Familjarët, miqtë, kolegët, dhe perfaqesues nga biznesi e politika i dhanë sot lamtumirën e fundit bankierit Artan Santo. Në orën 16:00 trupi i biznesmenit Santo u drejtohet varrezave të Sharrës. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në një prononcim për median pas homazheve, tha se vendi ka humbur një prej pionierëve të sistemit bankar.
“Kjo është një dorë mizore që duhet ndalur, – tha Meta.
Fullani: Humbje për sistemin bankar, suksesi i Santos i bëri ballë krizës globale
“Humbje e madhe për sistemin bankar, për mikun tonë kujtimet më të mira. Do na mungojë buza gaz e tanit i qeshur. Jeta vazhdon ta kujtojmë gjithmonë për të mira. Është një humbje për sistemin bankar, se ai e krijoi vet institucionin dhe e çoi para. Një institucion që i bëri ballë krizës bankare. Banka ka një staf të përgatitur i cili i motivuar me dhimbje por i motivuar për ta çuar duke i bërë respektin e fundit këtij djali për ta vazhduar punën e tij dhe për të pasur jo vetëm një institucion solid por një institucion të rëndësishëm për ekonominë shqiptare”, tha Fullani.
Topalli: Ngjarja më e rëndë pas vrasjes së Azem Hajdarit
“Vendi është i tronditur, të gjithë jemi të shokuar, kjo që ka ndodhur është gjëja më e rëndë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Santo ishte impresionues që në takimin e parë, inteligjent dhe i lexuar. E kujtoj me mirënjohje edhe për kontributin në Parlament për botime të jashtëzakonshme që janë bërë. Ngushëllime familjes”.
Nano: Santo, kampion i shfrytëzimit të lirisë në dobi të tjerëve
“Ju falënderoj që më jepni mundësinë që të shpreh një vlerësim të merituar për një personalitet të pa zëvendësueshëm. Humbja e tij na lë me një boshllëk vështirësisht të kapërcyeshëm të mikut të jashtëzakonshëm Artan Santo. Mbetet kampion i shfrytëzimit të lirisë në dobi të tjerëve”.
Anastas Angjeli: Të veprohet me shpejtësi për të gjetur dhe ndëshkuar autorët
“Akti kriminal më ka tronditur jo vetëm për mua po për gjithë opinionin publik. Humbëm një mik, unë humba një shok shkolle, një mik profesioni, një bashkëudhëtar në sistemin e financave, një aktor të rëndësishëm të mediave dhe sistemit bankar një mik të mirë dhe familjar të mirë. Është detyrë e autoriteteve ligjore të veprojnë me shpejtësi për të gjetur dhe ndëshkuar autorët, me qëllim që të gjithë së bashku të ecim para por mos lëmë kurrë gjurmë të tilla”.
Luan Bregasi: Tani, pionieri i sipërmarrjes private
“Na iku një shok i mirë, një biznesmen i suksesshëm. Tani do të mbetet pionieri i sipërmarrjes private. Ndihem keq sot që Artan Santo nuk do ta kemi më. Shfrytëzoj rastin ti bëj thirrje shtetit që institucionet e shtetit, policisë dhe drejtësisë të bëjnë ç’është e mundur për të zbardhur vrasjen e Tanit”.

sa bukur flasin..rrjedhshem dhe pa gabime
Sa tpa ftyr qe jeni ju politikuajt.
Let eshte te ndalet kjo dor vrastare burgosne Sali kriminelin ndalen te gjitha vrasjet me porosi.
ate dore ti e mbajte 8 vjete ne pushtete
Sigurisht qe ne Shqiperi eshte shtruar instaluar teresisht Mafia.
Pjese e Mafias jane te gjithe keta te prononcuarit me siper, dhe pjese e Mafias ishte edhe vete i ndjeri Santo.
Grykesia per para i ka shperfytyruar keta milioneret e rinj shqipetare, aq sa jane te gatshem te japin jeten. Jeten e japin me detyrim sepse kane hyre aq thelle ne krimin ekonomik e financiar sa nuk dalin dot.
Vetegjyqsia eshte ana tjeter e medaljes. Mungesa e besimit per te zgjidhur elementet kontraktuale ne menyre ligjore, çon ne ekzekutime te tilla, perseri mafioze, veprime qe jane pjese e vorbulles ku jane perfshire te tere ata te cilet sot bertasin me shume.
Ironia eshte se ata te cilet i kemi e i kemi patur ne krye, duke filluar nga Saleh plehu, Blloku i kuvendit, ky qe drejton dhe qe ben sikur nuk e di se eshte i rrethuar me hajdute, te cilet i vuri vete, dhe te gjitha interesat familjare, klienteliste, mafioze me lloj lloj horrash te tipit frokerr, dosher, noker etj, sot bertasin me teper per lufte kunder Mafias.
Kemi edhe nje prononcim nga Fullani, nje nga shpifesirat e ndryra te sistemit mafioz, e mbylli ciklin edhe me kreun e rilindjes qe para se te vinte ne pushtet u sterbetua se kete Fullanin do ta syrgjynoste.
Popull fukara e i varfer qe i kane hipur siper keta fullanet e salplehet dhe nuk po i zbresin me.
sa te trishtuar qe e bejne veten ::::se ky bankieri ja ka futur leket ne banken e vet :::dhe ja mbulonte piselliqet ::::ndersa per vrasjen e kolit ::aksidenti ne tynel :::::nuk e vrane mendjen ::policia nuk po i kerkon vrasesit ::::por per nje bankier shqetesohen te gjithe :::rama basha meta berisha :::::duket qarte se kane bashkuar bashke :::::korrupsion :::kur vritet nje bankier ne bote asnje nuk shqetesohet si ne shqiperi ::::turp te keni :::populli vdes cdo dite ::dhe nje bisnesman vritet dhe hop shoket shqetesohen ::::kush e ka rradhen ? ;, ,,?
Ore ALBANO. Duhet te kontrollosh fjalet kur të flasesh. Sokoli u merte pushtetin. Prandaj duhej vrar. Që ta kishin gjithmonë vet pushteti. Ndersa Artani ishte ndryshe. U mbante paratë u pastronte parat. Edhe Tani duhej vrare sepse ishte më i zgjuari , më praktiku dhe më i heshturi. Ata edhe me vrasjen e tanit perfituan. U thonë dunjas. Ligjin e bejme ne, parane e kemi ne, pushtetin e kemi ne. Dhe hajdeni po të doni të investoni. Jemi NE e vetem ne.
Kush te vret dhe kush te qan, O Kapedan !
fullani bej kujdes se mos eshte rradha jote me duket.
keshtu eshte .pse ku ka te jetosh ne mes te Vienes e mos punosh .vetem fatos nano e ben .keto lloj vrasjesh behen vetem nga
boset e medhenj.nuk meret kure nje fukara apo nje drogmen me bankiera. duan te nxjerin parate te mos ju dihen e bejne vrasje per te akuzuar shtetin .
Si gjithnje Iliri godet ne shenje kure shikon se rrezikohen pislliqet qe beri 4 vjet me Berishen.
Sot te gjithe dalin se e kane njohur personin por kjo tronditja e tyre dhe gare-rendja per tu prononcuar, le nje shije te keqe. Vertete eshte vrasje tronditese qe ndoshta pervec ndeshkimit mafioz ka dashur te coje dhe nje mesazh ekstra diku tjeter; por s’eshte e para here qe ndodh kjo. Mesazhet me tritol jane bere ne mode, vrasja e Kr/Komunes ne Kukes, ne prag te deres se shtepise akoma s’eshte zbuluar, nje ish-deputet u vra, oficere policie e gjyqatari qe u hodh ne ere ne mes te Vlores.
Sa krime jane bere, e sa kane ngelur pa zbuluar. Te na falin Politikanet, po kalojne ne super-xhiro ne kete dite; si nje rast del dhe tjetri; me pas te gjithe harrojne. Kur krimi godet ne mes te Kryeqytetit e shteti nuk i kontrollon dot rruget me nje dare te hekurt, tregon se ka pak interest te behen punet sic duhen bere. Kjo hipokrizi provinciale na turperon te gjitheve, A. Angjeli/ F. Nano, e kush pyet per ta e cfare thone ata? Pse u merret mendim apo te jepen si lajme?
Ti kerkojme llogari kesaj Qeveria dhe Policise se Shtetit; eshte vrare nje bankier ne mes te dites ne zonen kryesore; jo “nje cun i vertete” Tirane dhe mik i dikujt a nje tjetri. Pathosi i ketyre te leneve – shumica jane vete te perfolur per korrupsione – eshte nje tallje me teper qe i behet familjes e shoqerise. @ z. Meta, ju beni me mire te heshtni, askush nuk pret qe ju ” ti siguroni qetesine qytetareve” a te jepni leksione si duhen bere punet. Perfituat sa mundet ne disa qeveri, Populli se ka shume qef t’ja kujtoni kete me daljet e prononcimet tuaja. Pervec Shqiperise, nje karriere e tille e shume te tjera, do ishin mbyllur me kohe.
“Politikane” Problemi jeni Ju, jo “dora e Krimit” Ajo nuk krijojet vetvetiu, e ka nje baze e mbeshtetje tek insteresat e pista; pale ne te cilen gjithmone keni qene dhe ju. Aty eshte Dora e Krimit; nje halabak te terheqe kembezen e armes, e gjen kudo!!
a meta, meta……………………………..
Metes i kishte ikur ceherja kamplot.Dicka ka ky njeri ose ju eshte dhimbsur vertet ose……
Per ke qytetare flet z.Meta “per kokpalaret” apo per qytetaret qe disponojne shuma maramendese te nxjerra nga pusi i sistemit me te degjeneruar qe shkerdheu nje popull te tere duke bere milionere me rembimin e pasurise se ketij vendi .Une si dje edhe sot edhe neser fle i qete z.Meta,nuk e di per Ty?