Presidenti i Republikës Ilir Meta i është bashkuar homazheve të zhvilluar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për shkrimtarin Bardhyl London.
Meta u shpreh se Londo ishte një intelektual i përmasave të larta, ndërsa shtoi se ka lënë pas një trashëgimi frymëzuese për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë.
“Ishte detyrim për ti dhënë lamtumirën e fundit sot një intelektuali dhe patrioti si Bardhyl Londo. Jam i sigurt që një poet i këtyre përmasave, ka lënë një trashëgimi frymëzuese, për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë. Ai gjithmonë ka qenë mbi politikën dhe ka qenë gjithmonë një intelektual i moderuar për të bashkuar dhe për të nxitur dialogun.”, tha presidenti.
Gjithashtu miq dhe të afërm të tij janë shprehur të keqardhur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Bardhyl Londo.
“I shkroi të gjitha gjërat që donte pengu i moskuptimit është përmbushur sepse ai ka qenë një poet i dashur dhe i kuptueshëm për të gjithë. Mallin e madh që ai pati për mungesat që ai ndjente i shprehu të gjitha. Ai kuptoi ndër të parët që emigrimi ishte një ndër plagët më të madhe…”, u shpreh një prej miqve të shkrimtarit.
o.j/dita

I ke futur ne KAZAN SKRAPARI te gjithe o Like,.
Dekoratat me te Larta i kane Baftjari Skraparit dhe Bujar Qamili.
po Mandin e NISH Tulles,kur do ta besh Nder i Kombit?,mor amen kush te vuri ty atje?
Emri që mësuam të parin
Bardhyl Londo
Më të drejtë na dhemb zemra kur na ikën një prind, një shok, një mik, një vëlla. Por kur ndahet prej nesh një njeri i tillë si Enver Hoxha, zemra duhet të durojë shumë. Duhet të durojë dhimbjen e fëmijës kur humbet prindin, atë të prindit kur i vdes fëmija, të mikut për mikun, të vëllait për vëllanë, të shokut për shokun.
Sepse Enver Hoxha për ne ishte gjithçka: Ishte prindi i kujdesshëm dhe shoku intim, ishte vëllai që gjendet gjithmonë në çastet e vështira me dorën mbi sup dhe miku i pazëvendësueshëm. Dhe, mbi të gjitha, ishte udhëheqësi mësues që na ka mësuar si të jetojmë e luftojmë, përse të jetojmë e përse të luftojmë, na ka mësuar si të fitojmë.
Ata që e kanë takuar e biseduar me shokun Enver, që i kanë shtrënguar dorën, kanë ç’të kujtojnë e përse të krenohen gjithë jetën. Po në kuptimin e gjerë të fjalës s’ka shqiptar që të mos ta ketë takuar e të mos ketë bashkëbiseduar me udhëheqësin e tij të shtrenjtë, sepse ai hyri dhe mbeti përgjithmonë ashtu, i ulur këmbëkryq, popullorçe, në zemrat shqiptare. Brezi im, i lindur pas çlirimit, bashkë me qumështin e gjirit, thithi edhe dashurinë e pakufishme për Enverin
Ishim të vegjël atëherë kur fjalët e para që mësuam të shqiptonim ishin Enver-Parti. Të vegjël nuk e kuptonim sa duhet rëndësinë e atyre fjalëve, por ama i deshëm me shpirt se ato i donin prindërit, edukatorët, mësuesit. Më vonë e kuptova me të vërtetë gjerësinë e fjalëve Enver-Parti. Kuptova se ç’peshë kanë në jetën e shqiptarit këto fjalë, kuptova se ç’do të thotë ti duash ato. Kuptova se Shqipëria, brenda afro gjysmë shekulli, e udhëhequr nga Enveri, vulosi një epos të pakrahasueshëm. Ndaj, dhe në ditët kur ajo u nda nga biri i saj më i shquar, la në histori një epos të paparë deri më sot: eposin e lotëve.
Në vitet kur fillova rrugën time në jetë, atë rrugë që e ka çdo njeri dhe e zgjedh njëherë e përgjithmonë, e kuptova se rruga e vetme kuptimplote dhe e ndershme është ajo që më tregonte Enveri. Dhe këtë ma thoshin mësimet e tij dhe, po me kaq forcë, ma thoshte gjithë jeta e Tij. Kështu pra Enver u bë fjala e parë dhe e rinisë sime.
Mund të jenë të ndryshme datat e fillimit të krijimtarisë së shokëve të brezit tim, mund të jenë të ndryshme llojet e artit që kanë ndjekur shokët e mi. Por sidoqoftë, ato kanë një pikënisje të përbashkët, unike, vjershën e parë të gjithë e kemi shkruar për Enverin, për Partinë.
Dhe s’kish si ndodhte ndryshe. Enveri ishte fjala e parë e krijimtarisë sonë.
Fjala e parë e fëmijërisë, e rinisë, e krijimtarisë… dhe në çdo rrugë që do të nisim, emri Enver do të mbetet gjithmonë fjala e parë.
Dhe jeta ka provuar një gjë: fjala e parë nuk harrohet kurrë. Varet sa mire e ke mësuar atë, që të arrish të mësosh si duhet të tjerat.
Brezi im pati fatin e madh që gjithçka ta fillonte me fjalën aq të shtrenjtë e kuptimplote: Enver. Prandaj dhe ecja e tij është aq e sigurtë.
U prefte i qete ne fron te perendise Bardhul Londo,Bir i Permetit,nje jete krye shoqerise vene aftesite e tij..
Ngushellime families dhe dashamiresve,
Vo .Ku komentuesi LEON-nuk gjeti vendin ku te shprehet…
Dimbia e madhe Popull!