Homazh për Sotir Panin

Ornela

Nga Fuat Memelli*

Covidi na mori edhe një shqiptar tjetër. Në kthetrat e tij ra edhe dardhari, Sotir Pani. Kishte rreth 12 ditë që luftonte me virusin në një nga spitalet e Bostonit. Megjithë shërbimin e veçantë që iu bë, nuk ja doli dot. Në prill do festonte 86 vjetorin e lindjes. Megjithë vitet mbi supe, ai ishte plot energji. lëvizte, takonte shokë e miq, përjashto periudhën e virusit. Punonte kopështin te shtëpia e Andreas, djalit të tij. Kujdesej për perimet që mbillte vetë. Kujdesej që të rritej shpejt  një filiz kumbulle i sjellë nga Dardha prej Andreas. Ajo kumbull i dukej si një “copëz” Dardhe.  Lexonte e shkruante. Mbante ditar që nga viti 1954 dhe kishte shkruar 1000 faqe. Shkonte në kishat shqiptare të Bostonit. Fliste në veprimtari të ndryshme të shqiptarëve që zhvilloheshin këtu. Mosha nuk e pengonte për të qenë aktiv. Na merrte në telefon ne shokët e tij. Edhe ndonjëherë kur ne “binim në gjumë”, ai na “zgjonte” Nuk ndihej i plotësuar po mos komunikonte me njerëzit, po mos dëgjonte zërin e tyre, po mos bënte shaka me ta. Na kujtonte jo vetëm neve këtu në Boston , por edhe miq të tjerë në Amerikë, në Shqipëri e vende të tjera ku jetonin miqtë e tij. Komunikonte në Amerikë me shkrimtaren dardhare, Rozi Theohari, fizikanin e shquar dardhar, Petrit Skënde, që të dy kanë ndërruar jetë, me veprimtarin dardhar Vaskë Bruko, etj. Nuk harronte të merte në telefon miqtë e tij Teodor Laço,  Niko Balli e dardharë të tjerë që jetonin në Shqipëri. Dardha ishte pjesë e shpirtit të tij. Dashuria e malli për të nuk kishin kufi. Kontribuoi edhe për kishën dhe muzeun e ri të Dardhës. Fliste shpesh edhe me kolegët e tij zooteknikë si Nevrus Shtylla, Viktor Puka, Sotir Pasko, etj me të cilët kishte punuar një jetë.

Në rrugëtimin e gjatë të jetës së tij ka plot “stacione” ku ai ka lënë gjurmët e veta. Vështirë t’i përmendësh të gjitha. Po ndalem vetëm në disa prej tyre. Pasi mbaroi Institutin e Lartë Bujqësor, punoi 8 vjet zooteknik dhe dy vjet shef bujqësie për rrethin e Korçës. Këto 10 vjet punë në këtë rreth ishin një shkollë e dytë për të, pasi njohu e punoi me shumë specialistë e fshatarë. Siç thotë vetë në kujtimet e tij shkoi e takoi njerëz në 200 fshatra të rrethit të Korçës. “Stacion” tjetër i punës së tij ishte Devolli. U caktua kryetar i kooperativës së fshatrave Vranisht- Pilur- Bickë, ku qëndroi afro katër vjet. Edhe pas largimit që andej, ai e mbajti miqësinë me fshtarët jo vetëm sa ishte në Shqipëri, por edhe pasi ardhi në Amerikë. Kjo ndodhte pasi Sotiri ishte njeri i “tabanit, i rogozit” siç thotë populli. Teknikumi Bujqësor “Irakli Terova” ku u caktua drejtor, ishte “stacioni” i fundit i tij i punëve në rrethin e Korçës. Do largohej nga Korça për në Tiranë ku ishte emëruar. Po largohej nga qyteti që e deshte aq shumë, nga qyteti ku kishte kryer shkollën 7 vjeçare e të mesme, nga Korça ku punoi aq vjet, nga qyteti ku njohu dhe u martua me bashkudhëtaren e jetës, Ritkën e tij të dashur, siç e thërriste shkurt ai. Puna dhe jeta e tij më pas vazhdon në Tiranë. Ministria e Bujqësisë e emëron zv. drejtor në Institutin e Kërkimeve Zooteknike në Tiranë. Më pas vazhdon përgjegjës i sektorit racor e më pas kryespecialist i Stacionit të Gjedhit e Shpendëve. Gjatë viteve të punës shkroi e botoi plot artikuj për blegtorinë. Me skenar të tij unë realizova dy dokumentarë me temë nga blegtoria. Në Stacionin e Gjedhit e Shpendëve, punoi 10 vjet deri sa doli në pension në vitin… Kur filluan grabitjet e shkatërrimet edhe në këtë stacion në fillim të viteve ’90, nuk i duronte dot , doli para kohe në pension dhe shkoi me gruan e fëmijët në Dardhë. Më vonë u rikthye përsëri në Tiranë.

Pas viteve ’90, emigrimi u rizgjua edhe në familjen e tij. Kjo ndodhi për arsye se ai kishte patur në Amerikë, gjyshin e tij Josif Pani, patriot i shquar, mik i Nolit dhe Konicës. Kishte patur edhe babanë e tij, Vasil Pani, figurë e shquar edhe ky i shqiptarëve të Amerikës. Babai i tij shok i ngushtë gjithashtu i Konicës dhe Nolit. Vasili ishte kryetar i “Vatrës “ për 11 vjet. Në fillim në vitin 1995 ardhën në Boston dy djemtë e tij , Andrea dhe Vasili. Erdhi për vizitë edhe Sotiri. E që nuk arriti ta marrë nga Dardha në Amerikë familjen e tij .Takoi shumë dardharë e shqiptarë të tjerë. Vizitoi varrin e të atit, ndarë nga jeta në vitin 1947, vizitoi varrin e  Nolit e Konicës. Qëlloi që atë vit do ktheheshin në Shqipëri eshtrat e Faik Konicës nga një delegacion i kryesuar nga ministri i Kulturës së atyre viteve, Teodor Lço. Konica duke qenë shok i ngushtë i të jatit, nuk mund të rinte pa pa folur aty edhe Sotiri.. Si u çmall me njerëzit e tij në Amerikë, Sotiri u kthye në Shqipëri për të jetuar në Dardhë e në Tiranë. Por, malli për djemtë, për motrën, për njerëzit e tjerë që ardhën në Amerikë pas viteve ’90, filloi ta brejë. Në vitin 1996, le Shqipërinë dhe vjen bashkë me gruan të jetojnë në Boston pranë djemve të tyre. Kalonin vitet dhe malli për Dardhën e Shqipërinë ndizej më shumë. Krahas bisedave në telefon, brenda 10 viteve të para në Amerikë dërgon në Shqipëri 400 letra dhe merr prej andej 350. Është ky një rast i rrallë i njerëzve që të kenë dërguar kaq letra në atdheun e tyre. Siç ka thënë Horaci ”qiellin po jo shpirtin ndryshon ai që shkon përtej detit”. Në Boston takon shokë e miq të tij si dardharin Kiço Çeku, korçarin Jani Plasa, gjirokastritin Kostandin Mosko, mua sinicarin e plot të tjerë. Ne miqtë e tij këtu e quanim  kryetar i grupit ”Na bashkoi Bostoni”. Shkon në bibliotekën e Bostonit dhe lexon gazetat “Dielli” “Kombi” e “Sazani”.

Mbledh të dhëna për gjyshin, të atin, për Sotir Pecin e dardharë  të tjerë. Shkoin në kishat shqiptare “Shën Gjergji” e “Shën Trinia” ku meshojnë At Artur Liolini dhe Peshkop Ilia Ketri. Kënaqej kur meshonte  në shqip Peshkop Ilia dhe thoshte:” Gjuha shqipe na ngjit në zemër”. Me një grup shqiptarësh si At Artur Liolini, Polikron Trebicka, Sotiri dhe djali i tij Andrea, u bënë nismëtarë për hapjen e shkollës shqipe në mjediset e kishës së Shën Gjergjit. Pas dy vjetësh me shkollën u mor shoqata “Mass.Besa”.  Ndër nxënësit e shkollës ishin edhe katër nipërit e tij. Me dardharët e Usterit insiston për ringritjen e shoqatës “Bleta” ku zgjidhet zv. kryetar i saj. Rrallë ka veprimtari të shqiptarëve të Bostonit ku të mos ketë folur Sotiri si ajo për 28 Nëntorin, në veprimtarinë kushtuar 100 vjetorit të kishës së Shën Gjergjit, në takimin e organizuar nga kisha Shën Trinia për jetën dhe veprën e mikut të tij, Dritëro Agolli, në takimet e organizuara nga shoqata “Bleta” , etj. Çdo 28 Nëntor në shtëpinë e tij në Boston, ngrinte flamurin shqiptar, siç kishte vepruar prej shumë vitesh edhe në Dardhë. Në shtëpinë e tij në Dardhë si dhe në Boston, kishte përgatiur dy fotoekspozita, kushtuar gjyshit e babait të tij si dhe patriotëve të tjerë dardharë

Ndër punët e veçanta në Boston, ishte edhe botimi i  librit për jetën dhe kontributin e gjyshit dhe babait të tij, Josif e Vasil Pani. Porosinë për të shkruar këtë libër, ia kishte dhënë Skënder Luarasi kur kishte qënë në Dardhë. Edhe titullin” At e bir për mëmëdhenë”, Skënderi ia kishte thënë. Punoi shumë për këtë libër dhe me ndihmën e mikut të tij, redakktorit Kolec Traboiini, libri u botua dhe u promovua në Muzeun Historik në Tiranë. Sotiri kishte në plan të botonte edhe një libër tjetër për emigrantët dardharë në Amerikë. Kishte mbledhur shumë të dhëna e dokumenta por… virusi i rrezikshëm nuk e la ta kryejë këtë punë. Megjithatë puna e tij siç thotë Seneka”, matet me veprat e jo me kohën”.

Sotiri u nda nga jeta më 4 janar të këtij viti, duke shkaktuar një plagë të thellë te fëmijët e tij , te miqtë e shokët e shumtë.

*Boston

Share This Article
9 Comments
  • Prandaj ky vend (land) nuk behet.
    Sotiri,Polihroni,Andrea,Theodhori Laco,Niko etj e mbajten Identitetin Epirote Greke te nje periudhe 500 vjecare me sakrifica,me nder.
    Ne vend qe te kerkonin nje Falje te Madhe keta bijte e 39 Vezireve,Qindra Pashallareve,Mijera Bejlereve Agallareve,Dervisheve,Hoxhallareve atyre qe nuk u turqizuan dhe nuk u convertuan ne myslimane turq keta sollen perseri Turqine!
    A nuk tregon kjo qe Myslimanizmi nuk eshte thjeshte nje “Fe” por mbart me vete percarje,urrejtje Identitete te ndryshme.
    Keta turq myslimane jane fajtore per mosmartesat e tyre ne emer te ketij Identiteti,te urrejtjes midis dhe per keto tituj te dhena nga Sulltani dhe per dashurine e tyre per Turqine duke luftuar cdo gje Greke,Arvanite,Epirote.
    Njerezit edhe falen,por te pranojne nje prezence te nje pushtuesi 500 vjecare qe eshte faktuar historikisht gjakatare,te ndrojne Emrat e Toponimeve para turke,te zhdukin cdo gjurme Greke ne Vorio Epir ne emer te nje Shteti te vetequajture Skiptare,kur vete “Heroi i ketij State” nuk ka lidhje me kete Identitet,me vjen keq por ky popull eshte i destinuar te vuaje shume.

    • Erdoganis, o psikopat, ky i nderuar Sotir Pani si pasardhes i Josifit dhe Vasilit, puro Shqipetare dhe atedhetare, krahe Nolit dhe Konices, nuk kane te bejne fare me cmendinen bizantine qe ke ti ne koke!
      Per mua nuk ka rendesi feja(i krishtere jam ne origjine), ka rendesi te jesh Shqipetar, se quhesh, Vasil, Agron, Ilir,Ismail, Pal, Mark, Avni apo cfaredo tjeter, nuk i jep rendesi asgjeje! E ka thene i madhi Pashko Vasa: feja e Shqiptarit eshte Shqipetaria! Kete vend e moren ne dore prej tre dekadash rrumpallat haxhiqamiliste dhe nuk i dihet fundi…
      Turp per ata bythe-shitur qe fshehin origjinen, ata nuk duhet te kene vend varri! Askend nuk e ben me nder te pergojoje dhe te harroje te paret e tij,nuk i bihet shtepise me gure nga jashte per cfaredo lloj motivi te kesh!

  • Paska qene si teto Ollga.
    Paska derguar 400 letra dhe ka marre 350.ne vit.
    Ka dale syficit me letrat.
    Ti o Pallasgos,,Ne nuk i kemi ndare ndonjehere shqiptaret ne muslimane dhe te krishtere,.
    Grekerit dhe turqit kan nje surrat,nje ADN,nje Rrace,nje Sua,nje menyre te mendyari- Turq dhe Kaurre.
    Nje mut jeni.

  • Sotir Pani, u prehte ne fron te PERNDISE atje ku lindi.

    U prehte i qete ne*fron te Perendise*atje ku ka lind e jetoi nje jete, i ndieri Sotir Pani,te cilin, Pena atdhetare e Fuat Memelit, na e sjell ne bashkeaddhetareve te Tij nje jete. Nga Torontua,une nje ish mesues ne Tirane, bshkemoshatar me te ndierin,shpreh ngushellime,une bashkekohesi 85 vjecar,bir i Dangellise Naimjane.
    Historia e tij,histori e gjithe bashkatdhetareve te vertete.Falemindrit i nderuar Fuat Memeli. ( le te mos i lexojme dy komentet e me siperm qe turpi Tyre.Firma te njohura,fatekeqesisht politizuar, ne homazhe nuk flitet ashtu edhe sikur te jete ashtu). ..
    Po Sotir Pani i ndiere tashme,ka lene gjurme ne jeten e tij.Si nje jete ne Tirane une bashkekohes i tij ,Mesues ne Tirane e mik e shok me koleget e tij, ku ka punuar,si i ndieri Pr, Abedin Cici,Agronomi i Talentuar,biri i Libohoves ne femijnine e tij,deri partizan sa marre gezimet e vendimeve te Kongrsit Permetit. Autori i Vreshtarise dhe pemtarise se gjithe vendit.
    Flas me nostalgji, se nje jete mesues e drejtor shkolle ne Fshatrat dhe qytetin e Tiranes,(Ne Zall-Dajt hap shkollen e pare 8vj.sa ne vijimesi e mesme,(1967-71),apo ne Katund te RI,e njejta gje(1973-83)),ku doren e mjeshterve te bujqesise si Abedin Cici me shoke, i kam patur prane dhe sot tej oqeanit,me ta jetoj. Nje syresh dhe Sotir Pani i ndiere,fatkeqesisht larg atdheut (ne Boston),ndare nga jeta. Mos paca fatin e tij une 85 vjecari,te vdes ketu ne Toronto,te ndahem nga jeta. Mezi pres lirimin e situates me COVIT19te,te shkoj e te me prehen eshterat ne aatdheun tim,deri ne Dangelline naimjane*,femije,pas lufte rit e jetuar ne Tirane. Mirenjohie,nje jete bashkeatdhetareve te atij kryeqytetit tone sa,fshatrave,aresim e kulture dashes,me atdhetarizmin kryefjale.(Bende e Tamadhe mbi 10 vjet,mesues e Drejtor shkolle, te tillet si Sotir Pani,deri kolege, soecialiste te bujqesise nje heresh MESUES ne shkollat hapur (1964-91 dale ne pesion).
    I perjetshem kujtimi i ketij kuadri te perkushtuar nje jete,se pari atdheut te ndierit Sotir Pani,nje aktivist i shquar dhe ne vitet EMIGRANT ne Boston te SH.B.A.qender e emigranteve tane nga i ndjeri F.S.Noli me shoke,ku Korcret,kane gjurmet ne shekujt e fundit.
    Nga Toronto,shpreh ngushellimet e mbi 80 Pasues veterane,qe jane aktiv,me atdhetarizmin e tyre.
    Ngushellime families Pani sa dashamireve.

    Pasuesi Vetran 85 vjecar;

    Toronto 15 Janar 2021. Guri Naimit D(Dh Xh.)

    • Auuuuuuu, paske mbushur 85 mer debil. Heren e fundit qe e kishe vene moshen ishe akoma i ri, vetem 84. Tashti qenke pjerdhur fare.

  • E kam njohur te ndjerin Sotir Pani mese 15 vjet te shkuara ne viziten e pare qe beja ne SHBA. Ishte nje burre zotni, vazhdues i shembullit te babait dhe gjyshit te tij qe kane qene gure themeli te bashkimit te emigracionit te vjeter shqiptar ne kete vend. Sotiri e donte Dardhen, Korcen dhe Shqiperine, prandaj edhe atje ku vajti krijoi nje lidhje te vogel dardharesh e miqsh qe takoheshin rregullisht ne Boston ku jetonin shumica prej tyre. U prehte ne paqe ky atdhetar i njohur i emigracionit shqiptar ne Amerike. Ngushellime dy djemve.

  • *?* mbete akoma o derezi, te pakten shkruj emrin…sa per te *pjerdhien* ti qenke bere *italian*se ata ate fjale e perdori per te thene *BRAVO*apo te LUMTE* Ti i di keto …megjothate faleminderit ….*pirdh* ti *pirdh*.dhe me ate Auuuuuu-ne mos u habit… 4dhe 5sa jane afer gjera tjetres dhe si gati per 85sen jam,ne qershor,qe besoj do takohemi. Qofshi mire.Nu ta ve re. po ta quaj humor. se sa di e ke qef humorin se te rinon,apo jo?!
    Nuk po te them….*puthu me Milon*…po, ju gjeca mire!(gjithnje, po je ajo *?*-tia, qe mendoj une..) Mirupafshim…
    84 vjecari me 5 muaj e 16 dite.
    Guri Naimit D

    • Guri i Naimit, Respekt per ju dhe jetofshi sa me gjate e gezofshi gjithmone! Ai me nick-un (?) ka vetem nje emer: barbar i Sali shpellarit!
      Nga sa ju kam lexuar, jeni nje nga ata njerez te mire qe pati ai vend, edhe ju si prinderit e mi keni punuar e ndertuar me gjak e me djerse Shqiperine qe Esadistet kuislige i vune kazmen ne themel ketu e 30 vjet! Respekt edhe per kete njeri te nderuar si Sotir Pani, si e ka pasur tradite nga te paret e tij, aq te afert me te madhin Fan Noli, ashtu e ka mbyllur!
      Treva Permet-Kolonje-Korce, vendi i kultures dhe atdhedashurise nga ku e kane origjinen gati pjesa me e madhe e Rilindasve tane, e braktisur ne menyren me te turpshme nga te gjithe pushtetet e demoNkracise, ku edhe rruga nacionale gati nuk ekziston me, tregon vetem erresiren haxhiqamiliste qe drejton Shqiperine dot! Ju uroj gjithe te mirat!

  • Nuk gjeti nje emer Skptare babai tend o Albert?
    A ka turp dhe hipokrizi me te madhe te mos Nderosh Identitetin Kombetare?
    Sa per Sotirin,po te qe Skiptare do quhej Shpetim.
    Greqisht Sotiris do te thote Shpetim.
    Po te degjosh “historiane” Ignorante dhe Idiote si Xhufi,Kocaqis Mema e te tjere (ecetera) qe me paturpesi thone nuk ka Greke ne Greqi,as Emra Greke do mbetesh i zhgenjyer dhe viktime nga hipokrizia e tyre.
    Mirepo keto emra si Shpetim,Clirim,Perparim,Bujar (Bujur turqisht) Flamur (Fllug) Pranvere (Primavera italisht) Elvis,Gezim,Vendim,Besim etj jane te Diktatures Komuniste.
    Sipas dokumentave historike te Arnautistanit deri ne fund te sekullit (sentury) te 19te kishte rreth 1260 Skolio Greke dhe qindra Kisha Greke Orthodhokse dhe po kaq Turke.
    Kjo do te thote qe edhe Emrat ishin dy,Greke dhe Turq.
    Identiteti Skiptare eshte i krijuar (este e criate) nga armiqte e ketij Kombi te Lashte te Epirit dhe keta jane Austro Italianet me gluhen (Glosan) e tyre latine dhe Alfa-betin Latin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *