Homazh për Krenarin

Dita

Të enjten 23 qershor, Krenar Doslari nga Përmeti, mërgimtar në Rrethimno të Kretës, 41 vjeç, baba i tre fëmijëve, dha frymën e fundit në spitalin e qytetit Hania të ishullit të Kretës. Një javë më herët një grua greke përplasi me makinën e saj motorin e Krenarit dhe i shkaktoi atij plagë të rënda në kokë e, pas një jave në koma, humbi betejën. Siç njofton Luan Pacani, kryetar i Shoqatës të shqiptarëve të Rrethimnos, mërgimtarët janë të bashkuar në fatkeqësi.

“Ne, tha ai, përcjellim me nderime e respekt njerëzit tanë. Pas Eleni Senjas-14 vjeçe, Valentinës-17 vjeçe, Ridvan Lamajt-27 vjeç, Bledi Geda- 38 vjeç, Ardjan Arapi e Ardian Çapoku-40 vjeç, tani po përcjellim edhe Krenar Doslarin. Erdhëm turma-turma e po ikim një nga një dhe fare në moshë të re. Në emër të solidaritetit, dashurisë njerëzore e dhimbjes së familjes dhe të afërmeve të Krenarit, ju bëjmë thirrje të bashkohemi të gjithë, për të dhënë kontributin tonë, sipas mundësive, për të ndihmuar për përballimin e shpenzimeve të transportit dhe të varrimit të bashkatdhetarit tonë”.

Arkivoli me trupin e pajetë të Krenar Doslarit, përcillet për në Atdhe me traget të premten në mbrëmjen e 24 qershorit 2016.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *