Homazh për njeriun e mirë

redaktor

Letër e nënshkruar

Maliq Abazi

 

Dita, dua të ndaj me ju disa kujtime. Ishte viti 1956 kur mbarova shkollën një vjeçare të infermierëve në Vlorë. Mua më caktuan në Kuç. Spitali ishte vendosur në faqe mali, dy katësh me anekse. Në katin e parë ndodhej një klinikë dentare me dentist Androkli Popolin, farmacia me farmacist Sherif Dusha. Kuçi, fshat malor dhe me tradita patriotike. Midis shumë emrave dua të veçoj dhe të ndalem pak te farmacisti i moshuar Sherif Dusha, i cili më nxiti të hedh në letër këto kujtime. Xha Sherifi, siç i thoshim ne dhe pacientët, nuk nxehej asnjëherë. Megjithëse shumë prej tyre nuk kishin të paguanin, ai nuk ktheu mbrapsht asnjë pacient. Ishte një burrë babaxhan, trupvogël por me zemër të madhe. Megjithëse ishte farmaci fshati, kishte shumë punë sepse shumë prej ilaçeve përgatiteshin aty, si paketimet, shurupet etj. Njeri me humor dhe gjendur gjithnjë. Me respekt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *