Tregojnë se përkundër dëshirës/frikës së Jozefinës për t’u ruajtur me nga 5-6 truproja, kreu i Bundestag-ut gjerman, shkon pa asnjë truprojë tek një kioskë në Berlin, dhe rri në radhë për të blerë bukë me salçiçe të shijshme, vetëm sepse ai do të ndjehet i lirë.
Kreu i Bundestag-ut gjerman, Profesor Norbert Lammert (CDU), është në krye të parlamentit të vendit më të pasur dhe më të fuqishëm në Evropë dhe ndoshta do ia lejonte ndërgjegjia edhe pak, nga ai luks që shijon Jozefina jonë. Por standardet demokratike në Gjermani, ndjeshmëria e publikut për shkeljet apo abuzimet e pushtetarëve, reagimi i mediave, institucioneve të pavarura, etj është i tillë, saqë imponon ruajtjen e një ekuilibri të zgjuar, për të shmangur abuzimet me pushtetin. Me kamuflimet apo abuzimet e zhurmshme e bajate, që bën ‘zonja e hekurt’ tek ne, atje shoqëria do ta kishte flakur në plehra.
SMS në DITA në 0689073730
Allashqiptarce !!!