Dashi
Mbështetja që keni nga shumë yje sot duhet të jetë një stimul i mirë për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje, ndonëse jo gjithçka duhet ta prisni nga qielli. Sot do të jeni skeptikë ndaj partenerit tuaj.
Demi
Edhe pse mund të jeni në momentin më të përshtatshëm për të vazhduar në një drejtim të caktuar në punë, sot yjet, më konkretisht Afërdita, do t’ju orientojë në një drejtim të dashurisë.
Binjakët
Është një periudhë shumë pozitive për ju në aspektin e punës, e cila duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë, pasi edhe mbështetja e yjeve, sidomos e Mërkurit do të jetë e tillë.
Gaforrja
Sot duhet të bëni shumë kujdes në raportet ndërpersonale, pasi keni prirjen për t’u kapur me të gjithë edhe për gjërat më të vogla. Ndoshta dikujt pa dashje i keni shkelur në kallo.
Luani
Do të jeni të mbështetur nga Marsi, Mërkuri dhe Afërdita, prandaj nuk duhet ta frenoni veten për iniciativa në të gjitha fushat e jetës. Mund të jeni pikërisht ju ai, mbi të cilin kërkon të mbështet një epror.
Virgjëresha
Janë pikërisht kontrastet e planeteve në shenjën tuaj që ju bëjnë të jeni kontradiktorë me të tjerët, e në raste të caktuara edhe me veten tuaj. Më shumë kujdes duhet të bëni për raportet me partnerin.
Peshorja
Një situatë yjore e ekulibruar, ku një mori planetesh në shenjë ju favorizojnë, duke kundërshtuar kësisoj edhe ndikimin negativ të Saturnit. A nuk keni përshtypjen se jeta juaj sentimentale është e vakët?
Akrepi
Duket se sot mund të kurorëzohen përpjekjet tuaja për të arritur atë që dëshironi. Përse kërkoni të bëni gjithçka vetë kur keni të tjerë rreth vetes që mund të japin kontributin e tyre?
Shigjetari
Urani sot do të “kontribuojë” jo pak që ta keni më të lehtë për të arritur synimet tuaja. Por kujdes, sepse keni prirje të lini gjërat përgjysmë e kjo ju dëmton së tepërmi.
Bricjapi
Përvishni mëngët e futjuni punës, sepse është Mërkuri që sot ju favorizon në mënyrë të veçantë në këtë drejtim. Një investim i dikurshëm duket se po fillon tani të japë rezultatet e para pozitive.
Ujori
Në planin sentimental duket se do të jeni shumë të favorizuar në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ju paraqiten. Kujdes, ekonomia në rënie.
Peshqit
Përgatituni për një ditë relativisht të vështirë, sepse sot, jo vetëm që nuk do të keni mbështetjen e yjeve, por edhe ata që ju rrethojnë nuk do i keni për gjë, në mos për t’ iu prishur punë.