Janë zhvilluar paraditen e sotme homazhet në nderim të Arben Dukës. Homazhet janë zhvilluar në Prefekturën e Tiranës, ku miqtë dhe kolegët i kanë bërë nderimet e fundit, poetit dhe publicistit të njohur.
Miq, kolegë, përfaqësues nga organizatat e Veteranëve të Luftës, morën pjesë në homazhe.
Alfred Moisiu, Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Erjon Veliaj, ishin disa nga politikanët e pranishëm.
Jeta dhe veprimtaria e Arben Dukës është shumëplanëshe. Ne jeten e vet prej krijuesi ai la mbi 50 libra, nder te cilat mbi 25 vellime poetike te cilat spikasin per pasurine e tyre ne stil, ne force mendimi, per lirizmin e thelle natyral dhe per ngjyrat e pakrahasueshme stilistike e valencen filozofike te tyre.
Ai u njoh per publikun shqiptar si lirik i fuqishem, klasik i paepur dhe mbi te gjitha si intelektual me kurajon dhe guximin e fjales vetiake dhe te fuqishme publike.
Kontributi i vet ne ligjerimin publik spikat per peshen polemizuese, per qendrimet antitabu, per mevetesine dhe sovranitetin vetiak si dhe per rebelizmin antidogmatik dhe antidoktrinar.
Poeti dhe publicisti u shqua per forcen e ironise dhe sarkazmes si dhe per stigmatizimin e dukurive negative te tranzicionit shqiptar si dhe ndaj klases politike qe qeverisi pergjate rotacioneve te tri dekadave te fundit.
Arben Duka eshte padyshim poeti me i shquar dhe me kreativ i gjinive dhe zhanreve te kenges shqipe si asaj popullore, polifonike dhe ne menyre te veçante, per kengen moderne shqiptare.
Ai la nje fond prej mbi tre mije tekstesh te kengeve me te njohura dhe me te sukseshme te kohes se shtrire ne dyzet vitet e fundit, te cilat mbartin çmimet me te suksesshme ne festivalet kombetare dhe nderkombetare.
Arben Duka u nda nga jeta dje në moshën 64 vjeçare.
j.l./ dita
U prehte na paqe poeti Arben Duka! Ai iku por pena e tij do ti japi pavdekesine.
Respekte dhe per Zotin Moisiu! Reflekton virtute te larta njerzore dhe drejtuse kur ishte President. I pakrahasueshem me te gjithe presidentwt e tjere para e pas tij ne detyre.
I pa harueshmi..Arben Duka..kush e degjoi e su pikellua.Mbaje gjalle shpirtrat e njerzve ne keto kohera te veshtira e te ndyra sa nuk ka. Do na mungosh , por vargjet e Tua do jene te perjetshme…
Sa bukur gazetari e rendit protokollin e vizites.
Ish Presidentin e Republikes qe duhet ta permendi te parin e le per ne fundNderkohe qe rradha duhet te ishte.
Ish Presidenti i Republikes se Shqiperise Alfred Moisiu.
Ish Kryetari i Kuvendit te Shqiperise Gramoz Ruçi
Kryetari i Bashkise se Tiranes Erion veliaj
Artisti i Popullit Luftar Paja.
Perfaqesues te Shoqates se Veteraneve te Shqiperise.
Etj
Nderim dhe rrespekt per te rrallin e te rraleve atdhetar Arben Dukka,percielle si HERRO nga mbare qytetare jo vetem nga Tirane edhe me kufizime nga KOVID-i.
Falemindrit pjesmarrrseve,VETERANET kryefjale,deri udheheqes te vendit me ne krye,ish presidentin Alfred Mojsiu,ngushelluar.
Nderime sjelle ne emer te emigranteve te Torontos *Pasues veterane*,85 vjecari Dh Xhoga,ne atdhe ndodhur kete muaj,Te *TRE- Nendoreve*-festuar.!
I perjetshem Kujtimi i Artistit te fjales dhe kenges POETIKE me atdhetarizem i perjetehmi Arben Duka.
Trupi i Poetit te Madh Kombetar Arben Duka duhej te nderohej ne hollin e Muzeut Historik Kombetar, se ishte Naim Frasheri i Shekullit XXI, i lindur dy shekuj pas Naimit te Pare dhe do kalojne edhe dy shekuj te tjere pa te dale nje tjeter poet i madh si ai.
I pa harruar.
I pa harruar ne perjetesi
do ngelesh per ne
Arbn Duka ti.
me poezit e tua
jetuam ndervite
ne maj te olimpit
ato ti i ngrite
dhe dielli dhe hena
do te thuriin kurore
poetet nuk vdesin
se veprat ju rrojne
vete Zoti te solli
ai ty te mori
parajsen e bukur
per ty ai zgjodhi.
I pa harruar do ngelesh per mua mikun tend Arqile Pilkati
Arben Duka mal në këmbë…
U nxinë ditët e Dhjetorit,
Trëndafilat seç u thanë ,
Pse s`dëgjohet më Poeti ?
Malet nga pesha pse ranë ?
Tirana e preu zhurmën,
dhe Labova u trondit,
s`ka burrë të mbajë dhimbjen,
lotët u burojnë nga sytë..
Sikur u rrëzua hëna,
dielli e humbi shkëlqimin,
në ç`do vatër u pre kënga,
ç`do zemër ndjeu hidhërimin..
Më thanë se vdiq Poeti,
ai që na mbante gjallë,
Arben Duka ballë tërmeti,
që penën e kishte pallë..
Vdiq Poeti që shkëlqeu,
kjo ishte një vdekje e rëndë,
po si do ta tretë dheu,
këtë mal të madh me këngë..
Do të përcjellin me lule,
borzilokë e menekshe,
dhe me vargjet që ke shkruar,
sa ishe i gjallë mbi dhe…
O Poeti fjalështruar,
penën e kishe flori,
do mbetesh i paharuar,
në këngë e në histori..
Ti punove për Shqipërinë,
siç punon djali për nënën,
unë ndaj e mora penën,
në zemër ta ngrita këngën..
Me Migjenin dy binjakë,
dy yje në vetëtima,
burrat me mëndje të artë,
Dy viganë në suferina..
Pena jote,penë e artë,
majë e shpatës së Skënderbeut,
si Tomorri mal i lartë,
rrit lavdinë e mëmëdheut..
Vargjet e tua ngrenë në këmbë ,
të gjithë aktorët e skenës,
siç ka ngritur Ali Pasha,
Kështjellën e Tepelenës…
Shkruajte vargjet e zemrës,
sepse ishe Atdhetar,
Ti Shqipëri më jep nder,
Më jep emrin Shqipëtar..
Gurin seç e bëje stërrall,
Dimrin ktheje në Pranverë,
vargjet e tua vardhare ,
lulëkuqe mbushin dhenë..
Shkruajte për halle,derte,
dhe tregove të vërtetën,
vargjet e tua s`kishin të sosur,
kishe njohur mirë jetën.
Ti flisje për këtë vend,
shkruaje për shumë gjëra,
për hajdutë dhe maskarenj,
me poezi i thoshje të tëra.
Në çdo gërmë e në çdo fjalë,
kishe gdhëndur historinë,
Labova kish rritur djalë,
që lart ia ngriti lavdinë.
Kur vdesin burrat e trurit
që japin mësim e dije,
tundet dhe shtizë e flamurit,
mban dhe kombi ditë zie…
Ti do mbetesh nëpër këngë,
siç mbeti Naimi i fjalës,
ashtu si burrat në shekuj,
të penës edhe të pallës…
Neve do na marrë malli,
për poetin tonë të zëmrës,
do ta kërkojmë te varri,
të na bëjë vargjet e këngës..
Arben Duka mal në këmbë,
mal që nuk e tund stuhia,
ndaj do mbetet nëpër këngë,
Ta këndojë Shqipëria…..
(Sotir Kosta)
Kur mbyll syte,nje njeri, vital i ndjenjes njerzore,materializuar ne gjuhen e shkruar,perjeton nje gjendje surreale,apo superpozimi.E ndjen sa gjalle dhe vdekur fizikisht,ne te njejten kohe,ulur ne kerthizen e kesaj gazete.
Respekt per veprat qe na la ,shume tekse kengesh e vargje qe godisnin si duhet .