Homazhet për Tërshanën, kryebashkiaku Veliaj: Tonini dhuroi gjithë jetën vetëm gëzim

anazapta

Qindra kolegë, miq, të njohur, personalitete të vendit dhe familjarë i dhanë lamtumirën e fundit Tërshanës, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Janë zhvilluar sot homazhet për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur.

I pranishëm në homazhe ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili e cilësoi ditën e sotme si një ditë të dhimbshme për një njeri që dhuroi vetëm gëzim.

“Ditë e dhimbshme për një njeri që dhuroi vetëm gëzim. Ndoshta unë jam brezi i fundit i njeriut që dhuroi vetëm gëzim.” u shpreh Veliaj,

Këngëtari Tërshana ndërroi jetë moshën 66­-vjeçare, pasi vuajti prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *