Hong Kongu proteston për të njmbëdhjetën të dielë rradhazi

Edona Llukacaj

Mijëra persona janë mbledhur të dielën në qendër të Hong Kongut, për manifestuar për të njëmbëdhjetën fundjavë rradhazi. Rrebeshi i shiut që nuk ka pushuar pothuajse asnjë minutë në Hong Kong nuk i ka penguar protestuesit që të jenë mbi 100 mijë.  Në fakt, kjo mendohet se është protesta me më shumë pjesëmarrës prej javësh.

Ndryshe nga javët e fundit protesta e organizuar nga “Civil Human Rights Front” (Fronti për të drejtat e civilëve), deri më tani është zhvilluar paqësore.

Lëvizja, që fillimisht kërkonte anullimin (jo vetëm pezullimin) e projektligjit të ekstradimit drejt Kinës, tashmë kërkon dorëheqjen e guvernatores së Hong Kong Carrie Lam, zgjedhje demokratike me votim të përgjithshëm dhe një hetim të pavarur mbi mënyrat brutale të përdorura nga policia.

Një prej liderëve të kësaj iniciative i ka bërë thirrje protestuesve t’i tregojnë botës se njerëzit në Hong Kong janë krejtësisht paqësor dhe të distancohen prej dhunës, çfarë edhe është vërejtur qëkur protesta ka filluar.

Liderja e CHRT, gjithashtu ka shtuar se do të jenë forcat e rendit që do të mbajnë përgjegjësinë në rast përplasjeje apo kaosi, meqë protestuesit po synojnë një tubim paqësor, raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *