Xhevdet Shehu
Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, ish diplomati ynë në Kinë, Iljaz Spahiu, njoftoi dje ndarjen nga jeta të një miku të shquar të Shqipërisë, Wang Hongqi, ish-korrespondent i agjencisë kineze të lajmeve në Tiranë për më shumë se 20 vjet.
Ja çfarë shkruante zoti Spahiu në njoftimin e tij nekrologjik për mikun kinez:
Më 22 shtator u nda nga jeta në moshën 78 vjeçare Wang Hongqi, për më shumë se 20 vjet korrespondent dhe shef i Degës së Agjencisë Xinhua në Shqipëri, studiues, publicist dhe ekspert i njohur i marrëdhënieve shqiptaro-kineze, mik i dashur popullit shqiptar.
Wang Hongqi i përket brezit të pare të studentëve kinezë që studiuan gjuhën shqipe në Universitetin e Gjuhëve dhe qysh nga ajo kohë jeta dhe veprimtaria e tij ka qenë e lidhur ngushtë me Shqipërinë. Duke filluar nga viti 1969 deri në vitin 2006 kur doli në pension, Wang Hongqi ka shërbyer në periudha të ndryshme për më shumë se 20 vjet si korrespondent shef i Zyrës së Agjensisë Xinhua në Tiranë. Nëpërmjet raportimeve objektive dhe reportazheve të shumtë ka informuar për ngjarjet më të rëndësishme dhe zhvillimet e reja në vendin tone, por edhe për historinë, kulturën e traditat e popullit shqiptar.
Wang Hongqi është autor i dy librave për Shqipërinë “Jeta ime në vendin e Shqiponjave” (2008) dhe “Shqiponja e rrokullisur – Rruga e Rilindjes së Shqipërisë”, në të cilët përshkruan historinë rreth gjysmë shekullore të Shqipërisë dhe si dhe zbulon shumë fakte të panjohura në marrëdhëniet kino-shqiptare të asaj periudhe.
Si studiues i njohur i marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe çështjeve ballkanike, Ëang Hongqi është edhe autor i disa artikujve studimorë që hedhin dritë mbi historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kinës (“Shqipëria,vendi i parë që i dha ndihmë Kinën për rikthimin ne OKB”), si dhe situatën politike e ekonomike në Rajonin e Ballkanit.
Vitin e kaluar, për nder të 70-të vjetorit të vendeosjes së marrëdhenieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës, Presidenti i Republikës Iliri Meta e vlerësoi Zotin Wang Hongqi me Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shumanshme në fushën e marrëdhënieve Shqipëri-Kinë; njohës i shquar i çështjes shqiptare përgjatë zhvillimit të saj, duke shërbyer si urë për komunikimin e vlerave të dy popujve tek njëri-tjetri. Publicist, përkthyes, autor librash me karakter shqyrtimi për ngjarje e personalitete të botës shqiptare”.
Ëang Hongqi deri në fund të jetës së tij mbeti një mik besnik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke kontribuar për imazhin e Shqipërisë në Kinë dhe për forcimin e miqësisë tradicionale mes dy vendeve e dy popujve tanë.
***
Unë e kam njohur personalisht dhe kam pasur mik Vanin prej shumë vitesh. Lajmi për ikjen e tij më trishtoi pasi ishte humbja e një miku të shquar që ne kishim në Kinë. Takoheshim shpesh kur ai ishte me punë në Tiranë dhe diskutonim së bashku për çështje të historisë, politikës dhe marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Fliste shumë mirë shqip. E kishte mësuar në Pekin dhe e kishte perfeksionuar në Tiranë.
Mund të konsiderohet, bashkë me përkthyesin e madh të letërsisë shqipe në gjuhën kineze, Çen En Bo, si një nga kontribuesit e rëndësishëm për ruajtjen e urave të miqësisë midis dy vendeve.
Për herë të fundit Ëang Hongqi ishte në Tiranë para pesë vjetësh me një ekip studentësh dhe gazetarësh nga Pekini. Gjatë asaj vizite i mundësova të takohej dhe të realizonte intervista me ish-kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbin, si dhe me publicistin e njohur, Ymer Minxhozi. Duke njohur sa kulturën dhe profesionalizmin e tij, aq dhe ndjesinë e veçantë për miqësinë shqiptaro-kineze, bëra me të një bisedë ekskluzive për gazetën DITA. Në atë bisedë, ndër të tjera, Vani më tha:
“Kam qenë për herë të parë në Shqipëri në vitin 1969 si përkthyes i një delegacioni zyrtar qeveritar kinez. Pastaj kam ardhur si gazetar i agjencisë së lajmeve HSINHUA dhe me ndonjë ndërprerje, kam shërbyer për 22 vjet në Shqipëri. Prandaj dhe pretendoj se e njoh shumë mirë Shqipërinë dhe shqiptarët”.
Ndonëse ishtë tërhequr nga gazetaria aktive, ai vazhdonte të bashkëpunonte intensivisht me Qendrën e Hsinhua-së për Studimin e Çështjeve Ndërkombëtare si dhe me Institutin e Kërkimeve për zhvillimin shoqëror Euro-Aziatik.
Në kafe-librari Agolli në qendër të Tiranës ku u bë biseda ime me të, Vani më tha:
“Më merr malli për Shqipërinë. Këtu kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime si gazetar. Kam shumë kujtime. Ju mund të mos e besoni por çdo ditë pas daljes në pension jetoj me përshtypjet nga Shqipëria. Kam shkruar dy libra me kujtime nga Shqipëria. Unë ndihem i lumtur që në Shqipëri kam shumë miq dhe… asnjë armik”.
E pyeta për përshtypjet e tij mbi ata që kanë drejtuar Shqipërinë gjatë kohës që ai ka raportuar nga Tirana:
“Ramiz Alia për mendimin tim ka qenë një burrë i mençur. E donte Kinën dhe popullin kinez. Me të mund të bisedoje si me një shok. Unë e kam intervistuar shumë herë atë, më ka dhuruar edhe disa libra të tij. Kam përshtypjen se shumica e shqiptarëve e çmojnë atë si figurë politike, pas Enver Hoxhës, sidomos për rolin që luajti në periudhën e kalimit të Shqipërisë nga socializmi në demokraci. Kam ndjekur gjyqin që u zhvillua kundër tij në gjysmën e parë të viteve ’90. Më është dukur një gjyq i montuar…”
Ëang tha për Sali Berishën se pret ende që ai të realizojë premtimin për gjuhën kineze:
“E kam intervistuar edhe zotin Berisha kur ishte President. Ai ka qenë edhe në Kinë dhe në intervistat që i kam marrë ka vlerësuar fort përparimet e Kinës nën udhëheqjen e Partisë Komuniste Kineze. Ne, kinezët, u gëzuam shumë kur zoti Berisha premtoi para dy vjetësh se do ta bënte gjuhën kineze gjuhë të dytë në Shqipëri. Është i vetmi që e ka bërë këtë premtim…”
Ai kishte përjetuar edhe kulmin e miqësisë së ngushtë shqiptaro-kineze në vitet ’60-‘70, edhe ndërprerjen e këtyre marrëdhënieve nga gjysma e dytë e viteve ‘70, edhe rivendosjen e tyre.
“Prishjen e marrëdhënieve e kam përjetuar me shumë dhimbje. Ishte një miqësi e sinqertë dhe kam vënë re se kjo ndjenjë miqësie ka lënë gjurmë që duken edhe sot e kësaj dite. Në kohën e revolucionit kulturor-proletar filmat shqiptar ishin të vetmit që lejoheshin të shfaqeshin në kinema apo TV…Unë i di përmendësh të gjithë ata filma… Ata që janë mbi 50 vjeç në Kinë kanë një interesim të veçantë për Shqipërinë dhe vazhdimisht më pyesin: Si venë punët në Shqipëri?”, më tha Vani para pesë vjetësh.

Nga mbiemri Hongqi, ky me siguri ka qene mik i shqiptareve se ka pas qef me Honger ene me Qi. Po seriozisht, e perse na paska qene kaq mik i shqiptareve ky orizngrenesi apo se boni palle ariu 20 vjet rresht ne Tirane.
Eshte mik i Shqiptareve se ka folur gjithmone me respekt e dashuri per Popullin shqiptar
Dhe nuk diskutohet qe populli jone ka respket per Kinen dhe popullin e saj, se na kane ndihmuar ne menyre te jashtezkoneshme,
Kina na ka dhene miliarda dollare ndihma konkrete me fabrika, uzina, hidrocentrale kombinate, armatim modern me tanke topa, raketa,a vione takse , sisteme te automatizuara kunderajrore
Dhe te gjitha keto na i ka dhene falas fare,
Ne nuk paguam asnje qindarke, nga gjithe keto mliarda dollare ndihma te dhena me bujari ekstreme nga Populli Kines
Dhe ne, i jemi mirenjohes per jete Kines dhe popullit Kines
Nga ana tjeter, edhe populli kines kudo qe flasin neper tv ne videot qe postojne ne Ju tube flasin me dashuri per popullin tone dhe per Enverin
qe i ndihmoi Kinen te behej anetare e OKB , atehere kur gjithe bota ishte Kunder Kines
Biles kinezet kane edhe nje kenge per popullin Shqiptar,
Ndaj cdo shqiptar qe ka nje fije karakteri e dinjiteti sipas tradites Shqiptare,
duhet te kete respekt maksimal per Popullin kines,
se na kane ndihmuar atehere kur te gjithe donin te shqyenin, te na coptonin
I shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se zotit Wang Hongqi !
My heart and prayers go out there, to his family and friends !
R.I.P.
O ti pe Vlore, populli kines nuk ndihmoi gje se ishte duke ngrene oriz. Udheheqja kineze bleu me ca te ashtuquajtura ndihma perkrahjen qe i dha Shqiperia per te hyre ne OKB, se ne ate kohe, ti duhet te kesh qene i vockel, po Kines ne bote nuk ia vinte njeri ne pulle dhe ne per Kine njifej Taivani. Kina pagoi nje favor qe i beri Shqiperia ne OKB. O Mondi, nuk ka gje falas ne kete bote. Mqs nuk e ke marre vesh akoma kete, ktheu ne shkolle te mesosh ndonje gje.
Ne shkolle duhet te shkosh ti or mik
Por separi duhet te shkosh ne shkollen e handicapateve.
Pastaj filloje nga klasa e pare e tutje , nese te mban truri
Ato qe them une jane te gjitha ashtu sic them une
Ndersa ato qe thua ti , i ke pare te gjitha duke e pasur koken tek bytha e Sales ,
ndaj ke ate lloj opinioni
Prishja me Kinen , gabimi me i madh i komunisteve . Per fatin tone te keq , aty filloi dobesimi i ekonomise dhe i fuqis mbrojtese . Imagjinoni ku do ishim sot n.q.s kishim vazhduar miqesine me Kinen .
Ti nuk e kupton qe nuk i duheshim me Kines. Kina u fut ne OKB, dmth kaloi lumin dhe tha ju dhjeva kalin. Enver Bytha, si lesh i mencur qe ishte i doli para asaj pune dhe gjoja u prish per arsye ideologjike, merr vesht? Dhe ti akoma kujton se ishin komunistet qe u prishen, rritu pak rritu.
Po keto 30 vjet,o komunist i papenduar,por bythe shpuar,pse nuk i keni ndrequr maredheniet me Kinen sic ishin dikur?
Pse nuk u shit kromi ne Kine ,por u eshte dhene 300 hajduteve sot!
Ti ?????????????. E paske kuptuar mire politiken kineze!
Prandaj dhe e shpjegon bukur!
o Kadri, po ti qe e paske kuptuar edhe me mire politiken kineze, perse nuk na e shpiegon, por me fjale te thjeshta qe ta kuptojme edhe ne qe nuk jemi Kadrinj. Kinezet kane edhe ate zakonin tjeter, qe para se te ta fusin e lubrifikojne qe mos te ndiesh dhimbje, por prape se prape mrena e ke, merr vesht Kadrio?
Dy fjale per “komunistin e papenduar”
Me vjen keq jo vetem per ty por per shume shqipfoles sepse nuk kuptoni aresyen
faza e pare ishte prishja me ruset dhe lufta e shqiperise per pranimin ne OKB te kines dhe rezultati enveri shperblehet me mbi 25 biljon dollare 1963-1973
faza e dyte pasi kina penetroi ne ballkan duke perdorur shqiperine propozoi duke vene dhe kushte ekonomike qe te benim nje konfederate Tirane-Beograd-Bukuresht qe u hodh poshte nga drejtuesit e kohes..Beogradi ka qene “patate e nxehte” per xhaxhin…shiko sot Vucic dhe Hotin dhe tradhetine e miqve porno perendimore..mjafton kaq
D.m.th ju thoni se kinezet ishin budallenj qe i dhane Shqiperis gjithe ate armatim modern dhe bene gjithe ato ndertime falas . Kina eshte akoma me ekonomi te centralizuar dhe eshte fuqi boterore , po ne ku jemi ? Po na preu grurin Serbia ngelemi pa buke dhe po na kthehu krahet Amerika per 24-ore grekun e ke ne shkumbin .