me të gjthë familjet e tyre, përbënin një familje të madhe ushtarakësh.

Kolonel Gaqo Pojani personifikon kulmin më të lartë të njohësit ushtarak për shkencën e Armatim-Municioneve. Ai ishte në gjendje, në çdo kohë, te bënte nje ekspoze per mijëra depo ,ku ishin strehuar qindra mije  tonelata municione këmbësorie, artilerie, tankesh, raketash, topash te çdo lloji, te flotës luftarake etj..Gaqo Pojani ishte i ndërgjegjshëm që në depot e armatimit, te përhapura ne te gjithë anet e vendit, prane reparteve ushtarake, ishin futur municione luftarake qe kushtonin miliarda dollare..keto municione dhe pajisje luftarake ishin pasuri e shtetit ,pasuri e popullit,ndaj kolonel Gaqo Pojani nuk e ka bere gjumin rehat ,ai vuante nga nje neuroze qe nuk iu shërua deri sa u largua përgjithmonë nga jeta. Sa ishte ne pune kolonel Gaqo Pojani dhe ekipi i specialisteve dhe ushtarakeve qe bashkëpunonin me të, falë traditës së disiplinës së lartë të ushtrisë, nuk i humbi kurrë asnje fishek e jo me ti ndodhte nje shkatërrim vandalesh të egër, qe mund të quhet Holokausti i Vërtetë i Armatimeve dhe Municioneve Ushtarake Shqiptare. ku ngjarja e “GERDECIT” është vetëm Maja e Ajsbergut.

Me datën 15 tetor 1982, kolonel Gaqo Pojani nxirret ne pension në moshën 61 vjeçare, për vjetërsi shërbimi, po koha nuk ishte e përshtatshme, se përkonte me progromin ndaj shumicës se drejtuesve te Ushtrisë dhe Forcave te Armatosura. Nje lloj diskriminimi u vue re ne Shkurt  te vitit 1985 .Kolonel Gaqo Pojani u sëmur ,dhe kishte dhimbje te medha barku. Ai shkoi ne Spitalin Uahtarak te Tiranes , ku nuk e pranuan pasi tashmë ishte në pension. U shtrua përfundimisht në spitalin Nr.2 të Tiranës në pavijonin e Prof. Petrit Gaçes. Profesori mungonte ato dite, kështu e ndiqte Dr. Rushena Golemi, që nuk u përkujdes si duhet .Kur erdhi Prof.Petrit Gaçe, sa e pa urdhëroi te operohej ,po ishte shume vone . Kishte patur tromboze ne zorre dhe tashmë zorrët i ishin kalbëzuar. Kolonel Gaqo Pojani vdiq ne spital me 19 Shkurt të vitit 1985.

Kujtimi i Kolonel Gaqo Pojanit do të ruhet përgjithmonë. Dishepujt e tij kanë vazhduar traditën ushtarake duke krijuar një sektor të Armatim-Municioneve prestigjioz, në përputhje me standardet e NATO-s.

Share This Article
1 Comment
  • Shkrim shume i sakte dhe i bollshem ne informacione !
    Lexohet me shume lehtesi pa terma te huaja por me fjali me nje shqipe te persosur.
    Personalisht e shoh shume te redesishme qe personalitete te tilla ushtarake te mos bien ne pluhrin e harreses ! R.I.P Kolonel !
    R.I.P

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *