Mazhoranca dhe opozita zhvilluan homazhe të ndara te “Nënë Shqipëri” për Ditën e Dëshmorëve.
Ishte opozita e para që bëri homazhet e saj. Pas tyre, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha para mediave se PD-ja është e vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për një Shqipëri të lirë dhe të çliruar nga krimi e korrupsioni.
“Nderojmë heronjtë që dhanë jetën për liri dhe për vlera të tjera, pa të cilat jeta e njeriut nuk ka kuptim, siç është demokracia”, tha Basha.
“Kemi vendosmërinë për të vazhduar deri në fund betejën për një Shqipëri të lirë dhe të çliruar nga krimi e korrupsioni”, shtoi kreu i PD-së.
Ndërsa mazhoranca përfaqësohej nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, kryeparlamentari Ilir Meta, ministrja Mimi Kodheli dhe deputeti Pandeli Majko.

Rama mungese pa arsye! Te sjelle leter justifikimi nga familja apo raport mjekesor… ti linte te gjitha dhe te shkonte aty sepse fale tyre flasim shqip se do na perlante greku e serbi po te shkonim pas kolaboracionisteve. Prandaj lavdi vajzave dhe djemave qe ikin te rinj dhe lavdi edhe komandantit Enver qe e shajne jo se ishte antidemokratik (ate sistem besonte) por se i thyente turinjte grekut e serbit dhe sot agjentet e tyre bejne lojen e vjeter duke iu turrur Enverit dhe filozofise proshqiptare te tij.