Dashi
Me Marsin në një pozicion aspak të favorshëm nuk do ta keni edhe aq të lehtë jo vetëm gjatë ditës së sotme, por edhe për javën në përgjithësi. Sidoqoftë në planin afektiv jeni të favorizuar.
Demi
Kuadri yjor duket pozitiv për shumë të lindur të kësaj shenje dhe në shumë aspekte. Mund të jetë një moment shumë i mirë për të udhëtuar e për të kaluar një ditë të këndshme.
Binjakët
Mund të ndodheni papritur në një situat jo shumë komode, por aftësia juaj për të manovruar edhe kësaj radhe do t’ju nxjerrë faqebardhë. Periudhë intensive në raportet ndërpersonale.
Gaforrja
Keni shumë mundësi konkrete për të arritur një objektiv, por ja që juve ju pëlqen të luftoni e të kërkoni vetë “sherrin”. Megjithatë, sot dita pritet të jetë mjaft pozitive e me shumë alegri.
Luani
Lerini mënjanë, të paktën vetëm për këtë periudhë, impenjimet që lidhen me punën dhe me ambiciet tuaja në këtë aspekt dhe merruni pak më shumë me veten e me partnerin.
Virgjëresha
Me Afërditën pozitive dhe me këmbënguljen tuaj karakteristike do të arrini të fitoni atë që dëshironi (pse jo edhe një zemër?). Mbrëmja pritet të jetë totalisht nën shenjën e erosit.
Peshorja
Me Uranin e Saturnin në një orbitë jo të favorshme nuk keni si të pretendoni që punët t’ju shkojnë vaj. Por megjithatë, është Hëna ajo që mund të ketë një ndikim pozitiv për raportet ndërpersonale.
Akrepi
Qielli juaj duket pozitiv në përgjithësi, e kjo është shenjë e mirë për të kaluar një moment jo shumë pozitiv. Ndikimi pozitiv i Marsit mund të riaktivizojë një pasion të vjetër te ju.
Shigjetari
Duket se sot do të jeni paksa konfuzë dhe pak melankolikë, pasi qielli juaj sot është i zymtë. Duhet të nxirrni nga mënga asin për të ndryshuar situatën e për të kaluar një ditë të mirë.
Bricjapi
Edhe për të lindurit e kësaj shenje, situata yjore duket disi e turbullt, ndoshta për shkak të Mërkurit në një pozicion jo shumë të favorshëm. Sidoqoftë mbrëmja pritet të jetë përgjithësisht e mirë.
Ujori
Në aspektin ekonomik sot duket se do t’ju qeshë buza, pasi mund të merrni një shumë parash pikërisht atëherë kur nuk e prisni. Afërdita sjell stimuj të rinj për erosin. Mbrëmje interesante.
Peshqit
Tranziti i Hënës dhe ca më tepër i Marsit do të bëjë që edhe ju të rigjallëroheni dhe të shkundeni nga plogështia që iu ze shpesh në këtë periudhë. Një udhëtim i shkurtër do të jetë mbresëlënës.
