Homoseksual dhe fëmi emigrantësh, kryeministri i ri i Irlandës

Elton Tafaruci

38-vjeçari Leo Varadkar pritet të bëhet kryeministri i ardhshëm i Republikës së Irlandës, pasi fitoi zgjedhjet për lidershipin e partisë Fine Gael.

Varadkar do të jetë gjithashtu lideri i parë homoseksual dhe më i ri në moshë në vend. Ai mundi rivalin e tij, ministrin e Brendshëm, Simon Coveney, me 60 për qind të votave dhe do të pasojë në këtë detyrë Enda Kenny, si lider i partisë së qendrës së djathtë brenda pak javësh.

Varadkar është fëmi i një infermiereje irlandeze dhe një doktori nga India dhe pjesa dërrmuese e mediave britanike është fokusuar tek origjina dhe seksualiteti i tij.

Ish-kryeministrja e Irlandës së Veriut, Arlene Foster e uroi atë në telefon e po ashtu bëri edhe kryeministrja britanike Theresa May.

Duke folur në përfundim të procesit zgjedhor, lideri i ri i Fine Gael tha se ndihej i nderuar që u zgjodh për të përballuar “sfidën e madhe” që ka përpara, të cilën, siç tha, do ta kryejë me përulje.

“Nëse zgjedhja ime tregon diçka, ajo është se paragjykimet nuk kanë vend në këtë Republikë”, tha Varadkar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *